E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Vras*a e Klodjan Rashës/ Ish- efektivi i pakënaqur, ankimon vendimin në Apel

Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për “vrasje me dashje” të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit. Bëhet me dije se ai ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për akuzën e “vrasjes në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur”, por jo “vrasje me dashje” ashtu siç është gjykuar në Gjykatën e Tiranës. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut, dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen. Por ish-efektivi nuk është i vetmi që ka ankimuar vendimin, pasi edhe Prokuroria ka pretendime për dënimin. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg, por Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vite burg dënim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite heqje lirie.

Klodjan Rasha u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj. Rasha gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.

I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, duke marrë dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10, ndërsa viktima ishte duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij, duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë.

Pas vrasjes së Rashës, vendi u përshi nga protesta që zgjatën për disa ditë me radhë, që pasuan me dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Sakaq, rruga ku i riu u vra mori emrin e tij, rruga “Klodian Rasha”. Vendimi u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Babai i Klodjan Rashës: Kjo nuk është drejtësi, krimineli u vesh me petkun e viktimës

Dënimi i dhënë për Hajdarajn, nuk ka përmbushur kërkesën për drejtësi të babait të Klodjan Rashës. Vrasjen e të birit ai e quajti ‘makabritet”, ndërsa tha para mediave se ai që kreu vrasjen ‘u vesh me petkun e viktimës’.

Babai i Klodjan Rashës, Qazim Rasha, pas vendimit të marrë nga gjykata, u shpreh se kjo nuk është drejtësi. Sipas tij, gjykimi i shkurtuar u dha me një ‘të rënë të lapsit’

“Ju falënderoj nga zemra për punën e mrekullueshme që keni bërë. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë trokitur në shtëpinë time këto 216 ditë. Falënderoj të gjithë ata që dolën në sheshet e Tiranës, dhe të gjithë botës për Nevaldon.

Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, por një makabritet që e kreu një sekt që çfarëdolloj epiteti mund t’i vësh, vetëm se njeri nuk i thua dot. Ai që ti paguan me taksat e tua, vret djalin e ri në mes të natës. Ai kreu vrasjen, u vesh me petkun e viktimës, kjo nuk mund të quhet drejtësi.

Si mund të quhet drejtësi kur gjithçka ishte e qartë, dhe duhej bërë shembull. Iu dha me një të rënë të lapsit gjykimi i shkurtuar, me një të dhënë të lapsit. Me këtë lloj drejtësie, askush nuk e gjen drejtësinë”, tha ai. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...