Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 300 milion euro duhan

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 300 milion euro duhan

Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë mbi 300 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga kjo shumë e përgjithshme 200 milionë euro është shuma që përfiton buxheti i shtetit në akcizë, tvsh dhe taksë doganore.

Kosova është vend ku mbi 20 për qind e popullsisë janë duhanpirës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, tha se trendi i importit të duhanit në Kosovë është pothuajse i njëjtë nga viti në vit, por që rritja e akcizës ka rritur edhe koston.

“Importi i duhanit në Kosovë ka një trend të njëjtë nga viti në vit. Rreth 3 mijë tonë brenda vitit importohen në Kosovë. Akciza e duhanit paguhet 43 euro për një kilogram, derisa 18 për qind paguhet tvsh, si dhe taksa e doganës. Nëse mblidhen gjitha këto në të holla i bie se rreth 200 milionë euro paguhen këto shërbime, derisa 100 milionë vetëm duhani”, tha Stavileci.

Akciza e duhanit është rritur disa herë. Prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016 dhe në vitin 2018 është ngritur në 43 euro. Në vitin 2013 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për kontrollin e duhanit, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.

Shkumbin Spahiu, zyrtar në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë (KADC), njëherësh monitorues i zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, tha se gjatë dy viteve të para të hyrjes në fuqi të Ligjit për duhanin, ai ishte zbatuar në masë të madhe, por me kohë, sipas tij, zbatimi i tij ka filluar të zbehet.

“Shuma prej 300 milionë eurosh, apo 400 mijë pako cigare në ditë ose mbi 20 për qind e popullatës që konsumojnë duhan është tejet e lartë. Kjo tregon për nivel të ulët të vetëdijes së popullatës dhe mungesën e zbatimit të ligjit. Vitin e fundit kemi pasur një rënie të madhe të monitorimit të zbatimit të ligjit kundër duhanit çka edhe ka ndikuar që të ketë ulje të zbatimit të ligjit, për dallim nga dy vitet e para të fillimit të implementimit të ligjit e që ishte shumë i suksesshëm”, tha Spahiu.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se sipas raportit të fundit që ky institucion e posedon, përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve 13-15 vjeç krahasuar me hulumtimin e kaluar nga 6.7 për qind në vitin 2014, është ulur në 4.4 për qind në vitin 2016, ndërkohë që ekspozimi ndaj tymit të duhanit brenda ndonjë ambienti të mbyllur është ulur nga 84 në 43 për qind.

Përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve, krahasuar me hulumtimin e kaluar është nga 10.4 në 8.8 për qind. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin. OBSH ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milion njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Tags: duhankosoveQytetaretymos

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
600 metra i gjatë! Në Iran prezantohet qilimi më i madh në botë

600 metra i gjatë! Në Iran prezantohet qilimi më i madh në botë

Plas sherri në mes të fushës, Xhaka zihet me kundërshtarin e tij

Plas sherri në mes të fushës, Xhaka zihet me kundërshtarin e tij

Çështja “Brexit”, sfida e Anglisë: T’i biesh murit me kokë

Çështja “Brexit”, sfida e Anglisë: T’i biesh murit me kokë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje
Showbizz

Tensione në shtëpi/ Selina g*det Rogertin, banori në dhimbje

by mirseda
11:00 | 18/02/2026
0

Situata mes Selin dhe Rogertit ka arritur një pikë kulmore gjatë orëve të natës, duke shënuar një...

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja e Thaçit: Nuk ka prova ndaj tij.

10:57 | 18/02/2026
Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

10:55 | 18/02/2026
Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

10:42 | 18/02/2026
Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

Tragjedi në Thumanë-Kashar/ Përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

10:13 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com