Qilimi më i madh në botë me gjatësi 600 metra, është prezantuar së fundmi në Panairin Ndërkombëtar të qilimave të punuar me dorë në Tabriz. Ai është punuar në 60 modele dhe 70 ngjyra, dhe raportohet se peshon tre ton.
Kujtojmë se 7 vite më parë iranianët prezantuan qilimin e punuar me dorë, 133 metra të gjatë dhe 48 metra të gjerë, të dizajnuar nga artisti iranian Ali Khaliqi. Irani njihet si prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i tepihëve dhe qilimave të punuar me dorë.