Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qeveritë evropiane përgatisin plane për përhapjen e mundshme të koronavirusit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveritë evropiane përgatisin plane për përhapjen e mundshme të koronavirusit

Qeveritë evropiane po përgatisin planet për të përballuar një epidemi të mundshme të koronavirusit, megjithëse numri i rasteve është ende i vogël krahasuar me Azinë.

Zyrtarët në disa vende e pranojnë se presin që virusi i ri, që ka infektuar të paktën 80 mijë vetë dhe shkaktuar vdekjen e 3 mijëve në gjithë botën, të përhapet dhe thonë se po hartojnë plane për të anuluar aktivitete sportive dhe koncerte, të reduktojnë shërbimet e transportit publik, të vendosin kufizime udhëtimi dhe të mbyllin shkolla.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vazhdojnë të shpresojnë që vendet anëtare të mos vendosin kontrolle kufitare brenda zonës së Shengenit, por e pranojnë se reagimi i qeverive të vendeve do të varet nga përmasat e krizës së shëndetit publik.

Disa ekspertë të shëndetësisë thonë se është koha për të marrë masat për një pandemi të mundshme dhe dyshojnë se numri i rasteve në Evropë është shumë më i madh nga ai që dihet.

Shërbimet shëndetësore në Britani po planifikojnë të shtojnë analizat për sëmundjen që quhet zyrtarisht COVID-19, duke përfshirë edhe njerëz që nuk kanë udhëtuar në vende me rrezikshmëri të lartë dhe nuk kanë shfaqur simptoma.

Deri tani ka pasur 13 raste të identifikuara në Britani.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se nuk do të ishte befasuese nëse identifikohen raste të reja.

“Sipas parashikimeve aktuale, 2-3% të rasteve me simptoma do të rezultojnë në viktima”, thanë zyrtarët qeveritarë në një raport.

Sipas ekspertëve qeveritarë, përqindja e infeksioneve do të rritej për dy ose tre muaj, nëse virusi fillon të përhapet.

Ndërsa Italia po kthehet në një vatër të re për virusin, shumë vende fqinjë thonë se nuk kanë alternativa të tjera veçse të planifikojnë për një epidemi të mundshme, nëse parandalimi dhe frenimi nuk i ndalin infeksionet.

Ministrat e shëndetësisë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Komisioni Evropian shprehën angazhimin për t’i mbajtur kufijtë hapur, në një takim të martën.

“Po flasim për një virus që nuk njeh kufij”, tha Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se qeveria e Britanisë nuk ka plane të ndalë fluturimet nga Italia.

“Italia i ndali të gjitha fluturimet nga Kina e megjithatë është tani vendi më i prekur në Evropë”, tha ai.

Por nuk është ende e qartë nëse vendet anëtare janë në një mendje për çështjen e kufirit.

Në fillim të muajit, disa vende anëtare këmbëngulën për kufizim të hyrjes në zonën e Shengenit nga udhëtarët nga Kina, por meqenëse disa nga vendet nuk ishin dakord, kjo përpjekje dështoi me argumentin se kufizimet nuk do të kishin kuptim nëse të gjitha vendet nuk vepronin në harmoni.

Disa zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se nëse vende të veçanta fillojnë të vendosin kufizime për lëvizje brenda vendeve të tyre, atëherë është e pashmangshme që me kalimin e kohës disa qeveri të fillojnë të vendosin kontrolle të përkohshme të njëanshme në kufijtë me vendet e tyre.

Vendet evropiane po marrin gjithashtu masa për një epidemi të rëndë të mundshme brenda kufijve të tyre, pavarësisht se çfarë planesh po bëjnë fqinjët e tyre.

Zvicra, Austria, Kroacia dhe Spanja shënuan rastet e para në mes të javës dhe shumica infeksioneve e kanë burimin në Itali, kur mbi 10 qytete në veri të vendit, janë në karantinë për të parandaluar përhapjen.

Përhapja në Itali ku ka mbi 300 raste dhe 12 vetë kanë vdekur, shërbeu si një kambanë alarmi për vendet fqinjë.

Franca dhe Kroacia kanë urdhëruar anulimin e programeve të studimeve jashtë vendit dhe po ndryshojnë oraret e trenave, si edhe po vendosin post-blloqe.

Ekspertët po u bëjnë thirrje qytetarëve t’i shqyrtojnë me kujdes planet e udhëtimit. Nathalie MacDermott, eksperte e sëmundjeve infektive në Kolegjin King në Londër, tha se gjithkush që udhëton në Itali ose vende të tjera të prekura, duhet të pyesë veten: “A jam e përgatitur që nëse vendos të shkoj, kur të kthehem mund të më duhet të vetëizolohem për 14 ditë. A janë punëdhënësi dhe shkoalla e fëmijëve të mi në dijeni dhe a do të jetë e pranueshme për ta?”, thotë ajo.

Kompanitë evroipiane, ashtu si edhe ato amerikane, po hartojnë planet që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia. Në Azi, një gjë e tillë ka filluar.

Në Japoni javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë i nxiti bizneset që të ofrojnë mundësinë për të punuar nga shtëpia dhe për të shkurtuar orët e punës, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. /Voa

Tags: koronavirusperhapjeplaneqeveri evropiane

TË LIDHURA

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes
Bota

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”
Bota

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

18:50 | 05/12/2025
Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen
Bota

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

17:43 | 05/12/2025
Next Post
Dezinfektuesit e duarve, sa na mbrojnë nga koronavirusi? Disa këshilla

Dezinfektuesit e duarve, sa na mbrojnë nga koronavirusi? Disa këshilla

Si të mbrohemi nga koronavirusi

Si të mbrohemi nga koronavirusi

Koronavirusi në Shqipëri? Si ta kthejmë stresin në favorin tonë

Koronavirusi në Shqipëri? Si ta kthejmë stresin në favorin tonë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com