Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Qeveria i ka borxh 1.5 miliardë euro bizneseve dhe individëve

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria i ka borxh 1.5 miliardë euro bizneseve dhe individëve

Në fund të 2017, për herë të parë së paku nga 2013-ta qeveria e Shqipërisë ka detyrime ndaj të tretëve më shumë se sa të tretët i kanë asaj.

Sipas përllogaritjeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, qeveria ka detyrime ndaj të tretëve të raportuara nën zërin (llogari të pagueshme) me një vlerë 190 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro, në fund të vitit 2017. Detyrimet përfshijnë faturat e papaguara në kohë ndaj sektorit të biznesit, individëve etj. Këto detyrime nuk përfshijnë llogaritë e borxhit publik. Detyrimet e qeverisë ranë me 12 miliardë lekë gjatë 2017-es, teksa u rriten me rreth 20 miliardë lekë në raport me vitin 2013.

Ndërsa llogaritë e arkëtueshme ishin rreth 171 miliardë lekë ose 1.3 miliardë euro në fund të vitit 2017. Kjo shumë përfshin pretendimet e autoriteteve publike ndaj agjentëve ekonomikë, të tilla si komisione, taksa dhe sigurimet shoqërore, që për 2017, vlerësohen në 172 miliardë lekë, nga 224 miliardë në fund të 2016.

Përgjatë 5 viteve të fundit, llogaritë e arkëtueshme të qeverisë ishin më të larta se ato të pagueshmet, por në vitin 2017 këto raporte u përmbysen (shih grafikun) ku detyrimet ishin rreth 19 miliardë lekë më shumë se llogaritë e arkëtueshme.

Detyrimet financiare e përgjithshme të sektorit të qeverisë së përgjithshme vlerësohen në nivelin 1,2 triliardë lekëve, nga 1,18 triliardë lekë në fund të vitit 2016, ku pjesa më e madhe i takon borxhit publik.

Instrumenti kryesor i financimit i përdorur nga qeveria e përgjithshme vijon të jenë “letrat me vlerë të borxhit”,  të cilat përbëjnë rreth 48% të totalit të detyrimeve.

Mbajtësit kryesorë të letrave me vlerë të borxhit të qeverisë janë korporatat e tjera depozituese, në një total prej 343 miliardë lekë.

“Huatë afatgjata”, ashtu si letrat me vlerë, kanë luajtur rol të rëndësishëm si instrument financues për qeverinë e përgjithshme, dhe zënë 36% të detyrimeve totale. Në fund të vitit 2017, huatë arritën nivelin 434 miliardë lekë, nga 422 miliardë lekë në vitin 2016, me një rritje vjetore prej 2.7%.

Financuesi kryesor i borxhit të qeverisë së përgjithshme (hua dhe letra me vlerë) është sektori i jorezidentëve, i cili mban rreth 46% të totalit, i shoqëruar nga sektori i korporatave të tjera depozituese në rreth 34%. Detyrimet financiare në formën e llogarive të pagueshme  të vlerësuara në llogaritë financiare, në terma absolutë shënuan rreth 190 miliardë lekë në fund të vitit 2017, nga rreth 203 miliardë lekë në fund të vitit 2016.

Në vitin 2017, pozicioni financiar neto i qeverisë së përgjithshme, në raport me PBB-në, llogaritet në nivelin -46.2%, nga rreth – 44% një vit më parë./Monitor

 

Tags: biznesetborxheQeveria

TË LIDHURA

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit
Politikë

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

11:33 | 18/12/2025
Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

11:21 | 18/12/2025
Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli
Politikë

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

11:17 | 18/12/2025
Next Post
Koha e vranët, rriten lehtë temperaturat

Koha e vranët, rriten lehtë temperaturat

PD-LSI bllokojnë sot rrugët në 12 qarqe të vendit

PD-LSI bllokojnë sot rrugët në 12 qarqe të vendit

Basha rrëzon planet e presidentit për të marrë në dorë situatën, LSI rrezikon kapitullimin

Basha rrëzon planet e presidentit për të marrë në dorë situatën, LSI rrezikon kapitullimin







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit
Politikë

Tensionet në Kuvend, Balla ironizon PD: Kur protesta s’ka pjesëmarrje, i vënë zjarrin Kuvendit

by mirseda
11:33 | 18/12/2025
0

Balla: Në 18 dhjetor 2017 e njëjta pamje në Kuvend, atë ditë zgjidhej prokurori i përgjithshëm Arta...

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

Shkelje e barazisë në tendera, krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në GJKKO

11:21 | 18/12/2025
Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetet e PD mblidhen në seli

11:17 | 18/12/2025
Tensionet në Kuvend, Berisha futet live në Facebook: Shkoni gjeni Agasin

Tensionet në Kuvend, Berisha futet live në Facebook: Shkoni gjeni Agasin

11:00 | 18/12/2025
Peleshi hedh në votim propozimin e Ballës për mbyllje të seancës, opozita ndez flakadanë

Peleshi hedh në votim propozimin e Ballës për mbyllje të seancës, opozita ndez flakadanë

10:48 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com