Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor banda shqiptare për trafikun e kokainës

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria gjermane: Mafia italiane përdor banda shqiptare për trafikun e kokainës

Grupe të organizuara kriminale me prejardhje nga Shqipëria punojnë në Gjermani, për llogari të mafies italiane. Kjo del nga përgjigja e qeverisë gjermane pas kërkesës së Të Gjelbërve mbi ndikimin e mafies italiane.

Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri. Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Europës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”, thuhet në raport.

Përveç shqiptarëve, mafia italiane bashkëpunon në Gjermani me edhe me grupime rokerësh ose të ngjashme si edhe me banda të krimit të organizuar ruso-eurazik. Sipas një raportit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shqiptarët zënë vendin e katërt ndër të huajt që kapen nga policia për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar.

‘Ndrangheta më e rrezikshmja në Gjermani

Sipas qeverisë gjermane, organizata mafioze ‘Ndrangheta, e cila konsiderohet nga më të rrezikshmet, ka 800-1000 anëtarë në Gjermani. Sipas raportit në fjalë, këtu ka së paku 18 deri 20 baza fikse të ashtuquajtura “lokale” të mafies kalabreze. Meqenëse çdo bazë ka deri në 50 anëtarë, mendohet se numri i anëtarëve mund të jetë shumë më i madh se 344 – ky është numri i anëtarëve të ‘Ndranghetas që ka regjistruar deri tani qeveria gjermane. Irene Mihalic, zëdhënëse e grupit parlamentar për të Gjelbrit, ka thënë për gazetën FAZ, se qeveria gjermane e ka pranuar që bazat lokale në Gjermani kanë së paku tre herë më shumë anëtarë se sa dihej deri tani: “Kjo është një shifër minimumi tre herë më e lartë dhe një fushë e errët që duhet zbardhur.”

Ndikim në politikë

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, mafia italiane numëron 585 anëtarë me vendbanim të përhershëm në Gjermani. Pas ‘Ndrangeta-s, e cila është grupimi më i madh, vjen Cosa Nostra me 123 anëtarë, degët e Camorra-s nga Campania me 94 anëtarë dhe klanet mafioze nga Pulia, ku numërohen 18 anëtarë.

Sipas raportit në fjalë, mafia italiane ka një “shkallë të lartë organizimi dhe profesionalizmi”. Karakteristikë e saj është se nuk bën akte dhune dhe se përpiqet të ushtrojë ndikim mbi aktorë të politikës dhe ekonomisë. Në vitin 2017 ishin regjistruar tre tentativa të tilla nga grupime mafioze italiane, thuhet në raportin e ministrisë, pa specifikuar, se për cilat raste bëhet fjalë.

Aksioni më i fundit i policisë kundër ‘Ndragheta-s quhej Pollino dhe u ndërmor në dhjetor 2018. Ai synonte të godiste biznesin kryesor të saj: trafikun e kokainës që mafiozët italianë e drejtonin nga bazat e tyre në Renaninë Veriore-Vestafali e ku bashkëpunonin edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar, si shqiptarë dhe turq. Këta të fundit mbahen si specialistë për ndërtime të fshehta nëpër makina. Në mbarë Evropën u kapën 90 vetë, mes tyre 14 në Gjermani. DW

Tags: BandagjermaneitalianekokainësmafiaperdorQeveriashqiptaretrafikun

TË LIDHURA

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni
Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

14:41 | 31/01/2026
KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!
Aktualitet

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

14:35 | 31/01/2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Next Post
PD: ‘Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash e policë të dhunuar’

PD i përgjigjet Policisë së Shtetit: Sajesë e neveritshme

Islandë-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Islandë-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

“Nuk e di a të meritoj”, urimi i Rezarta Shkurtës për nipin e diktatorit: Je gjysma ime

“Nuk e di a të meritoj”, urimi i Rezarta Shkurtës për nipin e diktatorit: Je gjysma ime







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni
Politikë

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

by mirseda
14:41 | 31/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shfuqizimin e masës së sigurisë...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

14:35 | 31/01/2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com