Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Qeveria e Kosovës pezullon procesin mësimor për shkak të koronavirusit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e Kosovës pezullon procesin mësimor për shkak të koronavirusit

Qeveria e Kosovës vendosi të ndërpresë procesin mësimor në të gjitha nivelet si dhe shtimin e masave tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi i qeverisë pasoi deklarimin e koronavirusit si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti në një konferencë për gazetarë, 11 masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Një, ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020. Me rekomandim që njëri prind të lirohet nga puna, kjo masë nuk vlen për punonjësit shëndetësor dhe të sigurisë”, tha ai duke renditur më pas pezullimin e linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm deri në një vendim tjetër.

Masat parashohin kontrollin e detyruar të udhëtarëve nga ekipet mjekësore të Qendrave të Mjekësisë familjare në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjen e policisë së Kosovës të të gjithë qytetarëve që vijnë nga zonat epidemike për detektimin e rasteve të COVID19 dhe ndërmarrjen e masave parandaluese dhe vet karantimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Sipas vendimeve të qeverisë “aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, si për shembull ngjarjet dhe tubimet sportive, tubimet e ndryshme, koncertet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta” deri në një vendim tjetër si dhe ndalohen “veprimtaritë e restoranteve, klubeve të natës, pishinave, palestrave pas orës 23”.

Qeveria vendosi të ndalojë “eksportin e pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve përveç me vendim të qeverisë.

Të gjitha institucionet qeveritare si dhe ndërmarrjet publike e private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga ministria e Shëndetësisë të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese”.

Përveç tjerash qeveria parasheh që “personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se deri më tani në Kosovë janë testuar 82 persona të dyshuar për koronavirus, por nuk asnjë rast të regjistruar si të infektuar me të. /Voa

Tags: koronaviruskosovepezullonproces mesimor

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post
Sokol Balla: U kthye nga Italia dy javë më parë, Fatos Lubonja mbyllet në shtëpi

Sokol Balla: U kthye nga Italia dy javë më parë, Fatos Lubonja mbyllet në shtëpi

“Duhet një akt normativ”/Hajdari: Të mbyllen ‘Call Center’ dhe fasoneritë

“Duhet një akt normativ”/Hajdari: Të mbyllen 'Call Center' dhe fasoneritë

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Greqi







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com