Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Qeveria britanike planifikon sistem imigracioni për vitin 2021

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria britanike planifikon sistem imigracioni për vitin 2021

Kompetenca profesionale, njohuri të mira të anglishtes dhe një ofertë pune: Përmes sistemit të pikëve qeveria britanike pas Brexitit do të kufizojë imigrimin e forcave të huaja të punës duke stimuluar të kualifikuarit.

Britania e Madhe pas daljes nga BE-ja do të përqendrohet më fort tek forcat e kualifikuara të punës nga jashtë vendit dhe njëkohësisht do ta ulë numrin e imigrantëve të pakualifikuar në vend.

Sistemi i ri me pikë i imigrimit sipas modelit australian do të nisë më 1 janar 2021, sikurse komunikoi ministrja e Brendshme Priti Patel në Londër.

“Ne do t’i japim fund lëvizjes së lirë, do të rivendosim kontrollet në kufijtë tanë dhe do të kujdesemi për prioritetet e njerëzve”, deklaroi Patel. Ajo e quajti këtë si një “moment historik”.

Pikë plus për profesionet me vende vakante

Për të marrë në të ardhmen një vizë pune, kandidatët duhet të dëshmojnë, se kanë kompetenca të veçanta, njohin gjuhën angleze dhe duhet të paraqesin se kanë një ofertë pune, sikurse është parashikuar në propozimet e qeverisë.

Në këtë drejtim do të ndihmojë aplikimi i sistemit me pikë, që garanton maksimumi 20 pikë në rast, se paga vjetore është minimumi 25.600 Paund (30.820 Euro).

20 pikë të tjera shtohen, nëse dëshmohen “kompetencat e duhura” ose njohuritë e anglishtes në “nivelin e kërkuar”.

Brexit: kërkohet urgjentisht personel

Të kualifikuarit në profesionet me vende vakante mund të marrin pikë shtesë.

Gjthsej aplikantët duhet të grumbullojnë të paktën 70 pikë.

Sipas sistemit të ri, prej të cilit një pjesë e madhe njihej qysh më parë, do të trajtohen njësoj të gjithë të huajt si nga vendet e BE-së edhe ata nga vendet jashtë BE-së.

Prioritet për qeverinë kanë forcat e punës me aftësi të veçanta dhe talent, ndër ta shkencëtarë dhe inxhinierë.

Konsiderohet e sigurtë, që parlamenti do ta mbështesë sistemin e ri të imigracionit, sepse konservatorët Torie të kryeministrit Boris Johnson kanë atje shumicën.

Planet kanë hasur në kritikat e ashpra të opozitës dhe shoqatave të sipërmarrësve. Sipas mendimit të partisë opozitare Laburiste për shkak të “mjedisit armiqësor” në të ardhmen do të jetë më e vështirë të gjesh forca pune.

Shoqata britanike e Industrisë, CBI i përshëndeti disa prej rregullave, por tërhoqi vëmendjen për pasojat negative ndër të tjera për sipërmarrjet e ndërtimit, spitalet dhe degën e industrisë ushqimore.

Wanted: personel në shërbimin mjekësor

Sindikata Unison tërhoqi vëmendjen për një “katastrofë” në sektorin e kujdestarisë.

Kryesisht në klinikat britanike qysh tani mungon personeli. Në Britaninë e madhe jetojnë rreth 3,2 milionë shtetas të BE-së. Shifra e saktë nuk njihet, sepse në vend nuk ka një sistem regjistrimi. Më 31 janar 2020 pas 47 vjetësh antarësi Britania e Madhe doli nga BE-ja.

Deri në fund të këtij viti vlen një fazë tranzicioni, përgjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në tregun e brendshëm të BE-së dhe në unionin doganor. /DW

Tags: britanikeplanifikonQeveriasistem

TË LIDHURA

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak
Aktualitet

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani
Bota

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
Next Post
Manjani nxjerr Kushtetutën, i jep ‘shuplakën’ e rëndë Metës 

Manjani nxjerr Kushtetutën, i jep ‘shuplakën’ e rëndë Metës 

Sa afron pranvera, çmenden politikanët tanë

Sa afron pranvera, çmenden politikanët tanë

E shpërndante në Durrës, 21-vjeçarja përfundon në pranga

E shpërndante në Durrës, 21-vjeçarja përfundon në pranga







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com