E premte, 10 Prill, 2020
20 C
Tirana

E shpërndante në Durrës, 21-vjeçarja përfundon në pranga

loading...

Një 21-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi shpërndante kokainë dhe drogëra të forta në qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetases me inicialet A.B, iu kap gjatë kontrollit fizik një sasi prej 13.5 gramësh kokainë.

Njoftimi i Policisë: “Durrës. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë.

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Babai i Rihanna-s infektohet nga koronavirus, ja si e ndihmoi ajo

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, ka rrefyer se kishte pasur frikë për jetën e tij pasi luftoi me koronavirusin. 66-vjeçari falenderoi vajzën e tij për...

Pse disa vende preken me shumë nga COVID-19? Kërkuesit bëjnë zbulimin e madh

E dini arsyen pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi? Studiuesit belgë e kanë gjetur një shpjegim. Ndonëse e gjithë bota...

Plagosja në Tiranë/ Kush është i kërkuari që pati përplasje me punonjësin e ‘Shqiponjave’

Policia ka përcjellë detajet lidhur me plagosjen sot në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle. Por si...

Shpikja e radhës/ Një pajisje për të hapur derën pa e prekur

Në këtë periudhë pandemie që po jetojmë, mbajtja e higjienës është kushti themelor për të mos u infektuar. Për shumë persona është vënë re...

Paketa e ndihmës financiare e FSHF, ja kush do të përfitojë 300 mijë lekë të vjetër si shpërblim

Nëpërmjet një vendimi të bërë publik ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT