E hënë, 30 Mars, 2020
9 C
Tirana

Sa afron pranvera, çmenden politikanët tanë

Lexo edhe ...

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

Nga: Ben Andoni

Nëse do të pyesësh një shqiptar të thjeshtë lidhur me përshtypjet për politikanët, do të përgjigjet me indiferencë dhe një pjesë jo e vogël me neveri. Kjo klasë politike, vërtetë, zgjidhet nga shqiptarët por prej kohësh prej sistemeve të ngritura zgjedhore, nuk i përfaqëson më ata.

Një e tillë duket sot përfaqësimi i presidentit të vendit dhe thirrjet e tij për të ashtuquajturat ndryshime popullore. Është e pamundur të afrohet pranvera si stinë dhe politikanët të mos aktivizohen. Berisha, Nano, Berisha sërish, Rama, Meta, Basha dhe sërish Meta do mbahen mënd vetëm me ato që i bëjnë pranverave. Për çdo vit, në këto 30 Vjet, pranvera nis me aksione politike.

Përpjekja e madhe është për t’u identifikuar. Nuk ka rëndësi sesa kapacitet ke apo çfarë do afrosh për njerëzit, jo thjeshtë duhet të turbullosh. Por, ndërsa natyra e realizon ndryshimin prej një udhe të pagabueshme kozmogonike të planetit, politikanët tanë e bëjnë për të fituar pikët e munguara, gjatë Vjeshtës dhe Dimrit.

Askush nuk i ka penguar që gjatë mandateve të tyre, qoftë “ Të Majtët”, por edhe “Të Djathtët” të peshojnë me punën e tyre dhe të bëjnë jetën e njerëzve më të thjeshtë, por jo. Duhet të vij kundërshtari dhe pastaj të prishin gjithçka, të kundërshtojnë, duke e mbuluar me koperturë popullore… Në pranverë.

Një e tillë po duket me lëvizjen pa fizionomi të presidentit, që me shumë gjasa ka kohë që ka nisur të shqyrtohet. Si jo pak herë, zyra e tij, që i mungon klasi i komunikimit dhe respekti i etikës, tregoi skenarin e ri apo “Revolucionin Popullor” Nr. 2.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do të zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e “Gushtit të Shtetit”. Bëni durim! Dekretet do ti zbatojë populli shqiptar!”

Po a ka lëvizje pro-president veç mbështetësve të LSI, partisë së tij bazë dhe patericës së PD-së? Jo. Për fat të keq, tashmë nuk ka dhe administratë, sepse të dy partitë BIG po mundohen ta neutralizojnë rolin e saj.

Është radha e konstitucionalistëve të vërtetë të tregojnë e ta shpjegojnë këtë kaos qe po ndodh me presidentin, por fatkeqësisht edhe ata janë të ndarë, ashtu si është e ndarë gjithçka në këtë vend. E, megjithatë, një gjë është e pagabueshme: Politikanët tanë marrin kot në pranverë. Rasti i presidentit Ilir Meta e tregon më së miri këtë. (Javanews)

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

VIDEO/Salianji “thumbon” Ramën, rendit koncesionet me vlerë milionëshe

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thumbuar kryeministrin Rama në lidhje me koncesionet që kushtojnë miliona euro. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Salianji rendit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT