Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Punonjësit e kompanive Call Centers të nënvlerësuar gjatë pandemisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Punonjësit e kompanive Call Centers të nënvlerësuar gjatë pandemisë

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po shkakton shumë vështirësi edhe për punëtorët e bizneseve Call Centers.

Sipas një sondazhi me ta, ndonëse bizneset online lulëzuan gjatë pandemisë, një mori vende pune në këtë sektor janë shkurtuar, pagat janë ulur, ndërsa rreziku i infektimit në mjedise të përbashkëta mbetet i lartë.

Pandemia Covid-19 futi në vështirësi edhe bizneset call centers, të cilat ishin një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos për të rinjtë universitarë.

Sipas një sondazhi online të Sindikatës Solidariteti me punonjësit e kësaj fushe, kompanitë call centers u kanë pezulluar punonjësve një pjesë të kontratave të punës, u kanë dhënë pushime të detyruara pa pagesë dhe u kanë pakësuar orët e punës pa shpjegim.

Sipas sondazhit me punonjës të call centers në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, kopmanitë i kanë detyruar ata të nënshkruajnë një kontratë 4-orëshe, ose në të kundërt do të mbeteshin pa punë, ose vetëm me 2 javë në muaj.

Një pjesë e mirë e kompanive i lejuan punonjësit të punonin online nga shtëpia, dhe në fillim kjo u pa si një veprim i mirë, por kjo nxori në shesh një seri problemesh të tjera.

“Nga puna online në shtëpi doli mospagimi nga kompania i internetit në banesë, i shtesave në konsumin e energjisë elektrike, të cilat rëndojnë më shumë mbi pagën e pakësuar të punonjësve të call centerave” – thotë drejtuesi I Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi.

Pjesa më e madhe e punonjësve të këtij sektori në Shqipëri janë studentë dhe të rinj të sapodiplomuar, që e shohin këtë si një punësim të përkohshëm.

Por mungesa e punës në specialitetet e tyre bën që ata të mbeten në call centers për shumë vjet.

Disa vite më parë Tonin Preçi përfundoi studimet universitare në Itali një fushë pa asnjë lidhje me teknologjinë, dhe së bashku me bashkëshorten u kthyen në atdhe.

Tani është drejtuesi i Sindikatës Solidariteti në Shqipëri, ku anëtarët vijnë kryesisht nga kompanitë call centers, por tani ai është i papunë për shkak të këtyre përpjekjeve sindikale.

“Një nga problemet më të mëdha janë pagesat e ndryshme që kompania jep punonjësve të vet në qytete të ndryshme për të njëjtën punë. Një punonjës në Durrës dhe në Shkodër paguhet nga e njëjta firmë dhe për të njëjtën punë më pak se një koleg i tij në kryeqytet” – thotë zoti Preçi.

Anketimi zbuloi se punonjësit online nga shtëpia hasin vështirësi me përshtatjen e teknologjisë së kompanisë me kushtet e banesës, por pronari u shkurton orët e punës për mosparaqitje online dhe një pjesë tjetër të orëve të punës nuk ua paguajnë, aq më pak nuk bëhet fjalë për shpërblime mbi orët e orët e punës shtesë jashtë orarit.

Një pjesë e kompanive kërkuan kthimin e punonjësve në salla të përbashkëta si më parë, por aty ka rreziqe të infektimit nga COVID, se një pjesë e masave nuk janë marrë, duke nisur nga largimi i tryezave dhe dezinfektime etj.

Në fakt, një pjesë të madhe të problemeve me kontratat, pagesat dhe mostrajtimin dinjitoz në punë punonjësit shqiptarë i vuajnë prej vitesh edhe para pandemisë, sepse prej vitesh këtu mungojnë sindikatat, ndërsa papunësia e lartë i bën ato të përkulshme përballë presioneve dhe kërcënimeve të pronarëve./VOA

Tags: Call Centernënvlerësuarpandemiashqiperi

TË LIDHURA

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar
Politikë

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

18:20 | 22/01/2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
Aktualitet

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

18:05 | 22/01/2026
Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur
Politikë

Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

17:48 | 22/01/2026
Next Post
Përplaset avioni me 191 persona në bord, shënohen të paktën 17 viktima

Përplaset avioni me 191 persona në bord, shënohen të paktën 17 viktima

Shpërthimi në Bejrut, shkon në 6 mijë numri i të plagosurve

Shpërthimi në Bejrut, shkon në 6 mijë numri i të plagosurve

Gjendet e mbytur në ujërat e Vjosës një 44-vjeçare

Gjendet e mbytur në ujërat e Vjosës një 44-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar
Politikë

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

by mirseda
18:20 | 22/01/2026
0

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 10 në Tiranë. Gjatë takimeve Balliu...

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

18:05 | 22/01/2026
Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

17:48 | 22/01/2026
Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

17:44 | 22/01/2026
Çfarë po ndodh mes Krusitës dhe Kristit? Mikeshja: Ajo është e hapur për lidhje

Çfarë po ndodh mes Krusitës dhe Kristit? Mikeshja: Ajo është e hapur për lidhje

17:17 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com