Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Punon për Shqipërinë e Madhe”, Berisha i përgjigjet ‘sulmeve’ të Vuçiç

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Punon për Shqipërinë e Madhe”, Berisha i përgjigjet ‘sulmeve’ të Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili një ditë më parë tha se Berisha kishte dhënë mbështetje për Haradinajn, teksa shtoi se punon direkt për Shqipërinë e Madhe.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha i është kundërpërgjigjur Vuçiç, duke thënë se një sulm i tillë është absurd dhe që sipas tij, ka dy synime kryesore.

“Së pari të kamuflojë apo maskojë sadopak politikën e tij të serbomadhisë, me të cilën po mbillen flakët e një konflikti të ri në Ballkan.

Së dyti, duke renditur në një anë Berishën, Bashën dhe homologun e tij të Shqipërisë, Presidentin e Republikës Meta, ai vërtet merr në mbrojtje, por njëkohësisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfolës dhe Baton Stanishiq si argatë të tij, të cilët u damkosën përfundimisht në Berlin si shqiptarë apatride, flamurmbajtës të projektit të tij të Serbisë së Madhe”, shkruan Berisha.

Statusi i plotë i Berishës

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe.

Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore.

Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe.

Por ketu duhet te them qe ne fillim se, per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar.

Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.

Por une e kam mbeshtetur dhe jam ndjere krenar me aktin burreror te Ramush Haradinajt kur ne vitin 2004 luftetari i lirise, komandanti trim i UÇK dha doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe u paraqit ne respekt te ligjit dhe drejtesise nderkombetare para gjykates se Hages, akt qe ai e perseriti edhe ne vitin 2011. Ne aulen e kesaj gjykate te respektuar ai provoi para familjes se tij, vendit dhe kombit te tij, por dhe mbare botes pafajesine e vet te plote.

Haradinaj, luftetar i lirise, me aktin e tij zgjodhi dinjitetin e tij, te detyres qe mbante dhe te vendit te tij. Ne te njejten kohe, idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullates civile muslimane ne Bosnje, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtesia nderkombetare, i tmerruar nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe kishte kryer. Jo rastesisht po bej kete krahasim, por jam i detyruar te rikujtoj se asokohe nje i ri nacionalist ekstremist serb mori fame me nismen e tij nje “shtepi per Mlladon”, nisme me te cilen ai ftonte serbet ti ofronin nje strehim te sigurte ku te fshihej nga Gjykata e Hages, pra nje vrime miu, heroit te Aleksander Vuçiçit, gjeneralit monster Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet te harroje se ky i ri nismetar i vrimes se miut per Mlladiçin ishte vet Aleksander Vuçiç.

Une gjithashtu e mbeshtes Ramushin sepse ai dy dite me pare, edhe pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage, perseri me civilitet dhe me dinjitet shtetari dha doreheqjen si kryeminister per t’iu pergjigjur thirrjes se Gjykates Speciale dhe, te jem i sinqerte, une besoj se njelloj si dy heret e tjera ai do provohet i pafajshem. Kete bindje ma perforcon me deklaraten e tij te djeshme vet Vuçiç, por kjo nuk eshte objekti i ketij shkrimi.

Se fundi, une e kam mbeshteur Ramushin sepse ne nje qendrim historik te drejte, gjate vitit te fundit Haradinaj beri te deshtoje projektin Serbise se Madhe te Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me tekniken e vjeter te Kalit te Trojes, duke marre peng me dosje apo transaksione te tjera, qe flamurin e zi te ketij projekti t’iua vare ne qafe argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit.

Une jam per tregtine e lire, por Ramushi taksen nuk e kishte kunder prodhuesve dhe tregtareve serbe.

E verteta eshte se taksa Haradinaj ishte takse anti Hashim, pasi ky i fundt, i marre peng me ndihmen e Vukçeviçit me dosje nga vet Vuçiç, sillet si argat i neveritshem i padronit te tij. Ramushi vendosi te themi dhe arbitrarisht taksen anti Hashim sepse ky i fundit ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha akteve nderkombetare mbi te cilat bazohet shpallja e pavaresise se Kosoves, ne te cilat jane percaktuar dhe vendosur kufinjte shteterore dhe integriteti territorial i saj, nxori ne treg te gjitha keto ne mbeshtetje te hapur te projektit te Serbise se Madhe, pra, defakto te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Shqiperia.

Por akoma me keq, Miladini shqipfoles, Ramushit dhe shqiptareve ua shiste kete si nje projekt te tij, pra te Prishtines, me te cilin ne emer te Serbise se Madhe donte te bashkonte Shqiperine me Kosoven dhe nga ana tjeter mashtronte boten se ai kishte mbeshtetje te gjere nderkohe qe ky projekt ne Kosove nuk mbeshtetej nga asnje force politike perveç Listes Serbe dhe rezidentures se Beogradit ne Prishtine. Kurse ne Shqiperi, mbeshtetes i vetem i tij eshte Zografi Bis dhe nje grup i ngushte i narkozyrtareve te tij.

Keto kisha lidhur me akuzen keqdashese por te drejte per mbeshtetjen time per Ramush Haradinajn, me te cilen me nderoi dje Aleksander Vuçiç.

Tags: Aleksandër VuçiçRamush Haradinajsali berishaShqiperia e Madhe

TË LIDHURA

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Aktualitet

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj
Aktualitet

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek
Politikë

“Mielli për policët, simbol për kartelët” – Lapaj: Kryeministria e blinduar, asnjë lule s’u prek

20:16 | 17/01/2026
Next Post
Shtyhet në shtator vendimi për Malajn e Milon

Siç nuk e kemi parë/ I “zhveshur” nga kostumi zyrtar, deputeti nxjerr foto nga plazhi

Gruaja i kërkon të mos e lerë, bashkëshorti: Ik mos më kap mua, o Ardit të lutem ma merr

Gruaja i kërkon të mos e lerë, bashkëshorti: Ik mos më kap mua, o Ardit të lutem ma merr

Shehi: Ka ende shanse të futemi në zgjedhje!

'Ne jemi për marrëveshje të madhe politike'/ Shehi: Rama e Basha të ulen, jam kundër forcës







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com