Në Uzinën e Kurumit në Elbasan, një punëtor 62 vjeçar ka rënë nga lartësia e një vinçi dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Elbasanit, sqaron se punëtori Naim Derstila ka prerë njërën këmbë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. 62 vjeçari është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.