Aktualitet

Punë ka, por s’ka prokurorë! Magjistratura dyfishon kuotat


               Publikuar në : 13:56 - 15/01/20 M P

Largimet nga Vettingu të prokurorëve, ka bërë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dyfishojë numrin e pranimeve në shkollën e Magjistraturës me qëllim që të plotësohen vendet vakante që janë krikuar.

10 anëtarët e KLP kanë miratuar me votim numrin maksimal të kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021, duke përcaktuar pranimin e 35 kandidatëve për prokurorë.

Ky vendim vjen në një kohë kur rreth 30 prokurorë janë shkarkuar nga detyra si pasojë e vettingut gjatë dy viteve të fundit, ndërsa vendet e tyre kanë mbetur vakante në Prokurorinë e Përgjithshme, Apelit dhe Prokuroritë e shkallës së parë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT