Pas nxjerrjes së të dhënave nga sistemi TIMS mbi Santiago Malkon, i cili mbeti viktimë e një atentati mafioz në Tiranë pak ditë më parë, më shumë se 100 policë janë vënë në hetim në lidhje me këtë çështje.
Sipas Drejtorisë së Standardeve, më shumë se 100 punonjës policie janë identifikuar përmes përdorimit të një kodi sigurie të veçantë, pasi kanë kërkuar të dhëna në sistemin TIMS për ish-policin.
Ligji e përcakton qartë se asnjë punonjës policie, nuk mund të nxjerrë apo të kërkojë të dhëna nga sistemi TIMS, nëse nuk është i ngarkuar drejtpërdrejtë me hetimin e një çështje të caktuar.
Policia dyshon se fotoja që është bërë publike në media të ketë dalë nga sistemi TIMS, nga një prej efektivëve të policisë.
Kujtojmë se ish-polici, Santiago Malko, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 28 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë.