Faturat e shtrenjta të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kanë qenë tema e diskutimit për ditë me radhë, teksa shumë politikanë dhe gazetarë reaguan plot revoltë ndaj kësaj ndodhie.
Çmimi prej 700 eurosh e paguar vetëm për një natë qëndrimi në hotel nga Gjonaj, bëri që opozita të kërkojë dorëheqjen e menjëhershme të saj, por nuk pati ndonjë përgjigje nga kryeministri Rama.
Mirëpo, duket se shpenzimet e luksit janë aplikuar mjaft nga politikanët shqiptarë.
Sipas Lexo.al, ish-kryeministri Sali Berisha, në vitin 2009, për 3 netë në një nga rrjetet e hoteleve më të mira në botë (Hilton), ka paguar nga buxheti i shtetit plot 2695 dollarë.
Në foto mund të shikohet se një natë e kaluar në këtë hotel, për Berishën ka kushtuar plot 839 dollarë.