Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Publikohen videot e skandalit të Turan, nga masakra në lokal tek të shtënat në spital

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Publikohen videot e skandalit të Turan, nga masakra në lokal tek të shtënat në spital

Mbetet çështje dite në Turqi ngjarja e pak ditëve më parë, ku futbollisti i njohur Arda Turan u përfshi në një sherr të egër me këngëtarin Berkay Sahin. Ngjarja ndodhi në një klub nate, ku Arda Turan ngacmoi bashkëshorten e këngëtarit dhe që aty nisi sherri, me përleshje dhe grusht masiv që u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë, historia nuk përfundoi aty, sepse Berkay përfundoi në spital për të kuruar plagët e marra në fytyrë dhe kamerat kanë regjistruar edhe atë që ndodhi aty, me skena të frikshme.

Në 6:24 të mëngjesit Arda Turan shkoi në spital së bashku me vëllain Okan Turan. Në hyrje të spitalit kamerat kanë kapur Arda Turan duke u munduar të mbulojë një armë në brez.

Dy minuta më vonë, kamerat kanë kapur Arda Turan e Berkay Sahin duke biseduar, me këngëtarin e ulur në një karrige me rrota. Sipas deklaratës së Berkay-t, Arda Turan i kërkoi falje dhe tha që ishte gjithçka një keqkuptim në lidhje me bashkëshorten e këngëtarit.

Situata dukej e qetë, por pas 18 minutash diskutim, debati u nxeh dhe Arda nxori pistoletën, duke e hedhur mbi tavolinë dhe duke i thënë Berkay-t: “Bëj ç’të duash me këtë armë, nëse nuk më beson”.

Berkay e mori pistoletën dhe e hodhi mbi një karrige, duke thënë: “Nuk ka nevojë të vazhdojmë me poshtërim”. Arma është gjithë kohën mes tyre, ndërsa në një moment Berkay i tha Arda Turanit që kishte gabuar dhe duhej të kishte kërkuar falje që në fillim.

Aty Arda u acarua dhe mori armën, duke e shkrepur me tytën drejtuar nga dyshemeja. Në atë kohë nuk ishte askush në sallë, ndërsa kamera nuk e ka filmuar atë moment, pasi nuk ishte në rreze. Plumbi bëri rikoshetë dhe goditi një printer në spital, ndërsa askush nuk shkoi në sallë, ndoshta nga frika.

Debati u nxeh sërish dhe pati ngritje zëri gjatë rrugës për të dalë nga spitali. Në 7 të mëngjesit Arda u pa në dhomën e emergjencës së spitalit me një grup të madh personash, ndërsa më pas u largua.

Berkay i tregoi policisë në lidhje me ngjarjen dhe u tregoi edhe për plumbin, që kishte goditur një printer. Natyrisht, tashmë Turan rrezikon shumë, sepse sherri në një klub nate mund të kalohej lehtë, por i armatosur në spital, duke e shkrepur armën, do të thotë që mesfushori i famshëm tani rrezikon burgun. Nga Atletico e Barcelona, tek sherret banale në Stamboll, trajektorja e pabesueshme e një futbollisti që pak vite më parë ishte ndër më të mirët në planet.

Tags: lokalmasakrapublikohenshtënatskandalitspitalTuranvideot

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Banda e Shullazit/PD: Të arrestohet deputeti Çyrbja. Rama të mos mbrojë kriminelët!

Salianji ironi me Ballën: Të ndihmojmë shokët e krimit

Formacioni i mundshëm anti-Izrael/Panucci i beson eksperiencës, nuk mungojnë surprizat

Formacioni i mundshëm anti-Izrael/Panucci i beson eksperiencës, nuk mungojnë surprizat

Disa nga arsyet përse po shembet “sundimi” i Theresay May

Zbulohet dokumenti sekret, tërbohen mbështetësit e BREXIT-it







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com