Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pseudonaiviteti i një deklarate

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Katër deklarata problematike që lipset të marrin përgjigje

Nga: Genc Pollo

Para dy javësh, Kryeministri Rama deklaroi se muxhahedinët iranianë të strehuar në Shqipëri janë këtu “për t’u siguruar jetën e shëndetin dhe jo lëvizjen politike”. Kjo deklaratë e tij vjen pas sulmeve kibernetike mbi sistemet kompjuterike qeveritare; Pas këtyre sulmeve, të dënuara me ashpërsi nga SHBA, NATO e BE, siç dihet tashmë fshihet Republika Islamike e Iranit me skuadrat e hakerave të saj.

IRANI SI PROBLEM

Irani është një regjim teokratik shtypës ndaj popullit të vet dhe intervencionist e destabilizues në Levant e në Gadishullin Arabik. Po të kishte mundësi, do të zhdukte Izraelin nga faqja e dheut; këtë Irani e thotë hapur, ndryshe nga të tjerë satrapë rajonalë që tregohen hipokritë. Gjithashtu, ajatollahët e Teheranit financojnë lëvizje e fondacione në Europë e më gjerë, të cilat punojnë që një ditë të perëndisë edhe aty të vendosen regjime teokratike të ngjashëm me atë që vendosi Khomeini në Iran 1979; i cili asokohe u përshëndet përzemërsisht nga Enver Hoxha.

Ndër shtetet e Gjirit Persik regjimi i ajatollahëve nuk është i vetmi që armatos religjionin politik për ta përdorur për opresion të brendshëm dhe ekspansion të jashtëm. Por ai duket si më malinji.

E me të gjitha këto paudhësi, prapë Teherani nuk kishte ndonjë arsye të veçantë t’i hakërrohej Tiranës më shumë se ndonjë shteti tjetër ballkanik.

Po të mos ishin muxhahedinët e Manzës.

MYSAFIRËT E MANZËS

Qeveria Berisha, me kërkesë të amerikanëve, në v. 2013 pranoi të strehonte afro 300 muxhahedinë iranianë në një kamp në Manzë nën një sistem kontrolli shtetëror. Qeveria Rama e dhjetëfishoi numrin e tyre; për këtë e të tjera arsye kontrolli mbi ta u dobësua.

Strehimi në Shqipëri i Muxhahedinëve e Kalk (MEK) siç njihen botërisht ishte vendim i drejtë për arsye humanitare. Kampi në Irak ku ata strehoheshin ishte në shënjestrën e Iranit; sulmet aty shkaktuan jo pak viktima. Vendimi ishte i duhur edhe për t’i bërë një favor aleatit të madh që na ka ndihmuar kaq shumë në tri dekadat e fundit.

Por fakti që MEK ishin refugjat i bënë ata viktima që kërkojnë mbrojtje dhe jo detyrimisht luftëtarë të lirisë që meritojnë mbështetje e aq më pak heronj që lipset të festohen.

MEK, ISLAMO-MARKSISTËT

MEK-ët udhëhiqen nga një ideologji që përzien islamizmin me marksizmin. Ata ishin opozitarë ndaj monarkisë Pahlevi si dhe më pas kanë luftuar kundër teokracisë së Komeinit; gjithmonë e më shumë me akte dhune e terrori. Në luftën Iran-Irak në v. 80 u rreshtuan me Irakun. Këto e të tjera gjëra si dhe evoluimi shoqëror në Iran bëjnë që MEK jo vetëm të mos kenë mbështetje popullore, por edhe të jenë të diskredituar në sytë e iranianëve.

Duke qenë kështu, ata nuk mund të jenë as faktor i jashtëm me ndikim në Iran; aq më pak mund të ofrojnë për iranianët një qeveri detyrimisht më të butë e më të dashur me popullin se regjimi aktual. Kush i konsideron seriozisht ata si alternativë pushteti, veçse dëshmon naivitet. E megjithatë, kjo nuk i ka penguar politikanë të lartë e të respektuar nga SHBA (nga Europa më pak) të vijnë periodikisht në Manzë e të shprehin përkrahjen politike për MEK-ët. Me gjasë, në mungesë të një partneri serioz brenda Iranit (ku ajatollahët nuk tolerojnë) apo jashtë tij (thjesht nuk ka të tjerë të organizuar), kundërshtarët perëndimorë të regjimit iranian kapen mbas MEK-ëve si mbas së vetmes fije bari. Edhe politikanë shqiptarë janë joshur prej muxhahedinëve: deputetë përfshi ishkryeministra kanë shkuar në kongreset e tyre në Francë.

MEK-ët në Shqipëri nuk u strehuan thjesht për të shpëtuar kokën. Ata ndërtuan një bazë të rrethuar me roje private ku nuk hynte Policia. Prej andej organizoheshin veprimtari kundër Iranit të radhës së parë në propagandë kundër regjimit. Aq intensive ishin postimet në rrjete sociale, saqë në një moment piku ato krijuan kongjestion e bllokim në “Facebook”.

SHPRESA BRENDA IRANIT E JO NË DIASPORË

E gjithë kjo do të ishte e tolerueshme po qe se muxhahedinet do të përbënin në kërcënim politik real për Iranin. Nëse vërtet ata premtonin ndryshimin e regjimit dhe një qeverisje më të përgjegjshme me fqinjët e të drejtat e njeriut, do t’ia vlente barra qeranë. Risku i reagimeve armiqësore nga Irani do të kishte një kuptim e një arsye. Edhe sulmi kibernetik që pësuam do të ishte pjesë e dëmeve të luftës. Por MEK-ët, megjithë pretendimet bombastike, nuk janë sfidë serioze për ajatollahët.

Kush ka ndjekur së fundmi zhvillimet në Iran, ka parë se populli ka dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit dhe policia ka hapur zjarr duke lënë mbi njëqind të vrarë. Shkëndija ishte vdekja e një vajze të re në një komisariat policie ku mbahej e arrestuar se nuk kishte vënë mbi kokë “siç duhej” shaminë islamike. Përhapja masive e protestës tregoi se në popullsinë iraniane është pjekur potenciali i ndryshimit politike. Aty është shpresa e çlirimit nga regjimi dhe jo në kampin e Manzës që është 2,800 km larg. Edhe në Shqipëri ndryshimi erdhi nga studentët, intelektualët, e pastaj të gjitha shtresat shoqërore. Nuk erdhi nga diaspora e larguar në fund të v. 1944 e cila, me ose pa të drejtë, ishte damkosur si kolaboracioniste.

GJUNJËZIM QË DUHEJ EVITUAR

Këto gjëra mund të ishin shqyrtuar më parë. Për to mund të ishte biseduar me aleatët. Por kjo nuk ndodhi. Dhe publiku e dinte po aq mirë se qeveria se Manza ishte bazë operacionesh kundër Teheranit dhe një reagim iranian do të ishte i pritshëm.

Por tashti që reagimi ndodhi dhe bllokoi sistemet kompjuterike qeveritare a ka kuptim dhe a është momenti për të ndaluar aktivizimin e MEK-ëve siç deklaroi Rama në fund të shtatorit? Dhe në qoftë se u ndriçua befas mendja për këtë çështje a lipset që kjo të deklarohet publikisht?

Deklarata e Ramës fill mbas sulmeve kibernetike, kjo duket si një dorëzim i Shqipërisë para Iranit. Duket si lëshim e zmbrapsje i qeverisë së Tiranës të tronditur e frikësuar nga shantazhi kibernetik. E që nuk përputhet as gjeste të forta si përzënia e ambasadës iraniane “për 24 orë” e as me dënimet me gjuhë të ashpër në Uashington, Bruksel e Londër. Sepse ky është ndër ato raste kur nuk ka rëndësi se çfarë thua por ka rëndësi kur e si e thua.

*Ish-ministër e deputet

Tags: Genc Pollomuxhahedinët iranianëramashqiperi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
FMN e “zymtë” për ekonominë: Dëmtim për moralin tatimor, Shqipëria s’është ende gati

FMN e “zymtë” për ekonominë: Dëmtim për moralin tatimor, Shqipëria s’është ende gati

Pronat në Shëngjin/Apeli i GJKKO i jep goditjen e fortë, lë në burg vëllanë e ish-deputetit socialist

Pronat në Shëngjin/Apeli i GJKKO i jep goditjen e fortë, lë në burg vëllanë e ish-deputetit socialist

Rama: Gjuha shqipe e kërcënuar nga pseudo-akademikët

Rama: Gjuha shqipe e kërcënuar nga pseudo-akademikët







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com