Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse zgjedhjet e Stambollit, do të përcaktojnë fatin e Erdoganit në Turqi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse zgjedhjet e Stambollit, do të përcaktojnë fatin e Erdoganit në Turqi

Nga Henri Barkey, “The National”

Stambolli është zemra e Turqisë; motori i saj ekonomik. Aty jeton 18 për qind e popullsisë së vendit, teksa qyteti jep 32 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Megjithatë, vetëm shifrat nuk mund të shpjegojnë rëndësinë e këtij qyteti në psikikën e turqve.

Tek e fundit, Stambolli ishte kryeqyteti i Perandorisë Osmane, dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të ruajë një magjepsje të veçantë në imagjinatën kolektive të Turqisë. Më e rëndësishmja, Stambolli është një mikrokozmos i vendit si një i tërë, pasi popullsia e tij përbëhet nga banorë nga të katërta anët e Turqisë, me lidhje të forta politike dhe sociale në krahinat e tyre të origjinës.

Të dielën, qytetarët e Stambollit do të shkojnë të votojnë për herë të dytë në 3 muajt e fundit, për të përcaktuar se kush do të jetë kryetari i ri i bashkisë. Ripërsëritja e zgjedhjeve të 31 marsit, vjen pasi kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane (CHP), u shpall më herët fitues, duke i dhënë fund kontroll 25-vjeçar mbi qytetin më të populluar të Turqisë, nga ana e partisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Rezultati u kontestua, pasi në zgjedhjet lokale korrën sukses anembanë vendit partitë e opozitës, përfshirë edhe kryeqytetin Ankara, që u fitua sërish nga CHP, në mesin e shumë bashkive të tjera të rëndësishme. Në Stamboll, CHP mposhti partinë e presidentit Erdogan, me një diferencë prej rreth 13.000 votash.

Humbja e Binali Yildirim, e tronditi presidentin dhe Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Një njeri i afërt i AKP-së dhe i besuari i Erdogan, Yildirim, që kishte qenë më herët kryetar parlamenti, kryeministër dhe ministër i Transportit, u mund nga një politikan gati i panjohur, që më herët drejtonte njërën prej lagjeve me periferike të Stambollit, Beylikduzu.

Ky ishte një goditje e dyfishtë për AKP-së, pasi vetë Erdogan e fitoi garën për drejtimin e Stambollit në vitin 1994 me një shumicë të ngushtë. Që atëherë, Stambolli ka qenë një feud i AKP-0së, ose më i saktë i Erdoganit. Dhe në fakt, ishte mandati i tij si kryebashkiak i Stambollit, ai që e ka sjellë deri këtu ku është sot.

Por ka edhe një arsye tjetër, se përse Stambolli ka një rëndësi shumë të madhe për Erdoganin dhe AKP-në. Ndërsa presidenti e konsolidoi pushtetin e tij, qyteti më i pasur i Turqisë u shndërrua në fabrikë parash për partinë e tij. Erdogan ndërmori projekte të mëdha infrastrukturore, duke filluar nga urat dhe autostradat, deri tek aeroporti më i madh në botë.

Këto projekte, janë realizuar nga një sërë biznesmenësh pranë tij, duke përfshirë edhe miqtë dhe anëtarët e familjes. Pa një mbikëqyrje të shpenzimeve, buxheti i qytetit u përdor madje për të subvencionuar dhe mbështetur një sërë përpjekjesh, duke përfshirë një klub sportiv të gjuajtjes me hark, në bordin e së cilit bën pjesë edhe Bilal Erdogan, djali i presidentit.

Një tjetër përfituese është ‘Turgev’, një OJQ e themeluar që në kohën kur Erdogan ishte kryetar i bashkisë, qëllimi i të cilit është të mbështesë përpjekjet arsimore, kryesisht duke siguruar salla për aktivitetet. Në bordin drejtues të kësaj organizate, bën pjesë edhe Esra Albayrak, vajza e tij dhe njëherazi bashkëshortja e Ministrit të Ekonomisë.

Stambolli është një qytet kompleks. Erdogan ka pasur aty një mbështetje të madhe. Por në zonat me shumicë kurde në lindje dhe në juglindje, ndodhet burimi më i madh i opozitës ndaj regjimit të tij. Në fakt, Erdogan vazhdon të përndiqet ende nga protestat në Parkun Gezi në majin e vitit 2013, kur qyteti u trondit nga njëra prej demonstratave më të mëdha që ka përjetuar Turqia moderne.

Deri më sot, presidenti pretendon se ajo lëvizje, ishte një përpjekje për një grusht shteti, dhe ka vazhduar të persekutojë cilindo të lidhur ngushtë me atë ngjarje. Prandaj, nuk duhet të cilësohet e habitshme pse Erdogan thuhet të ketë thënë:”Nëse e humbim Stambollin, do të  humbim edhe Turqinë!”.

Të dhënat thonë se AKP do të humbasë sërish të dielën. Ekrem Imamoglu, është përpara në sondazhe, dhe madje mund të ketë rritur mbështetjen e tij, pasi shumë qytetarë, përfshirë edhe përkrahësit e AKP, janë të tronditur nga mënyra hileqare se si u anulua rezultati i zgjedhjeve të 31 marsit.

Është e qartë se Erdogan dhe AKP, e patën nënvlerësuar kundërshtarin e tyre. Por ata gjithashtu ishin viktima të miqve të tyre. Më shumë se 90 për qind e gazetave dhe mediave kontrollohen nga miqtë e tij, dhe duke pasur parasysh faktin se ka dëbuar nga partia të gjithë themeluesit, duke i zëvendësuar ata me besnikët dhe servilët, Erdogan ishte qartazi i keqinformuar mbi zhvillimet në terren.

A do ta pranojë Erdogan në heshtje disfatën e pritshme? Ai është i kënaqur nga fakti, që nuk do të duhet të përballet me elektoratin për 4 vitet e ardhshme. Por, shqetësimi për një humbje të mundshme dhe një rrëzim nga pushteti, është tejet i dukshëm. Një humbje në Stamboll, përfaqëson një goditje të rëndë, pasi ajo e katapulton zotin Imamoglu në pozitën e një rivali kryesor të tijin në të ardhmen.

Siç shkruan gazetari veteran turk Kadri Gursel, Erdogan ka sinjalizuar se do të bëjë gjithçka për të minuar punën e tij, dhe madje larguar nga detyra zotin Imamoglu. Ky proces tashmë ka filluar në Ankara, ku prokurorët kanë nisur një hetim ndaj fituesit të opozitës Mansur Yavas, që mundi kandidatin e AKP-së në kryeqytet.

Prokuroria pretendon se Yavas ka shkelur ligjin gjatë kohës që ka punuar si avokat, në një përpjekje të dukshme për ta shkarkuar atë nga detyra. Sjellja e Erdogan e dëmton shumë Turqinë. Ai nuk është thjesht një humbës i lënduar, dhe jo i gatshëm që të pranojë një disfatë elektorale, por më tepër se sa kaq. Ai është një politikan, që e sheh tashmë veten si mishërim të shtetit apo që vuan nga sindromi i ‘l’état, c’est moi” (shteti jam unë).

Në epokën e rritjes së autoritarizmit populist, Erdogan po shndërrohet në një barrë për vendin. Prirja e tij për të prishur zgjedhjet, institucionalisht apo politikisht, shpjegohet me faktin se ndaj tij nuk ka më kufizime. Goditja brutale ndaj gazetarëve, akademikëve, udhëheqësve politikë të opozitës, personaliteteve të shoqërisë civile dhe individëve të zakonshëm, e kombinuar me një diskurs nacionalist dhe polarizues, mund të dëmtojë Turqinë dhe arritjet e saj ekonomike, gjatë dekadës së parë të sundimit të tij .

Në fund të fundit, zgjedhja është në dorën e Erdoganit: ai mund të pranojë humbjen e Stambollit, dhe ta përdorë atë për t’u angazhuar në një dialog të ri që synon drejt pajtimit kombëtar, veçanërisht në një kohë kur Turqia po përballet me një krizë dhe rënie të mundshme ekonomike, që do të testojë vendosmërinë e secilit.

Ose mund të vazhdojë të ndjekë kursin aktual, që delegjitimon të gjitha aktivitetet politike përveç të tijave, dhe në këtë rast zgjedhjet e 23 qershorit do të kujtohen si një pikë kthese në historinë moderne turke – ndoshta po aq e rëndësishme sa grushti ushtarak i vitit 1960, që përmbysi qeverinë e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike./ Përshtati Tirana Today

Tags: erdoganfatinpërcaktojnëStambollitturqiZgjedhjet

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
“Ju kam n’zemër”, kryebashkiaku i Kavajës mesazh grave e nënave

“Ju kam n’zemër”, kryebashkiaku i Kavajës mesazh grave e nënave

Blendi Gonxhe nxjerr ‘blof’ Bashën e Kryemadhin për protestën

Blendi Gonxhe nxjerr ‘blof’ Bashën e Kryemadhin për protestën

Çiljeta dhe Albani kapen ‘mat’ në një bar në Tiranë

Çiljeta dhe Albani kapen ‘mat’ në një bar në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi për “Shqipëria Live”: Me Inën do të vazhdoj jashtë
Showbizz

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi për “Shqipëria Live”: Me Inën do të vazhdoj jashtë

by mirseda
14:26 | 28/01/2026
0

Keisji u përjashtua nga ky edicion i BBV për shkak se theu rregullat, duke përdorur gjuhë denigruese...

Nancy VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS dhe PD: Forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri

Nancy VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS dhe PD: Forcojmë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri

14:21 | 28/01/2026
Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë , por e ndihmon biznesin

Publikimi i vendimeve nga Apelimi Tatimor, detyrim për transparencë , por e ndihmon biznesin

14:15 | 28/01/2026
Gazheli ikën te Ministria e Mjedisit, Besmir Beja në krye të Doganave, zbardhet vendimi i qeverisë

Gazheli ikën te Ministria e Mjedisit, Besmir Beja në krye të Doganave, zbardhet vendimi i qeverisë

13:18 | 28/01/2026
Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës , reagon ASHK: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

12:47 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com