Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse Xho Bajden e njohu gjenocidin armen?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Sondazhet i japin Biden nota kryesisht pozitive për 100 ditët e para

burimi:  https://it.insideover.com/politica/perche-biden-ha-riconosciuto-il-genocidio-degli-armeni.html

Përshtatur për Tirana Today

Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”

Më 24 prill, administrata e presidenti amerikan Xho Bajden, njohu natyrën gjenocidale të masakrimit të afro 1.5 milionë armenëve nga ushtritë e Perandoritë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo lëvizje do t’i japë mundësi presidentit amerikan që të shihet në sytë e elektoratit si një politikan që e mban fjalën e tij, pasi kjo ishte premtuar prej tij që në fushatën elektorale.

Analistët e shohin si një veprim të konceptuar enkas me synimin për ta zemëruar Ankaranë.

Pasi është Bajden, ai që i ka besuar Turqisë një nga çështjet më të rëndësishme bashkëkohore, rindërtimin e një harku berzhezhinskian të krizës në Azinë Qendrore përmes Afganistanit. Dhe është po Bajden, ai që po punon me këmbëngulje dhe përkushtim, për të distancuar Turqinë nga realitetet gravitacionale të Rusisë dhe Kinës, duke ia deleguar organeve ushtarake dhe diplomatike detyrën e dërgimit të mesazheve, në funksion të këtij qëllimi.

Në këtë kuadër, njohja e gjenocidit kundër armenëve duhet të lexohet në 3 mënyra:si një akt i duhur historik, si një kthim favori ndaj lobit armen me shumë influencë, që u mobilizua pro Bajden gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitti 2020, dhe një mesazh që ka si marrës Jerevanin dhe Moskën.

Njohja e masakrës së 1 milion e gjysmë armenëve nga osmanët, ndodh për 3 arsye që

tashmë  janë shpjeguar:domosdoshmëria për të qenë koherent dhe i besueshëm në sytë e një elektorati, që ka dashur një “president moralist” në Shtëpinë e Bardhë, legjitimitetin historik të fakteve në fjalë, dhe vullnetin e hekurt për t’i dërguar një mesazh Armenisë, e cila u rikthye me ngurrim në sferën ruse të ndikimit në fund të luftës së dytë mbi Nagorno-Karabakun.

Lëvizja e administratës Bajden, nuk është një “ndëshkim” për Turqinë, për të cilin Holokausti armen përfaqëson një tabu të vërtetë kombëtare, një kujtesë të ndrydhur që bashkon laikë dhe fetarë, Kemalistë dhe Islamistë, liberalë dhe konservatorë, por është një veprim tinëzar që synon t’i tregojë Armenisë se ka mbaruar periudha e izolimit të saj ndërkombëtar, dhe se

për këtë arsye, ka alternativa konkrete ndaj një Rusie që gjatë konfliktit të fundit, mbajti pozicionin e “neutralitetit armiqësor” dhe fshehurazi pro-Azerbajxhanit.

Zhgënjimi i Erdoganit ishte i pashmangshëm, dhe nga ajo buroi deklarata e fortë e 23 prillit, por kjo lojë ia vlen për atë që synon të arrijë:t’i vjedhë Rusisë “plaçkën e luftës”, të fituar falë rihapjes së armiqësive në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakun.

Dhe presidenti armen Nikol Pashinian , që nuk e ka fshehur hezitimin e tij personal për

t’u rilidhur me Kremlinin pas luftës, siç u zbulua edhe nga përplasja e tij me forcat e armatosura, mund të përpiqet që të përfitojë nga hyrja e faktorit “Bajden” në skenë për

të luajtur gjithçka në zgjedhjet e afërta parlamentare, të planifikuara për në 20 qershor

dhe bllokimin e procesit të stabilizimit të Kaukazit të Jugut, të drejtuar me përpjekje të konsiderueshme nga Moska.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Armeninë, është e konfiguruar si një pjesë thelbësore e një strategjie presioni në shumë nivele, synimi i së cilës është provokimi i krizave instrumentale dhe të shfrytëzueshme në të gjithë botën ruse (Russkij Mir).

Duke ushtruar një kontroll të vogël, por të rëndësishëm mbi Jerevanin, Uashingtoni mund të arrijë një rezultat të dyfishtë:anulimin e avantazheve të fituara “aksidentalisht” nga Moska falë luftës dhe hapjes së mundshme të një harku krizash  – duke shfrytëzuar pakënaqësinë e fortë të armenëve, dhe premtimin e ndihmës së drejtpërdrejtë në rastin e armiqësive të reja – të cilat mund të jenë magjepsëse edhe në sytë e Bakusë dhe Ankarasë, që janë të entuziazmuara nga perspektiva e përsëritjes së suksesit të luftës.

Tek e fundit edhe Azerbajxhani, reagoi me tone të ashpra ndaj përdorimit të termit “gjenocid” ndaj të masakrës së armenëve, duke folur për një politizim, si dhe për shtrembërim i fakteve, që injoron kontekstin historik që i parapriu dhe e shoqëroi atë, rreth 500 mijë njerëz të vrarë gjatë masakrave të kryera nga armenët në të njëjtën periudhë.

Por jo vetëm. Bakuja e ka vënë theksin tek masakrat ndaj azerbajxhanasve nga Federata Revolucionare Armene (Dashnak) në marsin e vitit 1918, gjenocidin e kryer nga Armenia në Khojali 30 vjet më parë, që përfaqëson një shembull të paragjykimit dhe të një standardi të dyfishtë:

“Ngjarjet e vitit 1915 duhet të studiohen nga historianët dhe jo politikanët. Gjithsesi siç dihet, Armenia, që dëshiron të fshehë ngjarjet dhe të përpiqet ta pikturojë veten si një vend i shtypur, nuk e pranoi propozimin e Turqisë për të hetuar ngjarjet e asaj periudhe nga një komision i përbashkët historianësh”. Lëvizjet e ardhshme të Pashinian, dhe në përgjithësi të politikës armene dhe forcave të armatosura, do të jenë thelbësore për të kuptuar skenarin e ri që mund të shfaqet.

Tags: armeniBidenSHBAturqi

TË LIDHURA

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë
Bota

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

15:43 | 07/04/2026
Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

14:38 | 07/04/2026
Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)
Aktualitet

Sekretariati i Etikës përjashton dy deputetë të PD nga seanca e fundit (EMRAT)

14:08 | 07/04/2026
Next Post
Bora Muzhaqi: Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të lejohet të tjetërsohet

Bora Muzhaqi: Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të lejohet të tjetërsohet

Ukraina drejt zgjedhjeve, skandaleve, populizmave dhe ekstremizmave

Ukraina është e sigurt tani për tani, por çfarë do të ndodhë më pas?

Ervin Salianji: Jemi në tepricë drejt marrjes së mandatit të 6 në Korçë

Ervin Salianji: Kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qarkun e Korçës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë
Bota

Raprezalje përtej Lindjes së Mesme”, Irani kërcënon me sulme nëpër botë

by mirseda
15:43 | 07/04/2026
0

Paralajmërimeve të Donald Trumpit se një “ qytetërim i tërë do të zhduket” në Iran nëse vendi...

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

Vrasja e Bujar Çelës, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej “kokë më kokë” sot në GJKKO

15:24 | 07/04/2026
Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

15:22 | 07/04/2026
Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre të plagosur

Aksident në autostradën Rrogozhinë–Lushnje/ “Golf”-i përplas zetorin, tre të plagosur

15:21 | 07/04/2026
“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, zbardhet diskutimet, Beqaj përballet me SPAK: Nuk ka prova konkrete

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca, zbardhet diskutimet, Beqaj përballet me SPAK: Nuk ka prova konkrete

15:04 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com