Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse vazhdojnë të fshihen të dhënat mbi vrasj*n e Xhon Kenedit?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pse vazhdojnë të fshihen të dhënat mbi vrasj*n e Xhon Kenedit?

Nga: James K.Galbraith

Kët ditë kam bluar në mendje se cila është arsyeja e vonesës së re mbi publikimin e plotë të të dhënave që kanë të bëjnë me vrasjen e presidentit Xhon Kenedi në Dallas më 22 nëntor 1963. Pra një ngjarje që ka ndodhur 58 vjet më parë.

Ndërkohë, ka kaluar më shumë kohë që nga 26 tetori i vitit 1992, kur Kongresi urdhëroi publikimin e plotë dhe të menjëhershëm të pothuajse të gjitha të dhënave të vrasjes së Kenedit, më shumë sesa kishte kaluar nga vrasja dhe deri tek miratimi i atij ligji.

Senatori i ndjerë Xhon Glen nga Ohajo – një astronaut-hero i epokës Kenedi – ishte autori i ligjit të vitit 1992. Ai përcaktonte ndër të tjera se “të gjitha të dhënat e qeverisë në lidhje me vrasjen duhet të bëhen publike” dhe se “vetëm në raste më të rralla, ekziston ndonjë nevojë legjitime për mbrojtjen e vazhdueshme të të dhënave të tilla”.

Kongresi ishte i saktë në specifikimin se kur mund të ekzistonte një nevojë e tillë. Mbrojtja e identitetit të një agjenti të shërbimeve sekrete që “aktualisht kërkon mbrojtje” ishte një rast i tillë. Po kështu, çdo burim apo metodë e shërbimeve sekrete “aktualisht e përdorur” meritonte mbrojtje.

Në disa raste, mund të jenë parësore shqetësimet për privatësinë. Së fundi, ai ligj kishte një gjuhë që e përjashtonte çdo çështje tjetër në lidhje me “mbrojtjen, operacionet e inteligjencës apo marrëdhëniet me jashtë, zbulimi i të cilave do të dëmtonte dukshëm sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Pas 25 vjetësh, këto dispozita u shfuqizuan, ndaj ligji kërkon që presidenti në detyrë të vërtetojë se “shtyrja e vazhdueshme mbetet e nevojshme, për t’u mbrojtur nga një dëm i identifikueshëm ndaj mbrojtjes ushtarake, operacioneve të inteligjencës, zbatimit të ligjit apo cënimit të marrëdhënieve me jashtë, që tejkalojnë interesin publik të zbulimit të disa të dhënave”.

Më 22 tetor 2021, presidenti Xho Bajden e përdori këtë justifikim, gjoja për një periudhë të përkohshme, duke i ngarkuar agjencitë federale përkatëse që të shqyrtojnë të gjitha të dhënat e mbetura dhe të raportojnë deri më 1 tetor 2022, për çdo rast kur mbetet ende rreziku i një dëmi të tillë të identifikueshëm.

Por çfarë “dëmi të identifikueshëm” mund të ketë ende? Në raportimin e kësaj historie, The New York Times na kujton se një “hetim shterues 1-vjeçar mbi vrasjen e presidentit, i udhëhequr nga kreu i drejtësisë Erl Uorren, arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald veproi i vetëm”.

Ashtu si Kenedi, edhe Osvald ka vdekur para 58 vjetësh. Nëse ai do të vepronte i vetëm, dhe nëse një hetim shterues do ta vërtetonte këtë fakt 57 vjet më parë, atëherë çfarë sekreti mund të lihej pa u thënë? Në rast se ai ka vepruar i vetëm, atëherë nuk kishte palë të tjera fajtore. As atëherë, as 29 vjet më vonë, dhe as sot.

“The New York Times” bën dallimin midis “studiuesve dhe teoricienëve të konspiracionit”. Dikush mund të arrijë në përfundimin se studiuesit janë ata që i besojnë Komisionit Uorren, ndërsa teoricienët e konspiracionit jo.

Por përveç atyre pak njerëzve që kanë bërë karrierë duke mbrojtur Komisionin kundër kritikëve të shumtë, lind pyetja pse do të interesohej për këtë rast kushdo që nuk i besonte historisë zyrtare? Në fakt, siç e pranon edhe vetë “Times”, njerëzit janë të interesuar mbi këtë çështje.

Sondazhet zbulojnë se “shumica e amerikanëve besojnë se në atë ngjarje ishin të përfshirë edhe të tjerë”. Pra shumica e amerikanëve pranojnë një teori konspirative. Ata mendojnë se historia e “një autori të vetëm” nuk mund të pajtohet me pretendimin se mbrojtja kombëtare, operacionet e inteligjencës apo marrëdhëniet me jashtë do të rrezikoheshin në vitin 2021 nga publikimi i të gjitha dokumenteve, pa redaktime, siç kërkohet nga ligji, gati 58 vjet pas vrasjes së Kenedit nga një person i vetëm i armatosur.

Unë nuk po e akuzoj Bajdeni apo agjencitë, që e këshilluan atë mbi këtë çështje, që ishte thyerje e ligjit. Përkundrazi, unë e pranoj justifikimin sipas të cilit një zbulim i plotë i të gjitha dokumenteve do të komprometonte marrëdhëniet ushtarake, inteligjente dhe ato me jashtë.

Dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se si do të ndodhte kjo. Supozojmë për hir të debatit, se ka pasur një komplot. Supozojmë sikur dokumentet që ende mbeten sekret, së bashku me ato që tashmë janë bërë publike, do të vërtetonin atë që tashmë besojnë shumica e amerikanëve.

Në këtë rast, do të ishte e qartë se komploti do të përfshinte zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, përfshirë edhe drejtuesit e agjencive që aktualisht janë të ngarkuara me shqyrtimin e të dhënave. Dhe logjikisht rezulton se gjatë çdo administrate, ka vijuar fshehja e të dhënave.

A nuk është në fakt kjo e vetmja mënyrë e besueshme se si mund të dëmtohen interesat aktuale të këtyre agjencive? Ironia është se duke i mbajtur të fshehta të dhënat, tashmëqeveria e ka pranuar edhe pa e pohuar se Komisioni Uorren gënjeu, dhe se kjo çështje bart sekrete të pista, të cilat ajo është e vendosur që t’i mbrojë.

Me këtë sjellje ajo pranon se ka pasur një komplot, dhe se ka një mbulim të vazhdueshëm të këtij të fundit. Po të mos kishte diçka të tillë, të gjitha të dhënat e dosjes do të ishin publikuar shumë kohë më parë. Që të mbërrish në këtë përfundim, nuk ka nevojë që të jesh një “teoricien i konspiracioneve”.

Mbani shënim këto që po ju them: Afati i ri i vendosur nga Bajden për tetorin e vitit 2022 do të vijë dhe shkojë. Do të vazhdojë e njëjta qasje. Asnjë nga ata që e kujton ngjarjen vitit 1963, nuk do të jetojë për të parë qeverinë amerikane të pranojë të vërtetën e plotë për vrasjen e Kenedit. Dhe besimi i popullit amerikan tek demokraci do të vazhdojë që të zbehet. Ka vetëm një mënyrë për ta parandaluar këtë, dhe ajo është publikimi i gjithçkaje mbi atë dosje, dhe kjo duhet bërë tani.

Shënim: James K.Galbraith, lektor në Shkollën e Marrëdhënieve Publike në Universitetin e Teksasit. Ai është autori i librit “Pabarazia: Shkatërrimi i Greqisë, dhe e ardhmja e Evropës”. / “Project Syndicate” – Bota.al

Tags: xho bajdenXhon Kenedi

TË LIDHURA

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!
Bota

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë
Bota

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025
Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur
Bota

Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur

17:25 | 23/05/2025
Next Post
Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jetra aktorja e famshme turke

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jetra aktorja e famshme turke

Nëna e 6-vjeçares: I ka të gjitha organet e dëmtuara, nuk më japin shpresë

Nëna e 6-vjeçares: I ka të gjitha organet e dëmtuara, nuk më japin shpresë

Abuzoi seksualisht me të miturën, 12 vite burg për rojen e shkollës

Abuzoi seksualisht me të miturën, 12 vite burg për rojen e shkollës

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!
Bota

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

by mirseda
20:09 | 23/05/2025
0

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab...

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025
Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

Akuzat e rënda në Australi për kultivim lëndësh narkotike, reagon Belina Pupa

19:36 | 23/05/2025
10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

19:26 | 23/05/2025
“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

19:22 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com