E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Nëna e 6-vjeçares: I ka të gjitha organet e dëmtuara, nuk më japin shpresë

Të tjera rrëfime tronditëse vijnë për rastin e vajzës 6-vjeçare, e cila ishte dhunuar nga i ati dhe pretendohet se është abuzuar nga ai. Pak më herët, i ati i së miturës tha se e kishte goditur me thupër, pasi kërkonte në telefon vazhdimisht të ëmën.

Kjo e fundit ka zbuluar se aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Nëna e vajzës së mitur ka rrëfyer në “News24” se gjëndja e vajzës është e rëndë, dhe se për asnjë arsye ajo nuk do ti bënte keq. Mjekët i kanë konstatuar probleme me organet e brendshme, duke mos i dhënë shpresë.

“Shkaku është ngjarja e jetës që nga fillimi e deri tani. Është luajtur me lajmet. Më është dëmtuar identiteti, si i imi dhe si i fëmijës. E kam rritur me gjak. Nëna asnjëherë nuk abuzon me fëmijët. A ka nënë që abuzon me fëmijët e vetë?! Gjendja e vajzës është shumë keq. Nuk më kanë dhënë shpresë mjekët. Ajo flet për të folur. Lëviz. Ka nisur pak që të ushqehet. Nuk kam arritur që të flas shumë më të, se bëhet agresive. Gjendja psikologjike dhe shëndetësore është e rëndë.

Mjekët thonë se ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’të japim shpesë, deri në minutën që të nxjerrim nga spitali. S’më kanë dhënë detaje. Çdo vizitë bëhet pa praninë time. S’më kanë lejuar që të rri në dhomë kur bëjnë konsultën mjekët.

Më kanë thënë që ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, shpretkën dhe probleme me zorrët. Aty ka qenë policia, më ka marrë deklaratat vazhdimit, ka qenë shërbimi social që më ka sjell ca ndihma për vajzën. Ka qenë dhe psikologia e spitalit. Nuk kam qenë prezent kur kanë folur me vajzën. Psikologia thotë se vajza është në gjendje të vështirë, do kohë që të marrë veten. Ajo gjen pretekst që të flejë gjumë dhe nuk do që të flasë. S’kam pasur komunikim me asnjë psikolog. Kam menduar vetëm për vajzën, jo për vete”, tha nëna e vajzës.

Lexo edhe :   Tre të mitura shfrytëzohen seksualisht, një grua i lidhte me burra në moshë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...