E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Abuzoi seksualisht me të miturën, 12 vite burg për rojen e shkollës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Abaz Dogun, ish-rojen e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15 vjeçare. Në pranga bashkë me të ranë edhe tre të rinj, të cilët gjithashtu dyshohen se kanë abuzuar me vajzën. Ky skadal u zbulua pas denoncimit të vajzës, që nuk pranoi më shantazhet dhe kërcënimet e tyre. Avokati i rojes Abaz Dogu kishte kërkuar një masë më të lehtë dënimi të dhënë nga Shkalla e Parë në 13 janar 2021, por Apeli vendosi mos ta ndryshonte duke e lënë në fuqi.

Njoftimi i gjykatës:

Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 29.05.2020 në Kamëz Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P, si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.B, K.P, F.B dhe R.O , të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 31 datë 13.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.P, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.
— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale me iniciale S.Th, ku avokatia e saj kërkoi ndryshimin e vendimit penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 521 datë 02.11.2021 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.31, date 13.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket të pandehurit A.D dhe të miturve në konflikt me ligjin F.B dhe R.O, duke e ndryshuar atë vetëm në lidhje me ekzekutimin e dënimit me burgim për të miturit në konflikt me ligjin F.B dhe R.O. .
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin F.B, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.
-Ne aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e pavuajtur të tij, për të miturin në konflikt me ligjin R.O, për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryeje vëper tjetër penale.
Mospranimin e ankimeve të mbrojtësit dhe të të pandehurit K.P si dhe të viktimës S.Th.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...