E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Ekzekutimi i ish-policit/ Artan Hoxha plas ‘bombën’: Pas fshihet një i fuqishëm

Biznesmeni dhe ish-efektiv i Policisë Rrugore, Xhelal Reçi, u vra në afërsi të një banke në Laç. 61-vjeçari, pronar i një bar-kafe dhe butiku në qendër të Laçit, është ekzekutuar sapo ka dalë nga mjeti i tij tip “Benz”. Reçi ka marrë dy plumba, njëri prej të cilëve e ka kapur në gjoks. Xhelal Reçi ka tentuar t’u shmanget atentatorëve duke u futur në një rrugicë, por plaga e marrë në gjoks ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar vdekjen. Ka dyshime të forta se autorët e kanë patur nën vëzhgim 61-vjeçarin për një periudhë kohe, dhe kanë qëlluar ndaj tij kur kanë gjetur momentin e përshtatshëm. Policia ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar për atentatin ndaj Reçit. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, gazetari Artan Hoxha tha në studion e “Abc Live” se pas fshihet një i fuqishëm. Ai tha më tej se për grupin e hetimit është e vështirë zbardhja e kësaj ngjarje, pasi banorët në këtë zone nuk bashkëpunojnë me policinë.

“Zona e Kurbinit ka një mënyrë krejt tjetër. Nuk janë bashkëpunues me policinë, përpiqen ti zgjidhin vetë, edhe kur dikush kapet nuk tregon. E kuptoj që edhe dëshmitarët aty e kanë shumë të vështirë. Nuk janë të prirur për të dhënë informacion autoriteteve, nuk e bën. Ky është rreziku i kësaj historie, sepse çon në zinxhir vrasjesh.

Viktima ka qenë edhe në moshë vitale, merrej me bizneset. Familja nuk ka pasur probleme financiare, kanë jetuar mirë, prandaj ka lënë punën në polici ai. Ky është një element që dëshmon se ngjarja nuk vjen për motive materiale. Kush fshihet?

Të realizosh këtë lloj atentati, ka një kosto. Nga kostoja shkojmë te kush mund të realizojë. Një që ka një problem të thjesht, nuk harxhon aq shumë lekë. Ka një kosto për autorët. Këtë lloj atentati nuk e bën dot çdo njeri. Dikush i fuqishëm, që ia mban xhepi, që është i motivuar, ata vrasësit vjet që e ndoqën 20 km, ndryshe do të kishim viktimë që vjet.

Këto të dhëna tregova që janë njerëz të fuqishëm, që përballojnë këtë kosto atentati, që janë të aftë të kryejnë një atentat të tillë në mes të Laçit. Problemin e policisë duket se nuk e kanë fare. Ata kanë vepruar sikur nuk ekziston fare policia. Kjo është pjesë e hetimit. Janë të fuqishëm. Kush janë? Nuk mund ta bësh këtë gjë me emra.

Është dikush që e njeh mirë këtë fushë, ia mban xhepi, i ka aftësitë organizative dhe që të zhduket pa lënë gjurmë. Kjo është një ngjarje shumë e vështirë, do të ishte mirë të parandalohej vitin e kaluar, nuk u parandalua dhe jemi sot në këtë situatë. Vështirësia është edhe për shkak të frymës që kanë banorët aty, nuk bashkëpunojnë me policinë sepse nuk kanë besim”, u shpreh ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...