Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse “The Times” dhe “Bild” u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mero Baze

Dy gazeta të njohura europiane “The Times” e Londrës dhe tabloidi i frikshëm gjerman “Bild”,  po sillen sikur nuk e kanë dëgjuar që Gjykata e Tiranës e mbylli pa gjykim akuzën ndaj lobimit të paguar nga rusët, për llogari të Partisë Demokratike.

Të dy gazetat, theksojnë faktin se lobimi ishte i orientuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Dhe po ashtu i referohen fort faktit që kontrata është e firmosur nga Lulzim Basha, dhe se SHBA-të i konfirmojnë zyrtarisht pagesat.

Fushata e re e shtypit Perëndimor, ka nisur menjëherë pasi në Tiranë një gjykatë e mbylli këtë çështje përmes disa procedurave të porositura mes prokurorëve dhe gjykatësit, që shkaktuan pezullimin e çështjes pa e gjykuar atë, nën arsyetimin se fakti nuk egziston.

Fakti që të dy gazetat shkruajnë sikur ky gjyq nuk ka ndodhur, dhe nuk e marrin fare në konsideratë, është jo vetëm një shuplakë për drejtësinë në Shqipëri, por dhe një shqetësim që me sa duket po kristalizohet në Perëndim, rreth faktit që rusët mund të kenë paguar para për arsye politike kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sido që të jetë, rihapja e këtij problemi nga shtypi Perëndimor, që në fakt është i pari që e zbuloi skandalin, tregon se Lulzim Basha duhet të përballet me këtë problem pavarësisht manovrave procedurale në Gjykatën e Tiranës.

Ai do të përballet fillimisht me këtë problem si një histori korruptive që po hetohet në Skoci dhe SHBA. Pastaj do të përballet dhe politikisht, nëse provohet që rusët kanë paguar pikërisht për shkak të axhendës që kishte kontrata e Lulzim Bashës, me lobistin Nick Muzin.

Kjo e dyta do t’i rëndojë dhe më gjatë në jetën e tij politike nëse provohet. Versioni i tretë, ai që ne mendojmë të gjithë se është i vërtetë, që për llogari të Lulzim Bashës, ka paguar miku i tij turk Alptekin, tashmë i kërkuar nga SHBA, dhe lobisti i tij ka përdorur rusët për të fshehur paratë, pastaj e bën dhe më banale historinë.

E bën banale, pasi tregon se sa i papërgjegjshëm mund të jetë një njeri, që për të justifikuar disa para të ofruara qyl, është gati të marrë përsipër telashe të tilla që janë më të rënda si telashe politike e gjeopolitike, se sa kriminale.

Krimi më i lehtë i Lulzim Bashës në këtë histori, është t’i ketë çuar paratë cash tek lobisti dhe ai t’ia ketë marrë përsipër të gjejë vetë burimin e dhuratës.

Në këtë rast mund ta marrim me mend, se ai e ka prerë në besë duke e ngatërruar me rusët. Por fakti që Lulzim Basha nuk bën padi ndaj Nick Muzin dhe nuk thotë asnjë fjalë të keqe në adresë të tij, fatkeqësisht provon se ai ja ka lënë atij në dorë fatin e vet.

Dhe ai duket se i ka rezervuar një fat të hidhur të cilin nuk e zhbën dot Gjykata e Tiranës. Siç shikohet, të gjithë në Perëndim, bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar atë vendim.

Tags: bashaBildThe Times

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Mjegulla e dendur ‘mbulon’ kryeqytetin

Pse opozita jonë e humb gjithmonë rrugën në autostradë

Tiranë/ Plagosen dy persona







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com