Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse Telekom Serbia po tenton të depërtojë në hapësirën shqiptare

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Pse Telekom Serbia po tenton të depërtojë në hapësirën shqiptare

Prej më shumë se një viti, Serbia po përpiqet nëpërmjet Telekom Srbija të fusë këmbët në hapësirën shqiptare të telekomunikacionit. Përpjekja e parë nisi me ofertën për blerjen e Telekom Albania në Shqipëri, e tani për blerjen e IPKO në Kosovë. Por pse ky insistim për të hyrë patjetër në hapësirat shqiptare?!

Së pari, duhet theksuar se sektori i telekomunikacionit, përveç aspektit ekonomik, është një sektor shumë i ndjeshëm nga pikëpamja strategjike. Në një vështrim të përciptë mbi legjislacionin që rregullon këtë sektor, kuptohet qartë ndjeshmëria ndaj përpunimit, grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave personale (ku në kushtet e teknologjisë së sotme, arrihet të krijohen profile shumë të qarta edhe për sferat më intime të veprimtarisë njerëzore dhe institucionale).

Së dyti, infrastruktura e Telekomunikacionit është tejet nevralgjike nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare dhe përdorimit të saj në kushtet e emergjencave civile, veçanërisht në vende pa një infrastrukturë tjetër mbështetëse të komunikimit për forcat e rendit dhe sigurisë, siç është Shqipëria dhe Kosova.

Së treti, në kushtet konkrete, operatorët vendas, gjithnjë e më shumë kanë diversifikuar fushën e tyre të veprimtarisë, duke u përfshirë gjerësisht në sektorin e medias audio vizive, gjë e cila e ka rritur shumë fuqinë ndikuese të këtyre operatorëve edhe në aspektin politik, kulturor e social.

Ndaj, është mëse legjitime të shtrohet pyetja nëse qëllimet e një operatori të zotëruar kryesisht nga ekzekutivi serb janë thjesht ekonomike?

Shqipëria dhe Kosova kanë një orientim të qartë pro euroatlantik. Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s, ndërsa Kosova me një prezencë të gjerë ushtarake amerikane. Ndërkohë, Serbia ka një orientim politik  kundër NATO-s, dhe e mbështet politikën e sigurisë kombëtare tek aleanca e ngushtë me Rusinë. Pavarësisht angazhimit në procesin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, gjithmonë e më shumë janë shtuar kohët e fundit kritikat për ushtrimin autoritar të pushtetit, dhe shqetësimet për rritjen e ndikimit politik në media dhe në ekonomi nga ana e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç dhe partive që përkrahin atë.

Në këtë kontekst, është pak e besueshme alibia se këto veprime strategjike të Telekom Srbija duhen vlerësuar thjesht dhe vetëm në aspektin ekonomik, dhe se mund të shërbejnë si gur prove për aftësinë, të Shqipërisë apo Kosovës, për thithjen e investimeve të huaja.

Shqipëria nuk ka asnjë kompleks për të shëruar në këtë aspekt, pasi në më shumë se 30 vite,  ndjek një politikë tejet liberale për aksesin e kapitalit të huaj në tregjet e saj. Kjo dëshmohet nga prania e investimeve të huaja në të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë edhe ata më nevralgjikët si energjia, bankat, transporti apo edhe telekomunacioni. E ngjashme paraqitet situata edhe në Kosovë, me të gjitha vështirësitë disa herë më të mëdha që ajo ka hasur, edhe për shkak të pengesave artificiale që Serbia i ka krijuar ndër vite me shumë zell. Sektori energjetik është shembulli më i qartë, kur vetëm pas shumë vitesh përpjekje dhe ndërhyrjes energjike të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik (kuptohet, vendet kryesore të BË-së), arriti të eliminojë bllokimin në sistemin e saj të transmetimit.

Prandaj, aksesi në sektorët strategjikë nuk mund dhe nuk duhet t’i krijohet kompanive shtetërore të një vendi i cili, lehtësisht për arsye jo ekonomike, mund të destabilizojë infrastrukturën e komunikimit dhe të marrë nën kontroll të dhëna tejet sensitive për ekzistencën, dhe në mënyrë të veçantë, për përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’u njohur si shtet dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare edhe nga Serbia. Ka shumë fusha të tjera ku ndërmarrjet serbe mund të hyjnë e të bëhen pjesë e ekonomisë kosovare, por kanë shfaqur qartazi mosbesimin e tyre në institucionet dhe politikat ekonomike të Kosovës, çka është në kontrast të plotë me përpjekjet e Telekom Srbija në dy vitet e fundit. Një tjetër tregues i synimeve jo ekonomike është edhe çmimi i përfolur për blerjen e IPKO-s, i cili është shumë larg logjikës së tregut, ofruar pikërisht nga një operator i cili dominon tregun serb, duke mos krijuar hapësira konkurruese.

Për të gjitha këto arsye, institucionet e Kosovës duhet të ndjekin shembullin e qëndrimit parimor të institucioneve shqiptare, të cilat i thanë prerazi JO hyrjes në treg të Telekom Sbrija rreth dy vite më parë./LAPSI.al

Tags: depertojehapesiren shqiptaretelekom serbiatenton

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Historia unike e Peter Knowles, “ujkut” nevrik që la futbollin për Zotin

Historia unike e Peter Knowles, “ujkut” nevrik që la futbollin për Zotin

Videoja me pamje të frikshme bëhet virale! Kartelet meksikane sfidojnë qeverinë

Videoja me pamje të frikshme bëhet virale! Kartelet meksikane sfidojnë qeverinë

Mblidhet sërish sot Këshilli Politik, pjesë e tryezës dhe Crawford

Mblidhet sërish sot Këshilli Politik, pjesë e tryezës dhe Crawford







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

by mirseda
21:40 | 10/11/2025
0

Nga Entela Mema - Shteg Fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të fikur u përfshi nga flakët për...

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”

Trump shpall javën e ardhshme në SHBA si “Java e Antikomunizmit”

19:52 | 10/11/2025
Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt

Netanyahu: Do ta zbatojmë armëpushimin në Gaza me grusht të hekurt

18:51 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com