E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Videoja me pamje të frikshme bëhet virale! Kartelet meksikane sfidojnë qeverinë

Një video e cila përmban pamje shqetësuese dhe të frikshme është bërë virale!

Bëhet fjalë për videon në të cilën shfaqen kartelet meksikane të drogës teksa sfidojnë hapur qeverinë.

Dhjetra të armatosur qëndrojnë pranë automjeteve të blinduara, me inicialet e kartelit të drogës Jalisco në Meksikë.

Ata dëgjohen duke bërtitur se janë ‘njerëz të Mencho’, një pseudonim i përdorur nga shefi i Jelisco New Generation Cartel, Nemesio Oseguera.

Ndërkohë raportohet se zyrtarët e lartë të vendit kanë filluar hetimet.

Siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme, disa nga të armatosurit kanë mitralozë dhe snajpera të kalibrit 50, ndërsa numërohen rreth 20 autoblinda të parkuara në rrugë.

Zyrtari i lartë i sigurimit të Meksikës, Alfonso Durazo, tha se videoja po analizohet për të konfirmuar nëse është autentike dhe kur është bërë: “Nuk ka asnjë grup kriminal që ka aftësinë të kundërshtojë forcat federale të sigurisë”.

Videoja u bë publike ditën kur Presidenti Andrés Manuel Lopez Obrador vizitoi shtetet e Guanajuato, Jalisco dhe Colima, të njohura si “fortesat” e kartelit.

“Ata po dërgojnë një mesazh të qartë … që në thelb sundojnë Meksikën, jo Lopez Obrador”, tha Mike Vigil, një ish-shef i operacioneve ndërkombëtare për Administratën e SHBA për Zbatimin e Drogës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...