Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz kaq të neveritshëm?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz kaq të neveritshëm?

Nga: Nigel Jones “The Critic”

Nuk qëllon shpesh që biografitë e shkrimtarëve të jenë në faqet e para të gazetave dhe faqet e internetit. Pornë klimën tonë aktuale të diktuar nga lëvizja #MeToo, biografia e  Bleik Bejlit mbi romancierin e madh amerikan Filip Rot, bëri shumë bujë gjatë javës së kaluar.

Shpesh, shkrimtarët më moralizues, rezultojnë të jenë shumë larg moralit në jetën e tyre personale. Siç mund ta merrte me mend çdo lexues i veprës së Rot, del se shkrimtari ishte një maniak seksuali sëmurë pas seksit.

Nga libri në fjalë mësojmë se Rot i zgjidhte studentet që merrnin pjesë në një seminar mbi mënyrën e të shkruarit, bazuar vetëm në pamjen e tyre fizike. Ai frekuentonte shpesh shtëpitë publike; dhe ua bëri ferr jetën 2 grave të tij fatkeqe.

Njëra prej tyre, Kler Blum, ia ktheu kusurin me rrëfimin e saj rrëqethës mbi martesën e tyre fatkeqe në librin“Jeta në shtëpinë e kukullës:Kujtime”. Gjithsesi Bejli thotë se shumë nga ish të dashurat e tij ruajtën një marrëdhënie miqësore.

Madje disa prej tyre e vizituan edhe në shtratin e tij të vdekjes edhe shumë kohë pasi marrëdhënia e tyre kishin përfunduar. Ndërkohë, është gjithashtu e vërtetë që Rot nuk ishte unik në këtë lloj jete. Në fakt, unë imagjinoj se tradhtia seksuale ishte më shumë një normë sesa përjashtim midis shumë prej shkrimtarëve tanë më të vlerësuar.

Me këtë biografi Rot i bashkohet një liste të gjatë shkrimtarësh amerikanë të shekullit të kaluar, që ishin gjithashtu të njohur për tradhti dhe mizogjini, njëlloj si për produktivitetin e tyre letrar. Këtu përfshihet Heminguei, Ficxherald, Folkner, Çiver dhe Mailer.

As shkrimtarët evropianë nuk mund të ndjehen të vetëkënaqur mbi imazhin e tyre. Sartri dhe Kamyja kishin shumë lidhje seriale me femra të ndryshme, ndërsa Brehti e ndërthuri sjelljen e tij grabitqare me shfrytëzimin seksual letrar:duke kopjuar shkrimet e të dashurave të tij dhe duke i botuar ato si të tijat.

Në romanet e tij madhështorë, Çarls Dikens,nxorri në pah padrejtësitë dhe pabarazitë e shoqërisë britanike viktoriane. Por siç zbuloi më vonë biografja e tij Kler Tomalin, ai ishte një hipokrit monumental. E trajtoi gruan e tij me një mizori të tmerrshme, dhe ndoshta pësoi goditje fatale në tru gjatë kohës që ishte në shtrat me të dashurën e tij të fshehtë.

H.G.Uells- predikuesi i drejtësisë sociale – ishte një joshës seriali grave të reja, dhe kishte një fëmijë nga një lidhje e fshehtë(e lënë pas dore) me shkrimtaren Rebeka Uest. Edhe “shenjtori”Xhorxh Oruell ngacmonte (zakonisht pa sukses) çdo grua që ishte një orbitën e tij.

Duke qenë vetë një biograf letrar, kam zbuluar jetën e fshehur të vetë subjekteve të studimeve tëmia. Poeti Rupert Bruk, i lavdëruar nga adhuruesit e tij të shumtë – përfshirë Uinston Çurçillin- si mishërimi i gjithçkaje që ishte më fisnike në Anglinë Eduardiane, pati lidhje tënjëkohshme me 2 (nganjëherë 3) gra.

Në një moment tentoi të mbyste njërën prej tyre, dhe kërcënoi të rrëmbente dhe përdhunonte një tjetër. Personazhi tjetër mbi të cilin kam shkruar, romancieri dhe dramaturgu Patrik Hamilton, kishte ashtu si Ro 2 martesa katastrofike, pati një lidhje të gjatë me një prostitutë në lagjen londineze Soho, teksa e përndoqi aq shumë aktoren Xheraldin Ficxherald, saqë kjo e fundit u detyrua të largohej në SHBA.

Më së fundmi, shkrimtari më i shitur francez Gabriel Matzef, nuk e fsheh në librat e tij bestseller preferencën e tij për të bërë seks me vajza adoleshente, duke shkuar deri në Azi për turizëm seksual për ta kënaqur epshin e tij.

E inkurajuar nga lëvizja #MeToo, një nga viktimat e tij, Vanesa Springora, vetë një shkrimtare, ka thyer heshtjen kohët e fundit duke shkruar një libër ku flet për abuzimin e saj në fëmijëri nga Matzef, nën mbulesën e një lidhjeje me mamanë e saj.

Ndër pyetjet e ngritura nga buja që kanë shkaktuar këto sjellje, është nëse ekziston një lidhje midis gjeniut krijues dhe jo-ortodoksisë seksuale. A mendojnë shkrimtarët se talentet e tyre të veçanta, i përjashtojnë ata nga rregullat e mërzitshme, që e ndalojnë pjesën tjetër të shoqërisë të bëhet pjesë e sjelljeve të gabuara seksuale edhe në martesë?

A është kjo arsyeja pse pak shkrimtarë zgjedhin harmoninë dhe besnikërinë e brendshme me një partnere të vetme gjatë gjithë jetës?Feministët do të argumentonin se nuk ka asgjë të pazakontë në sjelljen e keqe midis shkrimtarëve meshkuj:se sjellja e tyre është thjesht një dukuri e përbashkët e keqpërdorimit që meshkujt i bëjnë fuqisë së tyre.

Është sigurisht e qartë, siç e kanë treguar rastet e bujshme të Xhimi Sevil, Rolf Herris dhe Maks Kliford në Britani dhe të Harvi Ueinshtein dhe Xhefri Epshtein në SHBA, se shkrimtarët nuk janë të vetëm midis personave të famshëm që kanë prirjen për abuzim seksual, dhunë dhe perversione.

Statusi i të qenit të famshëm, nënkupton që vepra të tilla të zakonshme do të marrin më shumë vëmendje dhe përfundimisht edhe ndëshkim penal. As shfrytëzimi seksual nga shkrimtarët nuk është një ves ekskluziv i sistemit patriarkal.

Teksa lavjerrësi i zakoneve të papranueshme shoqërore të pranueshme, lëkundet më fort në anën e libertarianizmit që i dha mundësi Filip Rot të shijonte aventurat e tij erotike,përkundrejt mosmiratimit puritan, libra si “Ankesa e Portnoit” e këtij shkrimtari nuk ka gjasa që tashmë të shesin miliona kopje. Në fakt, unë dyshoj nëse një libër i tillë do të botohej sërish. Në këto kushte, a do të sjellë triumfi i feminizmit humbjen e letërsisë?

Burimi i lajmit: https://thecritic.co.uk/why-are-great-writers-such-awful-people/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: njerëzshkrimtarete neveritshem

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Bota

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

19:12 | 07/07/2025
Next Post
Kamera e fshehtë/ Deputeti kapet mat duke bërë pazar për emrin në listë (Video)

Kamera e fshehtë/ Deputeti kapet mat duke bërë pazar për emrin në listë (Video)

Biden: Brenda 3 javësh do të vaksinohen 90% e popullsisë në SHBA

Biden: Brenda 3 javësh do të vaksinohen 90% e popullsisë në SHBA

Gjekmarkaj-Topallit: Në vend të sulmosh Ramën, po merresh me PD-në

Gjekmarkaj-Topallit: Në vend të sulmosh Ramën, po merresh me PD-në

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com