Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Rama dhe Basha janë të frikësuar nga Reforma Zgjedhore

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse Rama dhe Basha janë të frikësuar nga Reforma Zgjedhore

Nga: Spartak Ngjela

As Rama dhe as Basha nuk pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor.
Po Reformën në Drejtësi?
Reforma në Drejtësi dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor janë dy anët thelbësore të drejtësisë dhe demokracisë shqiptare, e cila tani dihet se aktualisht është në proces reformimi.
Po procesi i reformimit?
Procesin e reformimit në institucionalizimin modern të shtetit dhe të drejtësisë shqiptare, e ndihmoi në mënyrë të fuqishme akti Merkel për çeljen e negociatave me BE: shtatë kushtet e vendosura prej saj për t’u zbatuar pas çeljes.Të shtatë kushtet janë strukturë e re politike antikorrupsion.
Basha shumë i trembur nga kushtet. Rama me shqetësimin, të cilin nuk e fsheh dot me gëzimin e rremë që shpreh.
Kjo është situata e ngarkuar me emocion frike, që bllokoi sot tryezën e reformës zgjedhore.

l.
Këtë tregoi sot tryeza e mbledhur për Reformën zgjedhore, e thirrur nga OSBE: as Rama dhe as Basha nuk e pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor. Sepse kanë frikë për veten. Asnjëri prej tyre nuk del dot deputet me një sistem mazhoritar: sepse nuk i do populli individualisht.

Për këtë arsye ndërkombëtarët, por sidomos politika amerikane, duhet ta ketë të qartë se të korruptuarit e Shqipërisë nuk e pranojnë Shqipërinë institucionale.
Politika amerikanë tani e di mirë se këta individë që luajnë për interesin e tyre vetjak, nuk kanë lidhje fare me interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Madje janë në armiqësi të hapur me interesin e shqiptarëve.

ll.
Në fakt kjo ka qenë pjesa më e errët e historisë së Shqipërisë. Të korruptuarit liderë të Shqipërisë kanë qenë lakej të fqinjëve pushtues territoresh shqiptare, sepse kështu, me anë të tyre, këta ose kanë ardhur në pushtet, ose kanë mbajtur pushtetin.

Të gjithë, në njëqind vjet, kanë tentuar ose nga Beogradi e Moska, ose nga Athina. Njëlloj si edhe sot. Dhe fatkeqësia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve gjithmonë ka qenë fakti i hidhur që pushteti politik është paguar nga fqinjët kundër shqiptarëve.

Histori kombëtare e fshehur, aktivitet kombëtar i gjymtuar, shqiptarë të mëdhenj dhe patriotë të shquar të vrarë nga pushtuesit me anë të veglave të tyre në pushtetet politikë të Shqipërisë: kjo ka qenë historia e trishtë e shqiptarëve pas vitit 1912. Asnjëherë në përkrahje të Interesave të tyre: kjo është historia njëqindvjeçare e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

lll.
Korrupsioni i grykësisë së liderëve të shitur, ka qenë dhe mbetet ende fenomemi i regresit dhe dëshpërimit shekullor të shqiptarëve.
Kështu edhe sot.

Prandaj, edhe në këtë kohë historike Rama dhe Basha që janë bashkë kundër Reformës në Drejtësi, kërkojnë bllokim të çdo reforme demokratike në Shqipëri.

Ku konsiston sot si spikatje e prekshme qëllimi prishës i Ramës dhe Bashës?
Rama, Basha dhe i gjithë korrupsioni shtetëror shqiptar po ka tani qëllim deri në tmerr për arritjen e dy aspekteve në ndalimin reformues të shoqërisë shqiptare:
Moslejimi i aplikimit të Reformës në Drejtësi; dhe, moslejimi i ndryshimit të sistemit zgjedhor në mazhoritar apo në proporcional me lista të hapura.

Në këto momente dallon se antireforma po punon me KED dhe drejtuesin e saj, Gent Ibrahimi, për të krijuar zvarritje dhe bllokime të kota proceduriale për emërimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Gjithçka ka të bëjë me SPAK. Se këtu është mbështjellë frika Rama-Basha. Këta po duan që më çdo kusht të zvarriten emërimet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Por e kanë të kotë. Është krejt e krejt një ndërmarrje e dështuar, edhe pse ka shenja që në këtë zvarritje po merr pjesë dhe edhe Gent Ibrahimi, kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Drejtuesi Ibrahimi u duk se u kërcënuar dje ndërkombëtarisht që ktheu aq shpejt mendimin e tij të parë për emërimet në SPAK, kur theksoi në tërheqje se Prokuroria e Posaçme mund të konstituohet edhe me një numër prej më pak se 10 prokurorë.

Për këtë arsye, politika amerikane që kontrollon gjendjen në Shqipëri duhet të jetë shumë e vëmendshme me Ramën dhe Ibrahimin, se po kuptohet që kanë një lidhje të nëndheshme për zvarritjen e SPAK-ut.
Gjithsesi, edhe reforma zgjedhore edhe SPAK do të triumfojnë më sukses. Dhe ky është në fakt fati i madh i Shqipërisë së mileniumit të ri.

Tags: edi ramalulzim bashareforma zgjedhoresistemi zgjedhorSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post

Plagosën të riun, pranga 24-vjeçarit. Policia tregon çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë

Lotaria amerikane/ Ambasada nxjerr datat, ja kur nis aplikimi

Lotaria amerikane/ Ambasada nxjerr datat, ja kur nis aplikimi

Agjencia Kombëtare e Barnave: Ndaloni përdorimin e këtij medikamenti, ka lëndë kancerogjene

Agjencia Kombëtare e Barnave: Ndaloni përdorimin e këtij medikamenti, ka lëndë kancerogjene

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com