Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse populizmi është i dënuar të dështojë!

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga David Von Drehle “The Washington Post”

Populizmi, është shkenca politike që prodhon zgjidhje të thjeshta për çështje komplekse. Ai lulëzon në periudha të ndryshimeve rrënjësore, e shoqëruar nga pasiguria e mbështetësve të tij. Për shembull, kur një mori forcash – teknike, shkencore, ekonomike dhe kulturore – i shndërruan shoqëritë perëndimore nga kryesisht rurale në urbane, dhe nga agrare në industriale, ndryshoi çdo aspekt i jetës.

Në mbarë botën shpërthyen revolucionet. U zhvilluan luftëra midis monarkive, të cilat ishin në grahmat e fundit. Një historiani mund t’i duhet një karrierë e tërë, në përpjekje për t’i shpjeguar të gjitha. Por populisti tipik e thjeshtëzon historinë. Sot po jetojmë në një tjetër epokë ndryshimesh të mëdha, por edhe pasigurish po të tilla.

E kuptova këtë kur intervistova ish-drejtuesen e Rezervës Federale, Janet Yellen. Një përzierje forcash – nga globalizmi, tek smartfonët dhe niveli i pjellorisë – po kombinohen disi për të dobësuar shtresën e mesme. Rritja e pabarazisë, thotë Yellen, është fakti ekonomik përcaktues i epokës sonë.

Shumë karriera, do t’i kushtohen shpjegimit të këtyre problemeve brezave të ardhshëm. Ka shumë libra që duhen shkruar mbi shumë faktorë ndikues:fuqia punëtore e globalizuar, rritja e automatizmit në industri, zhvillimi i madh i transportit detar, shkenca e menaxhimit të furnizimit zinxhir.

Ekspertë të tjerë, do të shqyrtojnë ndryshimet kulturore që kanë sjellë familje më të vogla. Shoqëritë e përparuara po plaken shpejt, duke sjellë të gjitha pasojat negative:konsumi nuk po rritet, janë shtuar kostot e shërbimit  shëndetësor, dhe ka fitime të vogla nga produktiviteti. Studiuesit do të përshkruajnë zhvendosjen nga një ekonomi harduerësh në një ekonomi softuerësh, e cila e distancon aktivitetin ekonomik nga burimet natyrore, dhe lejon që pasuria të grumbullohet në disa zona të favorizuara.

Në aspektin ekonomik, vërejti Yellen, bota e zhvilluar duket se po hyn në një periudhë të gjatë të një rritjeje të ulët ekonomike. Pavarësisht nga deficitet e mëdha të buxhetit, ekspansioni i ardhshëm i ekonomisë amerikane, parashikohet të jetë mesatarisht më pak se 2 për qind në vit.

Dhe ky është një problem serioz: Rritja e pasurisë së përgjithshme, në krahasim me copëtimin e saj, ka qenë çelësi për krijimin e shtresës së mesme në Amerikë.

Rritja e ngadaltë ekonomike, është sigurisht një shkak kontribuues i rënies së saj. Tabloja është edhe më shqetësuese për Evropën dhe Japoninë, që kanë një rritje ekonomike anemike. Dhe aty ku rritja e ulët kërcënon mundësinë për të përparuar më tej- që është thelbi i shoqërisë së shtresës së mesme – krijohen të çara përgjatë linjave arsimore, fetare, gjeneruese dhe gjeografike.

Një ndërlikim i tillë, është një shans i artë për “mbirjen” e farave të një populizmi helmues. SHBA-ja po nuk po përballet e vetme problemet e një të ardhme me rritje të ulët ekonomike. Amerika e presidentit Donald Trump, nuk është as vendi i vetëm ku po ringjallet populizmi. Fajësimi i emigrantëve dhe refugjatëve për dobësimin ekonomik të klasës së mesme, është po aq popullor në Berlin, Brest dhe Brajton, sa edhe në Pensilvani.

Dhe skema e kompensimit të elitave globale, është po aq thelbësore për Brexit-in, sa është për Trumpizmin. Atëherë cila është kura? Kompleksiteti e ushqen populizmin; thjeshtësia ka prirjen ta dobësojë atë. Dallga e populizmit që përfshiu Shtetet e Bashkuara në vitet 1920, u zbeh në kontakt me qartësinë morale dhe qëllimin kombëtar.

Krizat binjake – Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore – e fokusuan vëmendjen e shumicës së amerikanëve tek rreziqet e qarta dhe aktuale. Por ky është sërish një “ilaç” i fortë. Ndërkohë populizmi mund të luftohet përmes një udhëheqjeje kompetente dhe të përgjegjshme. Për rritjen e populizmit të sotëm, nuk mund të fajësohen vetëm demagogët.

Një masë të madhe përgjegjësie, ka edhe një brez i tërë udhëheqësish politikë, të mendimit dhe kulturës, të cilët iu gëzuan përçarjeve dhe ndryshime, pa u shqetësuar mjaftueshëm për pasojat negative. “Lëviz shpejt dhe thyej gjërat”, ishte motoja e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Por ajo përmblidhte një frymë të përhapur gjerësisht nga elitat. Gjatë nxitimit të tyre, ata e humbën kontaktin me ata, kontratat shoqërore dhe shpresat e të cilëve për të ardhmen ,ishin pjesë e asaj që u shkatërrua. Mjerisht, ne jemi duke bërë të njëjtën gjë. Pavarësisht se ku ngrihet populizmi në spektrin politik, ai është pashmangshëm i destinuar që të dështojë.

Recetat e thjeshta, dëshmojnë se janë të papërshtatshme për një botë komplekse. Ne mund t’i mbyllim në qeli emigrantët, ose nëse preferoni, mund t’i taksojmë edhe miliarderët. Por ajo që s’mund të bëjmë, është të frenojmë dallgët e ndryshimit. Herët a vonë, ato kërkojnë vëmendjen tonë./ TIRANA TODAY

Tags: denuardështojëekonomipopulizmishkenca politike

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

E pabesueshme/ I rrëmbeu 130 milionë $, më pas i kërkoi këshilla në telefon se si t’i investojë

“Pickoi ministren”, Rama e paditi për shpifje. Aktivistja: Ku ti gjej lekët? (video)

Aksidentohet aktorja e famshme







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com