Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse po zhgënjejnë Basha dhe Kryemadhi

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Surprizon analisti Bushati, zbulon vendimet për të cilat mbështet Ramën

Nga: Andi Bushati

Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit duke ndjekur rrugën më tinzare të mundshme ndaj shumicës së shqiptarëve që kërkon largimin e këtij regjimi. Sot, tre muaj para zgjedhjeve, ende askush nuk e di zyrtarisht nëse PD, LSI dhe partitë e tjera do të garojnë me një front të përbashkët, me lista të ndara, apo sikurse thuhet aty këtu, në disa qarqe veç dhe në disa të tjera bashkë.

Përpara opozitës së bashkuar u shfaqën dy dilema, që kur Edi Rama organizoi një puç kushtetues në bashkëpunim me sharlatanët e blerë në parlament, për të penguar koalicionet mes partive kundërshtare.

I pari qe futja në një listë të vetme e PD me LSI-në e cila mund të maksimalizonte numerikisht votën, por përmbante riskun e zhgënjimit të dy elektorateve të veçanta, që nuk është se ushqejnë ndonjë dashuri të pakusht ndaj njëri-tjetrit.

Versioni i dytë ishte që të dalin në zgjedhje, secili me siglën e vet, duke kënaqur fanatikët e partive, duke nxjerrë avantazhe nga dyfishimi i kandidatëve në terren (me dy lista dublohet numri i njerëzve që kërkojnë vota për çdo qark), por edhe me një paradoks të madh: duke bërë fiks atë që kërkoi Edi Rama, përçarjen taktike të opozitës dhe mos përfitimin numerik që jep sistemi, për ata që i mbledhin votat në një thes.

Që ky ka qenë një synim i mirë përcaktuar i Ramës këtë e tregon edhe mënyra se si ai veproi në vitin 2017, e dëshmon pabesia e prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, por edhe forma sesi i nxjerrin sondazhet lakejtë e vet mediatikë, që predikojnë se PD – LSI humbasin po dolën të bashkuar.

Pra e zënë në kurthin e këtyre dy dilemave opozita duhej të merrte një vendim. Ajo duhet ta bënte këtë me transparencë, me një diskutim të gjërë publik, në emër të një qëllimi të vetëm: rrëzimit të një bande që po vjedh, po varfëron dhe po keqtrajton shqiptarët.

Por në vend të merrte këtë drejtim opozita e ka kyçur diskutimin në kasafortën e sekreteve, njësoj siç veproi Rama me akrobacitë për vaksinën e Pfizer.

Ndonëse tepër vonë, ky debat duhet këmbëngulur të rihapet, pasi fati opozitarizmit në Shqipëri është shumë më i madh sesa kapriçot e Monikës dhe çupulinave që i shkojnë nga pas, apo frikërave të Lulit, të ushqyera nga eunukët që hezitojnë ta kundërshtojnë.

Nga konsultimet me disa ekspertë të zgjedhjeve, personalisht më rezulton, se dalja me një listë e favorizon numerikisht opozitën. Kjo nuk mbështetet vetëm mbledhjen e rezultateve të 2017, ku nëse do të dilnin bashkë, PD dhe LSI do e kishin lënë pakicë rilindjen. Në llogaritë e sotme, e bashkuar, opozta mund të fitonte teorikisht deri 5 deputetë më shumë, në 5 qarqe të ndryshme. Ajo mund të përfitonte avantazh të madh në ato zona elektorale ku numri i deputetëve është tek (si psh Korça ku një listë e përbashkët do përmbyste rezultatin). Ajo mund të mbronte avantazhin në vende të tjera ku rilindja po tenton ta ktheje duke blerë me para dhe shantazhuar me banditë.

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

E gjithë kjo strategji e daljes në një listë, sikurse u tha në fillim, do kishte problemin e mos fuzionimit perfekt të dy elektorateve. Psh disa demokratë mund të mos dilnin të votonin ngaqë në listën e përbashkët mund të gjendeshin edhe emrat majtisto- klientelistë të LSI-së.

Por, kjo barrierrë psikologjike ishte lehtësisht e kapërcyeshme, nëse do mendohej një strategji e zgjuar politike. Nëse liderët opozitarë do të dinin ti sqaronin ndjekësve të tyre se kjo qe një kundërpërgjigje ndaj hilesë së pabesë që u bëri Rama, nëse kjo do mbështillej me slloganin e një fronti të përbashkët opozitar, qëllimi i të cilit ishte përbysja e këtij regjimi, nëse ajo do justifikohej thjeshtë si një mjet për të arritur tek qëllimi i ndryshimit të  pushtetit, anomalia do shuhej. Pra kështu fronti opozitar do arrinte të siguonte edhe të gjithë avantazhin që të jep sistemi nga garimi me një listë (pa djegur asnjë votë) edhe thelbin politik të një bashkimi që do garantonte rrëzimin e Ramës.

Natyrisht një zgjidhje e tillë kërkon sakrifica. I pari duhet të lëshojë Lulzim Basha, i cili duhet të mendojë më shumë për krijimin e një shumice të gjërë qeverisëse sesa për llogaritë meskine të numrave të një PD-je humbëse.

E dyta, Monika Kryemadhi duhet të heqë dorë nga paranoja se sekti ç’thuret po u përzje me të tjerë. Të dy së bashku ata duhet të të zbrapsen në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që edhe ndonëse nuk i besojnë, i shohin si faktorin e vetëm të ndryshimit.

Por, fatkeqësisht edhe Basha edhe Kryemadhi po zhgënjejnë. Ata duket se janë të prirur ta marrin si skuthë, pas dyerve të mbyllura, vendimin më të madh që i përket gjithë popullit opozitar. Ata duket se po shohin më tepër hallin e vogël të menderes së tyre para pikturës së madhe. Dhe kjo është e pafalshme. Sepse nëse e djegin pa provuar dhe pa tentuar mundësinë e një fronti të përbashkët, nëse sillen thjeshtë si marioneta të sondazheve të Piepolos, ky do të qe një krim i pafalshëm.

Nëse e flakin mundësinë e bashkimit, madje e flakin pa e konsultuar me kërkënd, ata duhen ndëshkuar po dështuan në 25 prill. As Monika që e ka parti familjare dhe as Basha që e ka të trashëguar, nuk mund të qëndrojnë më në krye të tyre. Ata duhet të shporren nga sytë këmbët, madje edhe nëse Rama i vjedh e i kërdis pasi i ka shpënë në garë të përçarë. Askush nuk do mundet ti amnistojë për vendimet që morën vetëm vetë.

Tags: ANDI BUSHATIopinionpartite opozitarezgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Rama thumbon Fevziun: Tani e zbuloi Shqipërinë, në emision merret me përgjime

Rama thumbon Fevziun: Tani e zbuloi Shqipërinë, në emision merret me përgjime

Pandemia/ Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së

Pandemia/ Franca mbyll kufijtë me vendet jashtë BE-së

“Pandemia në Shqipëri po shkon drejt fundit”/ Ja çfarë paralajmëron Ngjela

Politika amerikane lartëson shqiptarët, Beogradi çirret me gënjeshtra







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com