E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Rama thumbon Fevziun: Tani e zbuloi Shqipërinë, në emision merret me përgjime

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim në fshatin turistik të Dardhës, ku u prit nga një familje e cila kishte ndërtuar bujtina për të mirëpritur turistët.

Teksa po fliste për vendet e Shqipërisë, Rama bëri ironi me opozitën por edhe me personat që sipas tij para pandemisë, nuk kishin vizituar ende shumë qytete të Shqipërisë.

Rama ka thumbuar edhe gazetarin Bledi Fevziu duke thënë se tani e zbuloi Shqipërinë.

Edi Rama: “Nuk dua të përmend emra, një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet edhe kishte ardhur me familjen atje, gjatë kohës së verës që s’kishte ku shkonte, edhe më thotë mua “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria. Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë më thonë ça është kjo.

Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra. I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm me përgjime. E ka filluar ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë. Zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se gjëja e parë merr avionin dhe ik”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...