Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse po shkatërrohet demokracia në Perëndim!

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse po shkatërrohet demokracia në Perëndim!

Nga Patrick Gathara “Al Jazeera”

Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, jo shumë kohë më parë Britania e madhe dhe Shtetet e Bashkuara, mbaheshin nga bota në zhvillim si shembuj të përfitimeve që jep demokracia. Sot, teksa e para është në kaos për shkak të mosmarrëveshje mbi mënyrën e daljes së vendit nga BE, e dyta është në ethe për shkak të procedurave të ‘impeachment’-it ndaj presidentit, lind vetvetiu një pyetje: A është rrëshqitja në idiotizmim populist, fati i pashmangshëm i demokracisë?

Gjendja aktuale e botës anglo-saksone, duket se sugjeron diçka të tillë. E zhytur në një krizë gjithnjë e më të thelluar kushtetuese, për shkak të referendumit të saj të vitit 2016 për largimin nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur në pushtet një lider populist, Boris Xhonsonin. Në anën tjetër të Atlantikut, SHBA-ja qeveriset nga një populist po aq jo-kompetent, Donald Trumpi.

Për shumë njerëz, jeta është sot tashmë një luftë e vazhdueshme për të pasur ushqimin e përditshëm në tryezë, dhe një çati mbi kokë. Në rrethana të tilla, angazhimi i vazhdueshëm popullor me çështjet e ditës, ngjan si diçka e madhe. Kështu që votuesit, presin që dikush tjetër t’u thotë atyre se çfarë po ndodh në “kuzhinën demokratike”.

Kështu britanikët nuk ishin domosdoshmërish plotësisht të informuar, para se të shkonin në kutitë e votimit në referendumin e Brexit në vitin 2016. Pavarësisht nëse merr sugjerimet nga politikanë, gazetarët apo “ekspertët” e vetë-emërtuar, ka një rrezik që elektorati të mos e dijë se është mashtruar, siç po thonë sot shumë njerëz në lidhje me Brexit.

Por sërish në fund, votuesit mund të mos i interesojë ajo çfarë. Ilia Somin, profesor i jurisprudencës në Universitetin Xhorxh Mejzën, vë në dukje se militantët politikë kanë tendencën të sillen pak e shumë si tifozët e sportit.

Ata janë më pak të interesuar për argumentet, apo sa mirë po luhet ndeshja, dhe më shumë nëse po fiton skuadra e tyre. Nëse votuesit nuk shqetësohen për politikën, atëherë pse shkojnë që të votojnë? Ashtu si të shkuarit në një ndeshje futbolli dhe të brohoriturit për ekipin e zemrës, edhe votimi u jep njerëzve kënaqësinë pjesëmarrjes së afërt, por pa u futur në fushë dhe u angazhuar me një çështje konkrete.

Dhe ashtu si ekipet e tyre, shumë votues i zgjedhin rrallë ekipet politike bazuar në idetë e tyre, dhe më shumë në konsiderata arbitrare, siç janë përkatësia etnike ose vendi i lindjes. Nëse familja dhe fqinjët tuaj votojnë për një parti të caktuar, gjasat janë që të vazhdojnë po kështu.

Media e përkeqëson këtë prirje, si përmes përmbajtjes së raportimeve, ashtu edhe mënyrës sesi e bën këtë. Ajo raporton lajmet, në vend se të analizojë dhe shpjegojë.

Për të tërhequr një audiencë më të madhe, sensacioni merr përparësi mbi prioritetet realisht të rëndësishme. Kjo çon në përqafimin e ideve të thjeshta për probleme komplekse, dhe tek preferenca për politikanët e “thjeshtë” populistë, si Trump ose Xhonson, të cilët nuk pranojnë e kompleksitetin. Në fund të fundit, nëse bota është kaq e thjeshtë, atëherë rregullimi i saj nuk kërkon dije shumë të specializuara.

Kësisoj, populizmi është më pak shkak i shkatërrimit të demokracisë, dhe më shumë një pasojë e tij. Demokracia perëndimore, po gërryhet nga brenda prej një kohe të gjatë, si rezultat i “paktit të heshtur” midis elektorateve dhe elitave, ku të parët i votojnë të dytët, për sa kohë që ata ofrojnë rritje ekonomike dhe prosperitet.

Kjo e ka shndërruar demokracinë në një ‘reality show”, ku elitat garojnë se kush merr një vend në tryezë, media ofron një komente pro tyre, ndërsa publiku reduktohet në shikimin e televizorit dhe hedhjes e votës për fituesin. A nuk është çudi që ky model ka prodhuar nga një prezantues të ‘reality show’ një udhëheqës të botës së lirë në jetën reale?

Demokracia është një punë e vështirë. Ky nuk është lajm për shoqëritë që luftojnë për demokracinë kundër regjimeve tiranike, dhe që herë pas here janë tallur nga Perëndimi si “republika bananesh” dhe “vende të qelbura”, gjithnjë kur kanë problemet e tyre.

Platoni paralajmëroi dikur se “një nga ndëshkimet për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë, është që ju përfundoni u duke u qeverisur nga inferiorët tuaj”. Ne po e mësojmë këtë leksion sot nga debatet politike aktuale në SHBA dhe Britaninë e Madhe./ TIRANA TODAY

Tags: Britania e Madhedemokraciaperendimshkaterrohetshtetet e bashkuara

TË LIDHURA

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta
Bota

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

14:52 | 13/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi
Rajoni

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren
Bota

Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

14:48 | 13/10/2025
Next Post
Trump thotë se Turqia do ta pësojë nëse “kalon limitet” në Siri

Trump thotë se Turqia do ta pësojë nëse "kalon limitet" në Siri

Video/ U tha se debatoi me të dashurën, flasin prindërit e portierit: Djali nuk u hodh nga ballkoni

Video/ U tha se debatoi me të dashurën, flasin prindërit e portierit: Djali nuk u hodh nga ballkoni

Kritika të forta pasi presidenti njofton tërheqje nga Siria verilindore

Kritika të forta pasi presidenti njofton tërheqje nga Siria verilindore







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi
Politikë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

by mirseda
14:53 | 13/10/2025
0

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake...

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

14:52 | 13/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

14:48 | 13/10/2025
Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

14:47 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com