Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

Gjeopolitika dhe energjia. Lufta do të përshpejtojë kalimin nga petro-shtetet në elektro-shtete të reja. Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte nafte dhe gazi gjatë dy dekadave të sundimit të tij, kanë paguar për tanket, armët dhe raketat, që tani po vrasin ukrainasit, shkruan The Economist.

Të ardhurat nga burimet natyrore kanë ngritur një elitë, e cila ka krijuar pasuri jashtë vendit me jahte, klube nate dhe kompani të ndryshme, duke penguar politikën përfaqësuese në vend dhe duke kënaqur fantazitë megalomaniake të Putinit.

Ndërsa Rusia furnizon 10-25% të eksporteve botërore të naftës, gazit dhe qymyrit, shumë vende, veçanërisht në Europë, janë tepër të varura prej saj.

Për ta, lufta në Ukrainë ka qenë një tronditje e madhe për një sistem energjetik tashmë të tendosur, duke e bërë edhe më urgjent përdorimin e energjisë së erës, energjisë diellore dhe asaj bërthamore, me qëllimin për t’u shkëputur nga varësia e naftës. Megjithatë, mos mendoni se kjo epokë e re do t’i japë fund mallkimit të krizave energjetike dhe autokratëve.

Javët e kaosit në tregjet e energjisë, kanë filluar të dëmtojnë konsumatorët. Çmimet e benzinës në Los Anxhelos kanë arritur, për herë të parë, mbi 6 dollarë për gallon. Ndërsa sanksionet ndaj Rusisë po ndihen, tregtarët parashikojnë se Europa do të vuajë nga mungesa e naftës.

Gjermania po përgatitet të racionojë gazin natyror dimrin e ardhshëm, në rast se Rusia ndërpret furnizimet. Në Azi, importuesit e naftës po përgatiten për një goditje në bilancin e pagesave. Në një treg të tendosur, goditjet janë të vështira për t’u përballuar.

Çmimi i naftës u rrit në 122 dollarë për fuçi këtë javë, pasi një tubacion nga Azia Qendrore në Detin e Zi, pësoi dëmtime nga stuhia dhe rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, sulmuan fabrikat energjetike saudite.

Reagimi

Reagimi i menjëhershëm i qeverive kudo, ka qenë përpjekja për të gjetur më shumë lëndë djegëse fosile, sado ndotëse për mjedisin. Me nxitjen e Perëndimit, Saudi Aramco, firma më e madhe e naftës në botë, po rrit investimet në 40-50 miliardë dollarë në vit.

Administrata e Biden madje u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet me Nicolás Maduron, diktatorin e Venezuelës, ndoshta për të marrë më shumë naftë nga një shtet që në vitin 2005, furnizonte 4% të naftës së papërpunuar në botë.

Pyetja afatgjatë që shtrohet është: sa shpejt mund të braktisen plotësisht lëndët djegëse fosile? Strategjia e energjisë e shpallur këtë muaj nga BE-ja, parashikon pavarësinë nga Rusia deri në vitin 2030, pjesërisht duke gjetur burime të reja të gazit, por edhe duke dyfishuar burimet e rinovueshme.

Diçka është bërë e qartë: fuqia bërthamore është rikthyer në modë. Franca planifikon të ndërtojë gjashtë termocentrale të reja dhe po synon “pavarësinë totale në energji”. Më 21 mars, Britania tha se do të ndërtonte një gjeneratë të re reaktorësh bërthamorë me “shpejtësi të jashtëzakonshme”.

Një sistem i ri energjie që përdor më pak karbon, gjithashtu ka rritur shpresat për të eliminuar varësinë energjetike nga despotët.

Rreziqet

Megjithatë, pavarësisht se gjeopolitika do të përshpejtojë tranzicionin e energjisë, kjo do të ketë rreziqet e veta. Tranzicioni do të dëmtojë disa ekonomi dhe do të shkaktojë varësi të re nga disa të tjera.

Për ta vlerësuar këtë ndikim, ne kemi parashikuar shpenzimet për dhjetë burime natyrore, duke përfshirë naftën dhe qymyrin, dhe metalet e përdorura në prodhimin e energjisë dhe elektrifikimin e industrisë dhe transportit. Ndërsa bota po dekarbonizohet, këto shpenzime do të bien nga 5.8% e PBB-së, në 3.4%, deri në vitin 2040.

Megjithatë, sipas parashikimit tonë, më shumë se gjysma e shpenzimeve do të shkojnë sërish tek autokracitë, duke përfshirë elektro-shtete të reja që ofrojnë metale ekologjike, si bakri dhe litiumi. Dhjetë vendet me prodhimin më të lartë, do të kenë një pjesë tregu mbi 75% në të gjitha mineralet, çka do të thotë se prodhimi do të jetë tepër i përqendruar.

Dallohen dy probleme kryesore. Së pari, gjeopolitika e tkurrjes së industrisë së naftës është e tensionuar. Ndërsa firmat perëndimore tërhiqen për arsye mjedisore dhe në përgjigje të kostove të larta, pjesa e tregut të vendeve anëtare të OPEC dhe Rusisë, do të rritet nga 45% në 57%, deri në vitin 2040, duke u dhënë atyre më shumë ndikim. Prodhuesit me kosto më të lartë si Angola dhe Azerbajxhani, përballen me një tronditje. Harta e botës do të mbushet me ish-petro-shtete të dëshpëruara.

Së dyti, elektro-shtetet në zhvillim përballen me betejën e burimeve. Shpenzimet për metalet ekologjike mund të kapin vlerën mbi 1 trilion dollarë në vit, deri në vitin 2040. Disa shtete, si Australia, janë të pajisur mirë për t’u përballur me këtë situatë, por jo shtete më të brishta, si Kongo, Guineja dhe Mongolia.

Minierat ishin një burim mosmarrëveshjesh në zgjedhjet e fundit në Kili dhe Peru. Firmat globale të minierave janë të shqetësuara se do të hiqen të drejtat e tyre pronësore. Mungesa e investimeve që ka rezultuar, ka rritur çmimin e metaleve ekologjike me 64% vitin e kaluar. E gjithë kjo situatë ndërlikohet nga Kina, e cila kërkon të njëjtat burime, por është më tolerante ndaj qeverive të korruptuara.

Ashtu si me të gjitha mallrat, rritja e çmimeve do të shkaktojë përfundimisht reagimin e tregut. Furnizimi i ngushtë u jep firmave një nxitje të madhe për të rritur riciklimin dhe për inovacion. Po shfaqen lloje të reja të reaktorëve bërthamorë, në shkallë të vogël.

Tesla, e cila përdor minerale për të prodhuar makina elektrike, po zhvillon modele të reja baterish. Ajo ka arritur gjithashtu një marrëveshje furnizimi me Kaledoninë e Re, një territor në Paqësor me 277,000 banorë, i cili mbart një të dhjetën e rezervave të nikelit në botë. Këtë muaj, firma kanadeze Barrick, ra dakord që të ndërtonte një minierë bakri me vlerë 10 miliardë dollarë në Pakistan.

Tension i lartë

Megjithatë, edhe kur tregjet përgjigjen, qeveritë duhet të dyfishojnë përpjekjet. Për shkak se vetëmjaftueshmëria rrallëherë është një opsion, qëllimi duhet të jetë diversifikimi. Kjo nënkupton partneritete të reja. Më 20 mars, Gjermania nisi bisedimet me Katarin për gaz.

Forcimi i industrisë bërthamore në vendet e zhvilluara, është me rëndësi kyçe, mbi të gjitha sepse i çliron vendet nga varësia kineze dhe ruse. Qeveritë duhet të katalizojnë investimet e tyre në miniera. Firmat nuk duhet të lejohen të hedhin në erë shpellat e mbrojtura me trashëgimi kulturore, ose të rrezikojnë punëtorët, por tranzicioni kërkon më shumë projekte minerare në vendet me rrezik të lartë, me një kosto për ekologjinë lokale.

Rregullat e qeverisjes në vendet e pasura duhet të pranojnë kompromisin. Së fundmi, qeveritë e vendeve të pasura duhet të ndihmojnë elektro-shtetet që të përgatiten, për shembull, duke ndihmuar në hartimin e modeleve të kontratave për një ndarje të drejtë të të ardhurave.

Ndërtimi i një sistemi energjie më të pastër dhe më të sigurt, është një detyrë e madhe, e rrezikshme dhe e frikshme. Por, sa herë që shihni vështirësi, pyesni veten: a do të ishte më mirë po të vareshit nga Rusia e zotit Putin? /Monitor

 

Tags: energjiaputinrusia

TË LIDHURA

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve
Bota

Ushtria izraelite konfirmon: Tre trupat e dorëzuar dje nga Hamasi nuk u përkasin pengjeve

09:32 | 01/11/2025
Next Post
Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri

Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri

Tre pikëpyetjet e shkarkimit të Presidentit dhe rritja e tensionit

Meta akuza qeverisë për arsimin: Të ndërmerren reforma rrënjësore

“Berisha dhe Basha të mos rikandidojnë!”, Alibeaj zbulon vendimin

"Berisha dhe Basha të mos rikandidojnë!", Alibeaj zbulon vendimin







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Vlorë, 35-vjeçari që u qëllua në Gjorm vdes nga plagët; shkaqet e vrasjes mbeten të panjohura
Aktualitet

Vlorë, 35-vjeçari që u qëllua në Gjorm vdes nga plagët; shkaqet e vrasjes mbeten të panjohura

by mirseda
21:03 | 01/11/2025
0

Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në...

Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë

Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë

20:56 | 01/11/2025
Selenicë, 35-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Gjormë; ndodhet në gjendje të rëndë

Selenicë, 35-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Gjormë; ndodhet në gjendje të rëndë

20:53 | 01/11/2025
Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës

19:28 | 01/11/2025
Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

19:24 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com