Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse opozita nuk mund ta përsërisë dot rrotacionin e 2005

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

Nga: Alfred Peza

Plot 15 vjet më parë nën slloganin “Koha për Ndryshim”, Partia Demokratike zhvilloi disa muaj përpara zgjedhjeve të 2005, Kongresin e saj zgjedhor. Ishte kulminacioni politik i një procesi të brendshëm organizativ, ku krahas ekipit të saj përfaqësues në zgjedhje, themeluesve të rikthyer dhe të rinjve tër Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), u prezantua edhe Programi Elektoral.

Ajo që rrodhi pas kësaj, është tashmë një histori që shënjoi rikthimin e opozitës në pushtet pas 8 vjetësh në opozitë, përmes një programi ku gjithkush kishte mundësi që të shihte të paktën në letër piketat nëpër të cilat do të ecte në mazhorancë, qeverisja e PD.

Ishte momenti kur “Ylli” i ri i skenës politike, po bëhej kryetari i saj aktual dhe kandidati për Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Lulzim Basha.

Kanë rrjedhur shumë ujëra deri atëherë dhe ato 8 vite të qeverisjes së PD në koalicion pas 2009 edhe me LSI e Ilir Metës, treguan se e djathta nuk kishte mësuar asgjë nga historia e saj e para dhe pas 1997. Pavarësisht nëse nuk u zbatua pothuajse asnjë prej pikave të atij Programi Elektoral, të paktën fushata e atëhershme tregoi se PD bëri çdo përpjekje për të krijuar imazhin e një partie që po lëvizte, që po hapej derisa krijoi frymën e ndryshimit që solli rrotacionin e pushtetit në Shqipëri.

Pas 8 vjetësh në opozitë PD po kërkon tani që të rikthehet sërisht në qeverisjen e vendit, me të vetmin ndryshim nga 2005-sa e largët, se ka për kryetar Lulzim Bashën. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në këto dy mandate të përpjekjeve të saj opozitare, për të përsëritur pas disa muajsh, të njëjtën histori:

Sali Berisha që ishte atëherë në krye “de jure”, është sërisht lideri “de facto” i kësaj opozite. Themeluesit e PD dhe gjithë të ikurit e tjerër që u rikthyen atëherë, janë larguar prej kohësh sërisht dhe nuk e kanë kaluar prej shumë e shumë vitesh gardhin e SHQUP.

As Ridvan Bode që e hapi atëherë atë Kongres zgjedhor, as Jozefina Topalli që foli pas tij dhe as Bamir Topi që u ngjit në podium më pas, nuk janë më pjesë e ekipit përfaqësues të PD. Sikundër nuk janë as Majlinda Bregu, një tjetër prurje e atëherëshme e KOP. Por, as Astrit Patozi, as Genc Ruli, as Arben Imami e as shumë të tjerë që mbajtën peshën kryesore të 8 viteve që vijuan në pushtet.

Edhe pas 8 vitesh tashmë në opozitë, aleatët e PD në pritjen për tu rikthyer në pushtet janë po të njëjtët: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Agron Duka e Fatmir Mediu.

Vetëm pak përpara shpalljes së listës së kandidatëve për deputetë, për ekipin me të cilin pretendon që të përsërisë historinë e harruar tashmë, nuk ka asnjë prurje të re. Asnjë figurë të spikatur që pritet të çojë përpara, stafetën e brezave dhe ruatjen e traditës së profileve të larta politike të së djathtës shqiptare. Nuk ka më as KOP, as të rinj qoftë edhe pa identitet si ato që siç hynë në 2017, dolën sërisht nga skena tani përpara 2021.

Në vend të ardhjeve, opozita ka vetëm ikje. Në vend të prurjeve, ka vetëm rrjedhje. Përpara zgjedhjeve të 2005, partitë e reja si LSI, u krijuan nga gjiri i PS që ishte atëherë në pushtet. Ndërsa këtë radhë, po krijohen njëra pas tjetrës parti të reja vetëm nga gjiri i opozitës. Vetëm nga të ikurit nga radhët e PD. Sikundër figura të reja premtuese, po e braktisin çdo ditë të djathtën, për tiu bashkuar ekipit të PS.

Opozitës i mungon jo vetëm ekipi i ri, fabula e rikthimit dhe fryma e ndryshimit por programi elektoral. Të kërkosh që të fitosh në zgjedhje, e të mos kesh ende një program elektoral për ti treguar shqiptarëve, është si të kërkosh që të diplomohesh në një shkollë kur nuk ke patur kurrë libra.

Ku do ta shohin shqiptarët se si do jetë e ardhmja e tyre social- ekonomike, punësimi, infrastruktura, liria e biznesit, arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe shumë elementë të tjerë thelbësorë, kur opozita nuk ka program qeverisës për të nesërmen e tyre? Më shqetësuese sesa kjo, është fakti se po fitojnë qytetari, zërat brenda PD për të mos e patur deri në zgjedhje një program elektoral sepse nuk u duhet!

Asnjëherë më parë në historinë e sistemit demokratik, një forcë politike nuk ka ardhur në pushtet pa patur programin e saj qeverisës të së nesërmes. Ndaj, qoftë edhe nga mugesa e tij, opozita nuk mund ta përsërisi dot kurrë historinë e 2005, edhe në pranverën e 2021.

Tags: Alfred PezaopozitaZgjedhjet

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
‘Vodhën votat’, Trump pranon për herë të parë që Joe Biden fitoi

‘Vodhën votat’, Trump pranon për herë të parë që Joe Biden fitoi

Bilanc tragjik në 24 orë/Koronavirusi vijon të marrë jetë në Kosovë

Bilanc tragjik në 24 orë/Koronavirusi vijon të marrë jetë në Kosovë

U kërkonin para miqve të familjes/Zbulohen 3 mashtrime në emër të Gjebreas

U kërkonin para miqve të familjes/Zbulohen 3 mashtrime në emër të Gjebreas

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga
Aktualitet

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

by mirseda
18:22 | 28/05/2025
0

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, do të paraqiten më 12 qershor në gjykatën e Apelit të Posacëm...

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

18:03 | 28/05/2025
Nga Italia: Zhegrova drejt kalimit te Napoli?

Nga Italia: Zhegrova drejt kalimit te Napoli?

17:44 | 28/05/2025
PD vazhdon betejën ligjore/ Ankimim për Fierin, pas 5 qarqeve të tjera

PD vazhdon betejën ligjore/ Ankimim për Fierin, pas 5 qarqeve të tjera

17:42 | 28/05/2025
Seanca e nesërme në Kuvend – Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Do të zbulojmë farsën e 11 majit

Seanca e nesërme në Kuvend – Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Do të zbulojmë farsën e 11 majit

17:41 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com