E diel, 13 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

U kërkonin para miqve të familjes/Zbulohen 3 mashtrime në emër të Gjebreas

Ardit Gjebrea është një personazh publik, dhe falë emrit të tij, disa grabitës kanë arritur me mjaft mjeshtëri që të vjedhin tek miqtë e tij dhe bashkëshortes së tij. Tashmë është zbardhur skema se si janë kryer këto mashtrime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Të gjitha në një muaj e gjysmë, ku grabitësit u kërkonin para miqve të familjes për disa shërbime. “Iconstyle.al” ka hedhur dritë mbi disa detaje rreth kësaj ngjarje, ku janë përfshirë disa persona që kanë kryer mashtrime të ndryshme.

Në fund të muajit tetor u raportua se moderatori i mirënjohur Ardit Gjebrea, kishte rënë pre e një mashtrimi. Një person duke përdorur identitetin e tij, i ka kërkuar borxh 200 mijë lekë të reja mikut të Arditit, duke përdorur numër dhe foto false në WhatsApp dhe Viber.

Në një hark kohor të shkurtër, të njëjtët persona, duke përdorur figurën e tij dhe të bashkëshortes së tij, Anilës, janë munduar të zhvatin biznese e miq të moderatorit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Mashtrimi i parë kur është përdorur emri i Anila Gjebreas lidhej me vlerën e 150 mijë lekëve të reja të shpenzuara për lule. Kjo porosi është bërë duke përdorur një numër fals në WhatsApp, ku po ashtu mashtruesit kanë vendosur një foto të një personi që i ngjante Anilës.

Mashtrimi i dytë kap vlerën e 200 mijë lekëve të reja, këtë herë të shpenzuara për parfume. Përsëri duke përdorur emrin e çiftit Gjebrea, ata kanë porositur parfume me këtë shumë lekësh.

Ndërsa mashtrimi i tretë është ai kur i kanë kërkuar 2.000 euro mikut të Arditit. Çështja në fjalë i ka kaluar organeve kompetente, dhe një pjesë e rrjetit të mashtruesve është arrestuar. Arditi bashkë me bashkëshorten dhe personat që kanë rënë pre e mashtrimeve kanë dhënë dëshmitë e tyre, teksa hetimi vijon ende.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...