Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Pse opozita nuk duhet të tërhiqet nga dorëheqja e Ramës”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Pse opozita nuk duhet të tërhiqet nga dorëheqja e Ramës”

Nga Preç Zogaj

Për shumë e shumë arsye që lidhen me historinë e saj, me një lloj kujdestarie dhe trashëgimie të dorës së parë ndaj ëndrrës perëndimore të Shqipërisë dhe për identifikimin e veçantë që ka një parti e qendrës së djathtë me vlerat e nderit, kombit dhe atdheut, Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj u ka shkuar dhe u shkon të sillen me çështjet e integrimit si të ishin në qeveri. Domethënë të mos kufizohen t’i shohin ato në optikën e ndarjeve dhe interesave partiake brenda vendit, por në optikën e një interesi shumë me të gjerë popullor e kombëtar.

Kundërshtimi i Francës për t’i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në datë 18 tetor ishte dhe është një rast i përshtatshëm që opozita jonë të merrej me argumentet që përdori publikisht Presidenti Macron dhe, më tej, me pasojat gjeopolitike që do të kishte për Shqipërinë dhe rajonin ngadalësimi me lloj-lloj arsyesh e alibish apo ndalimi de fakto i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë pikë opozita mund të jetë e duhet te jetë më e avancuar se qeveria.

Kësisoj do bëhej zëdhënëse e një shumice dërmuese europianiste në Shqipëri, shumicë e cila nuk i sheh sukseset apo dështimet në procesin e integrimit si bonuse të palëve dhe di të dallojë pak a shumë qartë kur dështojmë për fajin e qeverive tona dhe kur na refuzojnë për arsye të tjera. Ndaj e ka përjetuar keq, me zhgënjim dhe hidhërim, veton e Francës.

Duke mbajtur këtë qëndrim opozita bën figurë të mirë dhe rrit reputacionin e saj në Uashington, në Berlin, në kryeqytetet e tjerë të Europës dhe në Bruksel, ku refuzimi i Shqipërisë nga Franca dhe dy vende të tjera prapa saj (konkretisht Holanda dhe Danimarka, sipas citimit të bërë në rezolutën e Parlamentit Europian), është konsideruar gabim strategjik që duhet korrigjuar.

PD ka përvojë të madhe në çështjet e integrimit. Ajo e ka artikuluar e shërbyer e para ëndrrën euroatlantike. Ajo ka vulën e saj në të gjitha arritjet e deritanishme në këtë proces. Ajo e di mirë se marrja e lejekalimit nga një stacion në tjetrin në këtë rrugë të gjatë ngërthen ndërthurjen e kritereve që vendos BE për periudhën e dhënë me konjukturat politike brenda familjes europiane e me gjerë.

Opozita për vetë gjendjen ku ndodhet pas djegies se mandateve dhe mospjesëmarrjet në zgjedhjet vendore e ka të domosdoshme të dalë nga rutina dhe shabllonizmi që janë shumë të dëmshme për çdo kauzë politike, të befasojë, të jetë krijuese, të ketë si kriter të çdo qëndrimi rritjen e dakordësisë, simpatisë dhe mbështetjes popullore e ndërkombëtare. Duke mbajtur refrenin e dorëheqjes së Ramës, opozita mund të përshtatë për çështjen e negociatave një miksim të qëndrimit amerikan, gjerman dhe të Parlamentit Europian.

Çfarë thotë qëndrimi amerikan? Thotë “jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim”. Ajo që shton është akoma më e fortë: “ Një vendim pozitiv…do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik”. SHBA kanë vëne re ndërkaq një gjë tjetër që nuk ka dalë në pah aq sa duhet në diskutimet e debatet që po zhvillohen në Shqipëri. “Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor majin e vitit të ardhshëm”, nënvizon deklarata e Departamentit të Shtetit, duke lënë hapur e duke nxitur një vendim pozitiv për dy vendet.

Gjermania ka folur shumë me “po”-në e saj me kushte dhe me lobimin e saj evident. Po flet me qëndrimet e saj pas asaj që ndodhi. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i mirënjohuri, David McAllister, e ka quajtur gabim historik vendosjen e vetos nga Franca duke bërë përgjegjës Presidentin Macron. Nuk duhet të harrojmë se “po”-ja gjermane me kushte u votua në Bundestang dhe Macron rrëzoi me veton e tij një vendim të parlamentit gjerman.

Parlamenti Europian u mblodh ndërkaq me urgjencë dhe miratoi të enjten një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku 412 euro deputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Deputetët e konsideruan një gabim strategjik mosmarrjen e një vendimi nga liderit e BE-së.

“Kjo dëmton besueshmërinë e unionit dhe dërgon mesazhe negative të shtetet e tjera kandidate të mundshme”, thanë ata duke shtuar njëlloj si partnerët amerikanë se kjo “do të lejojë aktorë të tjerë të huaj, aktiviteti i të cilëve nuk përputhet me vlerat dhe interesat e BE, që të angazhohen më shumë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”. Më qartë se kaq!

Ne duhet të jemi në një zë me këto vende dhe institucione, pse jo para tyre, për të kërkuar hapjen e negociatave. Integrimi dhe problemet e brendshme nuk janë e njëjta gjë. Ne do të përballemi me probleme të shumta, me përplasje dhe kriza politike edhe kur të jemi në BE. Siç u ndodh sot shumë vendeve anëtare. Gjëja më e lehtë dhe më e lirë është konsiderimi i “jo”-se si dështim i Ramës duke e shtuar këtë “jo” në ngarkesën e kërkesës për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Kjo kërkesë disavjeçare ka formuar aksionin dhe qëndrimet politike të opozitës, protestat , bojkotet, zhvillimet brenda saj, marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Partitë e opozitës janë sot jashtë parlamentit dhe pushtetit vendor sepse e ngritën betejën në formën “ose i Rama jashtë qeverisë , ose ne jashtë institucioneve”. Nuk ke ku ti shtrish më shumë skajet e litarit. Të cilët, dy taborë ia hedhin njëri tjetrit, siç do të thoshte Migjeni.

Për shkak të bindjeve dhe sakrificave opozita nuk do të tërhiqej nga kërkesa për largimin e Ramës edhe sikur Shqipëria të kishte çelur negociatat, apo qeveria të kishte shënuar rezultate të prekshme në ekonomi dhe fusha të tjera. Aq me e pakuptueshme do të ishte tërheqja në kushtet e “jo”-së dhe përkeqësimit të gjendjes.

Por siç e cekëm më lart, për të shpresuar suksesin opozita, edhe për shkak të situatës ku ndodhet, duhet të jetë shumë elektorale dhe shumë profesionale në gjithë qëndrimet e saj. Popullzimi as ndez, as vlen për gjë posaqë edhe është konsumuar si i tillë. Amatorizmi i shfaqur si shabllonizëm vetëm dëmton dhe përqeshet.

Konstuktivizmi dhe profesionalizmi kanë shanse. Dhe kjo manifestohet me njësimin e qëndrimit me vendet mike për negociatat, me marrjen e flamurit për t’ia dalë me sukses në samitin e ardhshëm. Një sjellje që e befason pozitivisht publikun e gjerë, sidomos sot që “jo”-ja franceze bëri të valëviten gjithandej flamujt e melankolisë, i bën mirë opozitës dhe vendit. /Gazeta Liberale

Tags: doreheqjeopozitaramaterhiqet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Nard Ndoka flet hapur: Ja çfarë do bëja nëse do ulesha në karrigen e Ramës

Nard Ndoka flet hapur: Ja çfarë do bëja nëse do ulesha në karrigen e Ramës

Këngëtari shqiptar i ulet partneres në gjunjë në mes të emisionit

Këngëtari shqiptar i ulet partneres në gjunjë në mes të emisionit

Meta: Shqipërisë do iu hapnin negociatat dy vite më parë nëse Rama do të…

Meta: Shqipërisë do iu hapnin negociatat dy vite më parë nëse Rama do të...







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com