Nard Ndoka flet hapur: Ja çfarë do bëja nëse do ulesha në karrigen e Ramës

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka treguar se çfarë do të bënte ai nëse do të ulej në karrigen e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Casa De Los 3s” në RTV Ora, Ndoka komentoi edhe figura të tjera politike si Sali Berisha apo Fatos Nano.

“Karrigen e Ramës do ta laja, do i bëja një lavazh, para se të ulesha. Do e laja nga mëkatet, megjithëse edhe për pjesën e higjienës do një dorë”, tha ai.

“Berisha është një personazh që merret diçka prej tij, ka gjëra pozitive. Nano ka qenë një qytetar i mirë, pavarësisht se ishte i papërgjegjshëm, s’kam lidhje as me pijen e tij, pasi ishte pijedashës dhe nuk e marr atë pjesën e vesit, kështu që zgjedh Berishën”, u shpreh Ndoka.