Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse opozita jonë e humb gjithmonë rrugën në autostradë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndahet nga jeta ish-deputeti demokrat, Basha: Luftëtar i të drejtave të njeriut

Nga: Alfred Peza 

Opozita aktuale shqiptare ka një veçori të jashtëzakonshme, që i jep asaj në fund të fundit, një identitet të spikatur, që e bën të dallojë nga të gjitha llojet e opozitave të tjera, jo vetëm në Shqipërinë e këtyre 30 viteve të fundit.

Ajo i ngjan një sfinksi, i cili në mitologjinë greke simbolizonte një qenie me tiparet e njeriut, me krahët e shpendëve, me trup luani e me bisht gjarpri, që u jepte kalimtarëve gjeza të vështira, për ti gëlltitur më pas, ngaqë nuk i zgjidhnin dot. E thënë ndryshe, është si një njeri të cilit nuk i kuptohen mendimet, ndjenjat e qëllimet. Duke i bërë në rastin aktual, mbështetësit dhe përkrahësit e opozitës sonë, që të zhgënjehen më shumë me udhëheqësit e vet, se me kundërshtarin përballë.

Kjo është ndoshta edhe arsyeja, se përse aq shumë personazhe, personalitete dhe njerëz me kontribute të jashtëzakonshme që nga dita e themelimit të Partisë Demokratike e deri më sot, e shohin veten krejt papritur e papandehur jashtë saj. Jashtë strukturave. Jashtë listave të kandidimit. Jashtë fokusit, planeve dhe jashtë çdo lloj mundësie për të vijuar që të japin kontributin e tyre, në shërbim të së djathtës shqiptare.

E mbrujtur në shkollën politike të Berishës, ajo nuk rreket që të shfrytëzojë hapësirat politike, filozofike, postideologjike, programore dhe gjithçka tjetër që ofron universi i pamatë i lojës në sistemet me demokraci të konsoliduar, funksionale e liberale. Përkundrazi.

Ajo është një opozitë që rreket të shfrytëzojë çdo tension, çdo hapësirë e të çarë të mundshme të sistemit, apo ti shpiki edhe vetë kur ato nuk ekzistojnë, për ta mbajtur intrigën e lojës gjallë, me çdo mjet e me çdo çmim.

Ajo është një opozitë që gjakon, që rritet, shtohet e gjallërohet, mobilizohet dhe prodhon frymë vetëm në protesta, në demostrata, në kriza, në ngërçe, në përplasje, në “revolucione molotovësh”, në lojën jashtë rregullave, normave, sistemit dhe institucioneve.

Ajo është një opozitë që kërkon gardhe dhe jo të rrëzojë mure. Kërkon prita dhe jo ura për të kaluar në anën tjetër. Duke i ndarë njerëzit, përkrahësit, mbështetësit, votuesit e kundërshtarët si me thikë, sipas parimit: O me mua, o kundra meje. Rrugë të mesme nuk ka!

Ajo është një opozitë që në çdo rast është “kampione bote” për të gjetur rrugën nëpër shtigje, rrëpira, gryka, gërxhe, hone, shpella, skarpate, kthesa, rrugica e ngushtica.

Ajo është një opozitë që e humbet rrugën sapo del në autostradë. Mbetet në vend e hutohet. Është e pasigurtë dhe fillon të alarmohet, të futet në panik e në stresin e pasigurisë, sapo futet në korsitë e gjëra të lojës së madhe politike. Me rregulla. Me norma. Me parime. Me programe. Me alternativa. Me marrëveshje. Me kode. Me vija të bardha. Me semaforë. Me tabela. Me protokolle.

Kjo javë që sapo lamë pas, është pasqyra më e mirë dhe më e qartë për ta parë këtë qasje dhe këtë tipar të veçantë identitar të opozitës sonë. E keni vënë re besoj se iu desh një vit që të vinin vërdallë duke eksploruar të gjitha limitet e identitetit të vet politik, brenda e jashtë sistemit, duke besuar se vetëm kështu mund të fitonin. Mund ta detyronin mazhorancën që të ulej për ti ofruar marrëveshje. Për të negociuar me ta. Për ti dhënë pushtetin në tavolinë. Për të firmosur një amnisti politike, që do ti imunizonte nga përballja, me institucionet e reja të drejtësisë.

Kanë një javë që janë ulur në tryezë, si e vetmja deriçkë që u kishte mbetur për tu rikthyer në sistemin politik e demokratik të vendit, nuk dinë se çfarë të bëjnë me marrëveshjen e arritur për të miratuar me konsensus reformën e re zgjedhore. Ndaj as nuk qeshin dhe as nuk qajnë dot. As nuk gëzojnë dhe as nuk mërziten. As nuk shpallin fitoren dhe as nuk pranojnë humbjen. As nuk ecin përpara dhe as nuk i bëjnë këmbët, që të kthehen pas.

Si shoqëri duket sikur jemi futur në një sferë gjigante me vakum shurdhues. Është klima e prodhuar këto ditë, nga normaliteti politik në vend. As opozitarët dhe as mbështetësit e tyre publikë, nuk po dinë se çfarë të bëjnë me të. Është një qetësi vrastare, për të gjithë ata që nuk janë mësuar që të ecin përpara, sipas të gjitha normave dhe rregullave të një udhëtimi modern, me parametra e standarde.

Me një fjalë, kanë dalë prej një jave në autostradë dhe e kanë humbur sërish rrugën e toruan. Ndaj, dikush duhet ti inkurajojë që të ecin me guxim përpara, drejt destinacionit të tyre. Është çështja sa të mësohen dhe ta shijojnë ndjesinë e këtij udhëtimi të ri komod. Do jenë po ata vetë, që nuk do të duan të rikthehen më, nëpër rrugicat dhe shtigjet që nuk i çuan dot gjëkundi. As ata, as Shqipërinë.

Tags: Alfred Pezareforma zgjedhoreshqiperi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Tiranë/ Plagosen dy persona

Tiranë/ Plagosen dy persona

Plagosen burrë e grua, detaje të reja nga ngjarja në Allias

Plagosen burrë e grua, detaje të reja nga ngjarja në Allias

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Plagoset çifti i bashkëshortëve në Tiranë, ja çfarë thotë policia







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari
Aktualitet

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari

by mirseda
11:44 | 18/10/2025
0

Ka ndërruar jetë një i ri që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6...

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

11:28 | 18/10/2025
Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

11:15 | 18/10/2025
Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

11:13 | 18/10/2025
Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

10:01 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com