Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse nuk mundemi dot të kemi një president nga populli

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pseudopatriotët tanë

Nga: Ben Andoni

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë ose më saktë, këto që lidhen me mandatin e dytë të qeverisjes socialiste, nxorën paqartësitë e funksionimit normal të postit të presidentit të vendit. Ky trend ka qenë i tillë në pjesën më të madhe të funksionimit të presidencave post ‘90, përveç zotit Meidani dhe sidomos z.Moisiu, kur përballja ka qenë shumë korrekte.

Së fundmi, presidenca e zotit Meta është një nga më të dobëtat dhe konfuzet, që vinë dhe si rezultat i një kaosi të paprecedentë të politikës shqiptare, të cilën ai e ka frymëzuar me konfuzitetin e vet, që ndryshe thuhet dhe interesi i tij.

Në këto kushte, a do mundej populli të nxirrte vetë një figurë të tillë? Me funksionalizimin aktual të ligjit shqiptar, presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe procesi shkon në disa hapa derisa të arrihet numri i nevojshëm i votave.

Gjithsesi, një president nga populli do të thotë që Shqipëria të ketë një nivel intelektual të tillë që të ketë shumë kandidatura potente për postin e lartë të presidentit të vendit, por edhe grupe interesi që t’i shtyjnë para. Fatkeqësisht, kjo gjendje nuk është. Shqipëria edhe pse ka njerëz të tillë, ata nuk e kalojnë dot filtrin që të jenë kandidaturat e politikës sonë ose më saktë firojnë rrugës gjatë procesit parlamentar.

Nga ana ligjore që të ndodhë një proces i tillë pra për Presidentin nga populli duhen ndryshime të qarta kushtetuese, që do të thotë, referuar z. Ngjela: të ndryshojnë gati 10 kapituj dhe të ketë një marrëveshja totale të gjithë forcave politike, e cila praktikisht duket e pamundur. Pra që Republika Parlamentare të kthehet në Republikë Presidenciale duhen dhe 94 vota të marrëveshjes së të gjitha palëve. Fakt, i cili sot ekziston me konfigurimin e ri parlamentar. Aman, ky fakt, do t’i hiqte një domen të madh politikës shqiptare atë të kapjes së presidentit dhe përdorjes së tij për njërën apo tjetren palë, siç edhe ka ndodhur rëndom.

Përveç presidentit Sali Berisha, që në fakt sundoi dhe nuk drejtoi si president i vendit për një mandat e pak ditë, ne jemi përballur me disa raste presidencash. Ky i zotit Berisha ishte i frikshëm pasi ky personazh iu mbivendos shtetit me të gjithë atributet e atij autokratike. Pasojë ishte viti 1997, kur shteti shqiptar u shkërmoq krejtësisht. Presidentët që do të vinin më pas do të ishin në përballje gati të çmëndura me pushtetin. Profesoi i nderuar i Fizikës Meidani i duhej të duronte ish-kryeministrin Nano në përsiatjet e tij vanitoze; Moisiu që u përball me sukses me dy nga politikanët më problematikë të vendit Berisha-Nano; pastaj Bamir Topi, ish-nënkryetari i PD-së të cilin e lindi marrëveshja Berisha-Nano, e cila prodhoi luftën Qeveri- Presidencë e po ashtu Qeveri- Prokurori, e deri te 21 Janari, kurse shkoi me një stad tjetër me ish-presidentin Bujar Nishani, ku përcaktimi i ambasadorit Arvizu mbahet ende si një nga përcaktimet më të mëdha për një President shqiptar kur u shpreh se: “Ai është një njeri i mirë, por ato që thotë nuk janë gjithmonë të tijat”.

Përveç shembullit të Zogut, që u shndrrua në mbret; Enver Hoxhës dhe Sali Berishës në kohët tona, as edhe një kryetar shteti nuk ka mundur të imponohet, paçka qëndrimeve. Frika nga individi shqiptar, si kryetar i shtetit, është një problem antropologjik i shqiptarit, që identifikon si të parë vetëm një nga soji i vet, por askurrë një tjetër.

Kjo e bën të vështirë nga ana logjike idenë e një presidenti nga populli, por që në kohën tonë e kërkon si imperativ jeta e shqiptarit, që po humbet çdo kuptim me këta politikanë kaq kaotikë.

Ne që e kemi ndryshuar kushtetutën pafundësisht mbase mund t’i drejtohemi sërish që presidentin ta zgjedhë populli. Në këtë mënyrë do të heshtim dhe do të presim që zgjedhja jonë të na tregojë verdiktin, por edhe vërtetësinë e zgjedhjes. Me këtë rast, ne zhbëjmë dhe lodhjen nga sherri i pafundmë Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, i cili është kthyer në qesharak për gati tre dekada në Shqipëri. Nuk duhet shumë thjesht duhet të modifikohet pak kushtetuta bash atë që kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish.

Me këtë rast para se të tallemi me deputetët dhe presidentin, të shikojmë veten se kë zgjedhim dhe se çfarë realisht jemi. Shqipërisë, me këtë padije dhe kaos politik që e hasim në çdo ditë i mjaftojnë 100 deputetë dhe ndoshta dhe një dhomë tjetërt me një Dhomë Senati me vetëm 40 senatorë, që të zgjidhen në moshë të pjekur dhe që të sigurojnë ekulibrin mes Dhomave dhe Presidentit të fuqishëm tashmë.

Vetëm një presidet i tillë e ka më të lehtë pasi posedon fuqi dhe mund ta zbatojë kushtetutën si duhet e me një tagër që i jepet. Nga ana tjetër, një i tillë me të gjithë tagrin e vet, mund të mendojë më qetësisht për njerëzit. Ka ardhur koha të kemi një president që të ndihet realisht si përfaqësues i popullit por edhe të ketë një konsensus më të gjerë.

SHBA, Franca dhe Austria e zgjedhin presidentin nga populli dhe kjo lloj demokracie i ka bërë kaq vitale, pasi presidenti bëhet i kuptueshëm dhe i vetëdijshëm për misionin e tij. Por ne nuk duam një shtet vital sepse i frikësohemi rregullit, ndaj na pëlqen kjo gjëndje, ku na kanë katandisur politikanët që fitojnë kaq shumë, pa i hyrë një gjemb në këmbë. (Homo Albanicus)

 

Tags: ben andonikuvendpresidentiqeveri

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Venecia prej ditësh nën “pushtetin” e ujit, autoritetet japin alarmin

Venecia prej ditësh nën “pushtetin” e ujit, autoritetet japin alarmin

Çlirimi i Tiranës/ Basha: Reflektim për të mos lejuar rivendosjen e diktaturës

Çlirimi i Tiranës/ Basha: Reflektim për të mos lejuar rivendosjen e diktaturës

Orteku kalon mes shtëpive dhe merr përpara çdo gjë

Orteku kalon mes shtëpive dhe merr përpara çdo gjë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?
Politikë

“Kë të telefonojmë kur na merr peng policia?” – Demokratët: Ku ikin fondet e BE-së?

by mirseda
17:46 | 24/01/2026
0

Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e PD përpara Kryeministrisë. Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje...

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

Berisha del nga selia dhe zbret në shesh! Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë

17:31 | 24/01/2026
Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

Grabiti një institucion mikrofinanciar në Shkodër me çekiç, autori ende i paidentifikuar

17:27 | 24/01/2026
Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Protesta e PD, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

17:10 | 24/01/2026
PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:03 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com