Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pse ngelën në kolaudim makinat? Ç’duhet të kenë kujdes shoferët

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pse ngelën në kolaudim makinat? Ç’duhet të kenë kujdes shoferët

Një në katër makina në Shqipëri rezulton jashtë standardit. Këtë fakt e ka bërë me dije kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i cili përmes bilancit të 15 ditëve të para të kolaudimit, ka deklaruar se kanë mbetur në kontroll 23% të mjeteve që u paraqitën për kontroll teknik.

Sipas Gonxhes, ky fakt nuk përbën aspak surprizë, duke ia atribuuar këtë përgjegjësi koncesionarit, por edhe vetë drejtuesve. “Pamë një situatë skandaloze dy javët e para të rihapjes së shërbimit, veçanërisht në pjesë që nuk i shohim, mangësi të theksuara në pjesët xhenerike. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e një shërbimi të bërë keq, por edhe vetë drejtuesve të mjeteve. Tashmë po veprojmë me një ndërhyrje me tolerancë zero për paligjshmëritë absolute. Do të reformojmë të gjithë sistemin”, ka sqaruar Gonxhe.

Mangësitë e evidentuara

Sistemi i drejtimit, pjesët xhenerike e sidomos goma jashtë standartit, janë tri nga mangësitë më të përsëritura në makinat që “nuk e kaluan klasën”. Për Gonxhen, mangësi të tilla kanë rezultuar me pasoja fatale jo vetëm për drejtuesin e mjetit problematik, por edhe për të tjerët në rrugë. “Goma të djegura, të shkatërruara, goma fushë, amortizatorë të këputur, koka bari gati duke dalë, susta të thyera, sistem amortizimi krejtësisht të shkatërruara, fenerë të thyer e të tjera. Dhe ta mendosh që mjetet e kontrolluara janë mjete të transportit të mallrave pasagjerëve e taksi, nuk kemi hyrë akoma te pjesa private”, sqaron drejtori i DPSHTRR-së, Gonxhe. Sipas statistikave, nga 15 mijë mjetet e testuara, 1/3 e tyre kanë pasur mangësi vizuale e funksionale, një pjesë e konsiderueshme në sistemin e frenimit dhe shkarkimit të gazrave e po ashtu edhe në sistemin e drejtimit, përcjelljes së fuqisë në akse dhe amortizimit.

Penalizimet për shkeljet

Penalitetet për shoferët e parregullt pritet të jenë më të rënda se më parë. Gjobë nga 40 deri në 100 mijë lekë për mjetet private e deri në heqjen e licencave për mjetet e shërbimit. “Kontrolli i ri arkivon në dosjen e çdo makine gjetjet në automjet. Nuk mundesh më të ikësh nga një pikë në një tjetër për të kaluar kolaudimin. Nuk mund të bëhet më loja nga Tirana në Laç se ‘e kam rregulluar me njërin’. Nëse je në listë të zezë dhe del në muajin që ke afat për të bërë riparimet, të vetmet destinacione që mund të përshkosh janë drejt servisit ku je duke e riparuar dhe pikës së kolaudimit. Nëse mjeti kapet në rrugë me mendimin që nuk do ta shohë Policia, i pezullohen të gjitha licencat që ky mjet posedon. Mund të ketë licencë udhëtarësh, transporti mallrash ndërkombëtare apo kombëtare. Është një operacion i vërtetë nga të gjitha organet, të cilat do ta bllokojnë mjetin, fillimisht virutalisht në sistem e maps në rrugë. Gjobat janë shumë të rënda. Në rast se kapeni në rrugë pa kaluar kolaudimin, janë nga 40 deri në 100 mijë lekë”, bën të ditur Gonxhe./ Tirana Today

Tags: kolaudimimakinashofere

TË LIDHURA

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

22:33 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton
Aktualitet

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”
Politikë

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Next Post
Studimi: Pirja e kafesë, redukton rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

Studimi: Pirja e kafesë, redukton rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

Covid-19/ ECDC paralajmëron: Varianti Delta do të ”pushtojë” Europën

Covid-19/ ECDC paralajmëron: Varianti Delta do të ''pushtojë'' Europën

Spanja siguron kualifikimin, Suedia e para e grupit E

Spanja siguron kualifikimin, Suedia e para e grupit E







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com