E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Studimi: Pirja e kafesë, redukton rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

“CNN”

Një studim i ri ka zbuluar se konsumi i 3 ose 4 filxhanëve kafe me apo pa kafeinë në ditë, e zvogëlon rrezikun e zhvillimit dhe vdekjes nga sëmundjet kronike të mëlçisë. Sipas studimit në fjalë të botuar në revistë ”BMC Public Health”, konsumatorët e kafesë kishin 21 për qind më pak gjasa që të prekeshin nga sëmundje kronike të mëlçisë, 20 për qind më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundje kronike ose të mëlçisë të yndyrshme, dhe 49 për qind më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundja kronike e mëlçisë, sesa ata që nuk e konsumojnë kafenë.

“Kafja është e arritshme nga të gjithë, dhe përfitimet që shohim nga studimi ynë mund të nënkuptojnë se ajo mund të jetë një trajtim i mundshëm parandalues ​​për sëmundjen kronike të mëlçisë”- thotë autori kryesor i studimit dr.Oliver Kenedi, lektor në fakultetin e mjekësisë së Universitetit të Sauthemptonit në Britaninë e Madhe.

Sipas tij kjo gjë është sidomos e vlefshme në vendet me të ardhura më të ulëta dhe me qasje më të keqe në sistemin e kujdesin shëndetësor, dhe ku janë shumë më të shpeshta sëmundjet kronike të mëlçisë.

Faktorët e rrezikut për sëmundjen e mëlçisë përfshijnë pirjen e alkoolit, mbipeshën, diabetin, pirjen e duhanit, infeksionet e hepatitit B dhe C, dhe sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo për shkak të alkoolit, që ka të bëjë me grumbullimin e dhjamit shtesë në qelizat e mëlçisë, por që nuk shkaktohet nga alkooli.

Sipas Fondacionit Amerikan të Mëlçisë, diagnostikimet e sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike, që prek njerëzit mbipeshë, që janë diabet, apo me kolesterol të lartë ose trigliceride në nivele të larta, janë dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit, duke prekur deri në 25 për qind të amerikanëve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, shkalla e kancerit të mëlçisë është trefishuar që nga vitit 1980, teksa “ndërsa edhe numri i vdekjeve është dyfishuar”. Shkaqet e kancerit të mëlçisë përfshijnë diabetin dhe sëmundjen joalkoolike të mëlçisë, dhe pirjen e tepërt të alkoolit apo infeksionet e hepatitit B dhe C.

Diagnostikimet e kancerit të mëlçisë, janë rritur globalisht për dekada. Një studim i vitit 2018, zbuloi një rritje prej 75 për qind të rasteve në të gjithë botën midis viteve 1990-2015. Sipas Fondit Botëror të Kërkimit mbi Kancerit, tumori i mëlçisë është i gjashti më i zakonshëm në të gjithë botën, me rreth 83 për qind të rasteve që ndodhin në vendet më pak të zhvilluara, veçanërisht ato në Azi dhe Afrikë.

Shkalla e mbijetesës është e vogël, pasi ai nuk ka simptoma të hershme, ndaj shumë raste të kancerit të mëlçisë janë shumë të avancuara në kohën e diagnostikimit. Studimi ekzaminoi konsumin e kafesë midis 494.585 pjesëmarrësve në “UK Biobank”, një bazë të dhënash biomjekësore për qëllime kërkimore, dhe më pas i ndoqi ata për gati 12 vjet.

Ndërsa përfitimi maksimal u pa tek grupi që pinte kafe të bluar me kafeinë ose pa kafeinë, edhe pirësit e kafesë së çastit kishin disa përfitime. Kafeja e bluar ka nivele më të larta të kaueolit dhe kafestolit, dy antioksidantë që gjenden në kokrrat e kafesë, dhe që janë treguar kanë veti anti-inflamatore.

Por kafestol e rrit kolesterolin e keq, ose LDL (lipoproteinat me densitet të ulët). Ky nuk është studimi i parë që identifikon përfitime shëndetësore nga kafeja. Një studim i botuar në muajin shkurt, zbuloi se pirja e një ose më shumë filxhanëve kafe të zezë  në ditë, shoqërohej me një rrezik të zvogëluar afatgjatë nga problemet me zemrën.

Po ashtu është vërtetuar se kafeja ul rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjen e Parkinsonit, kancerit të prostatës, Alzheimerit, sklerozës së shumëfishtë, melanomës dhe kancereve të tjera të lëkurës, dhe ul nivelet e kalciumit në arteriet koronare. Dhe një studim paraprak nga Kenedi, zbuloi se pirja e kafesë ul rrezikun e kancerit hepatocelular, forma më e zakonshme e kancerit të mëlçisë.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2021/06/21/health/coffee-benefits-liver-wellness/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...