Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse ndodhi acarimi i madh pas hapjes së ‘dosjes LSI’ nga Gazmend Bardhi?!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ylli Pata

Ka qenë mjaft traumatik komunikimi mes LSI-së dhe PD-së pas deklaratës së Gazment Bardhit mbi negociatat paraprake për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-asistentja e Metës në LSI dhe njeriu më i afërt i Kryemadhit, ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj numrit dy të PD-së, që ngjau jo thjesht si shantazh, por edhe një ngjizje me zhargonin e sharjeve të Foltores.

Përveç kauzës së përbashkët të njerëzve të LSI-së dhe atyre të Foltores, si dhe të pakënaqurve të tjerë ndaj Lulzim Bashës, duket se çështja është politike në fakt.

Gazmend Bardhi ka rrëzuar një aksiomë të përdorur në fushatë, sipas së cilës nuk ka dashur Basha që të fuste LSI-në në listë të përbashkët. Ndërkohë që vetë partia e Monika Kryemadhit, nuk se jep ndonjë fakt për deklaratat e Bardhi, por thjesht e sulmon, për të mbyllur diskutimin.

Realisht LSI ka dalë e vetme në zgjedhje, pasi ka pritur që të marrë të njëjtin rezultat të vitit 2017, kur Sali Berisha arriti të fryjë LSI-në pikërisht pas takimit Basha-Rama, pas të cilit Ilir Meta, në krah me Fahri Balliun vrapo në zyrën e Sali Berishës te 20 katëshi pranë RTSH-së.

Në zgjedhjet e 2015, LSI mori 19 deputetë, e Lulzim Basha doli me 250 mijë vota mangut. Në mjaft qendra votimi historikisht demokrate, sin ë Laprakë, Kamëz e Paskuqan, LSI u rrit shumë në 2017, rritje që u aktivizua edhe në zonën e Shëngjinit në Lezhë, pjesën e bastionit demokrat, në Shijak(katër rrugët) që gjithashtu ishte e njohur si pro PD, në Belsh e Cërrik- qarkun e Elbasanit, në Devoll të Korçës, e normalisht në pjesën e minoritetit në Gjirokastrës falë Vangjel Tavos.

LSI doli e vetme në këto zgjedhje, pasi mendoi se 100 mijë votave që kjo parti i mori në këto zgjedhje do t’I shtoheshin të paktën 75-80 mijë vota të tjera. Aq e madhe ishte euphoria e njerëzve të LSI-së, kur i thoje që maksimumi në qarkun në Tiranë ishte 3 deputetë, edhe më pesimisti nga ato fliste për 5 deri në 6.

Një shifër që më shumë se irracionale ngjan e paarsyeshme. Në zgjedhjet e vitit 2017, LSI mori 4 deputetë në Tiranë, e shifrën 5 apo 6 e thonin për të rritur stekën, pasi nuk mendonin asnjëherë që do të binin nën tre.

E në fakt cili ishte zhvillimi më i rëndësishëm i zgjedhjeve të 25 prillit, përveç fitores së mandatit të tretë të Edi Ramës? Ishte rikthimi në PD i 250 mijë votave që Lulzim Basha i humbi në vitin 2017. Humbje që ringjallën Sali Berishën dhe Ilir Metën.

E në këtë rast, një forcim i Bashës, edhe politikisht duket se varet edhe nga rikthimi i çerek milioni votash në shtëpi. Që në fakt nuk është gjë e vogël. Akt që tregon se fuqia e Sali Berishës ka qenë mjaft më e dobët se 4 vjet më parë.

Njerëzit që në 2017 kanë pranuar t’i japin votat Metës me urdhërin e “Babës”, këtë herë ndoqën djalin. Ja ky ishte zhvillimi më i rëndësishëm politik brenda opozitës, që realisht ka ndryshuar ekuilibrat në mënyrë përfundimtare…

Tags: Gazment BardhiKryemadhiMeta

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Mato Gruda apo Pluti i Aristofanit!

Në 21 komuna në Kosovë zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

E akuzoi si besëprerë/ Basha: Besa ime është për çdo demokrat e çdo shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com