Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Pse ndodh paraliza gjatë gjumit, dhe si ta parandaloni atë

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant

Ju zgjoheni nga një gjumë i çrregullt, dhe zbuloni se nuk jeni në gjendje të lëvizni trupin tuaj, nga koka deri në gishtin e vogël të këmbës. Jeni plotësisht i paralizuar! Gjithashtu ndjeni një shtypje të fortë në gjoks, sikur diçka e rëndë është ulur mbi të, si dhe ndjenjën e tmerrshme se dikush tjetër ndodhet në dhomën tuaj.

Zemra ju rreh fort, mendja prodhon mendimet më të këqija të mundshme, ndërsa bërtisni nga përbrenda pa arritur megjithatë të nxirrni asnjë tingull. A është kjo një skenë nga një film horror, apo diçka më ogurzezë? Kulturat e ndryshme, e kanë shpjeguar këtë përvojë të frikshme në mënyra të ndryshme.

Sipas folklorit brazilian, një tufë njerëzish me thonj të gjatë, gërmonin çatinë e shtëpisë, dhe shkelnin mbi gjoksin e njerëzve që flenë. Sipas mitologjisë japoneze, shpirtrat hakmarrës vijnë për të mbytur armiqtë e tyre që janë në gjumë.

Në kulturën bashkëkohore amerikane, paraliza e gjumit shpjegohet me praninë e qenieve jashtëtokësore. Në fakt të gjitha këto simptoma përshkruajnë dukurinë e paralizës së gjumit, që është çrregullim i gjumit që e ndryshon përkohësisht lëvizjen, perceptimin, mendimin dhe gjendjen emocionale të një personi, gjatë tranzicionit midis gjumit dhe zgjimit.

Paraliza e gjumit, është një përvojë mjaft e zakonshme. Gati 8 për qind e popullsisë së botës e ka provuar të paktën një herë atë. Por nëse jeni student apo dikush që ka një problem psikologjik, shanset për ta përjetuar rriten shumë.

Së pari duhet të jeni të sigurt për një gjë: paraliza e gjumit është zakonisht e padëmshme, sidomos nëse ndodh rrallë. Por kur ndodh, ajo shkakton jo pak shqetësim. Atëherë si mund ta parandaloni atë? Paraliza e gjumit ndodh gjatë fazës së gjumit, me lëvizjen e shpejtë të syve ose REM.

Kjo fazë zë 20-25 për qind të gjumit tuaj gjatë një nate. Gjatë REM, truri është në fakt shumë aktiv. Sinjalet elektrike në tru, janë të njëjta me ato në gjendjen zgjuar. Por ndërkohë trupi është i palëvizshëm gjatë kësaj faze. Përveç syve që lëvizin shumë, muskujt e humbasin lëvizshmërinë.

Dhe kjo është mënyra e trupit tuaj për t’ju penguar, që ju të lëvizni nga krevati gjatë kohës që shihni ëndrra. Pra çdo natë gjatë gjumit REM, ju jeni të “paralizuar” ndërsa shihni ëndrra dhe përpunoni emocione. Por ndonjëherë, kufiri midis gjumit dhe zgjimit, bëhet shumë i hollë. Ndaj papritmas, e shihni veten zgjuar dhe të pafuqishëm.

Tek ata që vuajnë nga narkolepsia, një çrregullim i ciklit gjumë-zgjim, që dëmton aftësinë e një personi për të qëndruar zgjuar, paraliza e gjumit mund të jetë pjesë e rregullt e përvojës së tyre. Gjithashtu, nëse jeni duke përjetuar një çrregullim ankthi, çrregullimi paniku apo ankthi social, mund të jeni më të rrezikuar nga paraliza gjatë gjumit.

Edhe përjetimi i një traume ose çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), e bën një person më të rrezikuar nga kjo dukuri. Studentët janë rreth 4 herë më të rrezikuar për të përjetuar paralizë gjatë gjumit. Arsyet nuk janë ende të qarta, por mund të lidhet me stilin e tyre të jetesës: ndenjjen në orët e vona të natës për të studiuar, periudhat me një stres të madh, apo konsumin e alkoolit dhe drogës.

Po si mund të parandalohet ky fenomen? Së pari mbani një orar të rregullt të gjumit dhe zgjimit, si dhe flini mjaftueshëm. Kjo pasi paraliza e gjumit tenton të ndodhë kur orari juaj i gjumit është i çrregullt, ose kur jeni pa gjumë prej shumë orësh.

Së dyti, praktikoni relaksimin ose meditimin. Sipas një studimi të fundit, relaksimi i trupit dhe mendjes mund të zvogëlojë ose edhe eleminojë për fare paralizën e gjumit. Kjo këshillë, bazohet në idenë se paraliza gjatë gjumit dhe simptomat e panikut, formojnë një cikël vicioz mes tyre.

Së treti, kufizoni konsumin e alkoolit dhe rishikoni ilaçet që merrni me mjekun tuaj. Disa barna që prishin gjumin REM, përfshirë shumë nga ato antidepresive por edhe alkooli, mund ta prishin gjumin. Gjithashtu duhet të rishikoni mjekimet, për të parë nëse ndonjëri prej tyre mund të ndikojë në paralizën e gjumit.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/the-savvy-psychologist/202010/why-sleep-paralysis-happens-and-how-prevent-it

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: alkooliçrregullimi i stresitilaceparaliza gjatë gjumit

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

Ministrja Sala: IA, një aleat i ri në diagnostikë!

10:44 | 22/05/2026
Kuriozitete

Raporti/ Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë (dhe e 13-ta në botë)

18:09 | 16/05/2026
Next Post

"Mos më prekni me dorë, jam i sëmurë", zbardhet incidenti i Ndocajt me policinë

81 faqe akuza ndaj mazhorancës/ Meta kthen Kodin e ri Zgjedhor

'Vetë bëhesh president, gruan e emëron kryetare partie', Koçi ‘thumbon’ Metën 







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com