Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pse më shikon?! 5 plumba ndaj fqinjit, vdiq në duart e djalit 10-vjeçar

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse më shikon?! 5 plumba ndaj fqinjit, vdiq në duart e djalit 10-vjeçar

Detaje tronditëse po përcillen me kalimin e orëve për ngjarjen në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një krim makabër ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku Ndue Zefi vrau fqinjin e tij, për të cilën ka thënë se i ngacmonte gruan.

Martin Ndreca dhe Ndue Zefi, fqinj me njëri-tjetrin, ndodheshin të dy në një lokal të lagjes, kur kanë nisur një debat mes tyre, që çoi më tej edhe në rrëmbimin momental të autorit, duke e ndjekur Martin Ndrecën deri tek makina. Viktima po ikte për në banesë.

Martin Ndreca u vra në sy të djalit të tij 10-vjeçar. Fqinji i tij Ndue Zefi e ka qëlluar me automatik, duke e lënë të vdekur në vend, duke shtënë mbi të 5 herë.

Vëllai i të ndjerit, Arben Ndreca, thotë në një rrëfim për ‘Shqiptarja.com’, se Martin Ndreca nuk u vra për çështje nderi, siç u përfol në disa media. Sipas tij, konflikti mes vëllait të tij dhe Ndue Zefit ka ndodhur për një sherr krejtësisht banal: “Pse më shikon”.

“Ne e kemi pasur të njohur Ndue Zefin, por nuk është se kemi patur ndonjë afrimitet me të. Kemi qenë afër me shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Banesat kishin një distancë prej 100 metrash me njëra-tjerën”, thotë Ndreca.

Sipas tij, vëllai dhe Ndue Zefi nuk kanë qenë në të njëjtën tavolinë, në lokalin e lagjes. “Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me viktimën në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media.

Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeçar dhe me ca persona të tjerë. Në një moment autori i ka thënë Martinit; pse më shikon dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitareve aty kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas autori është larguar.

Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur tek banesa autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar tek makina dhe ka marrë armen. Ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen.

Djali ka qenë në sediljen e përparme të makinës së bashku me të atin. Kur është qëlluar, ai ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli. Sipas asaj çfarë ka thënë djali pasi ka qëlluar autori, është afruar tek makina dhe pasi e ka parë që Martini kishte vdekur është larguar me shpejtësi. Në ato momente djali ka njoftuar nënën e tij dhe më pas policinë”.

Familjaret kërkojnë që autori të marrë ndëshkimin e duhur për këtë krim të kryer. “Nuk është aspak e vërtetë që krimi të ketë ndodhur për çështje nderi. Vëllai ka jetuar jashtë shtetit prej shumë vitesh, dhe në Shqipëri vinte vetëm për pushime. Ai nuk ka patur fare afrimitet me Ndue Zefin dhe pretendimet e atij se e ka kryer krimin për çështje nderi nuk ekzistojnë, dhe atë e ka thënë vetëm për të mbrojtur veten dhe për të patur lehtësira. Ngjarja na ka tronditur shumë si familje dhe kërkoj që ai të marrë dënimin që i takon”, shprehet Arben Ndreca.

Martin Ndreca me origjinë nga Mirdita u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Durrës, ndërsa autori Ndue Zefi u dorëzua në polici 2 ditë pas ngjarjes, duke pranuar krimin.

 

 

 

Tags: atentatidurresfqinjiviktima

TË LIDHURA

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët
Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

16:46 | 21/01/2026
“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit
Aktualitet

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

16:20 | 21/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90
Aktualitet

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Next Post
1 mln dollarë për kokën e djalit të Osama bin Laden

1 mln dollarë për kokën e djalit të Osama bin Laden

Taksa ndaj Serbisë sjell zyrtarë të Trumpit në Prishtinë

Taksa ndaj Serbisë sjell zyrtarë të Trumpit në Prishtinë

Këmbimi valutor/Rikuperohet leku, zhvlerëson ndjeshëm monedhat e huaja

Këmbimi valutor/Rikuperohet leku, zhvlerëson ndjeshëm monedhat e huaja







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët
Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

by mirseda
16:46 | 21/01/2026
0

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më...

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

16:20 | 21/01/2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com