Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Pse më lëvize gruan nga puna”, zbardhet shkaku i sherrit që solli plagosjen e kryebashkiakut

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Pse më lëvize gruan nga puna”, zbardhet shkaku i sherrit që solli plagosjen e kryebashkiakut

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur këtë të premte me thikë nga Orges Xhelili. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 afër godinës së Bashkisë. Kokoneshi dhe shoferi i tij Bullari janë dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve paraprake, të dy të plagosurit janë futur me urgjencë në sallën e operacionit. Bluzat e bardha të Spitalit të Lushnjes kanë konfirmuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës është bërë lëvizja nga vendi i punës i gruas së autorit të ngjarjes, Ergest Xhelili. Ky i fundit, ish-punonjës i Bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT) e ka bashkëshorten me profesion infermiere, raporton “Dosja”.

Por, atë ia kanë lëvizur nga spitali i Divjakës, gjë që ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.

“Pse më lëvize gruan nga puna” mësohet të ketë thënë Xhelili. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun, ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhgyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa Xhelili është vënë në pranga.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar për plagosjen me thikë të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Balla bëri thirrje që drejtësia dhe policia të bëjnë punën e vetë. Ai tha se ngjarja është e rëndë, dhe se të plagosurit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Ngjarja është shumë e rëndë dhe shpresoj që kolegu ynë dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë t’ja hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekëve, ata i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Është një ngjarje e rëndë që më vjen keq ta them, është produkt i kësaj ndasisë që mbillet cdo ditë. Shpresoj që cdo qytetar ta kuptojë që në këto ditë të vështira lufte, të jemi të bashkuar apo të ndarë.

Lëreni policinë dhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Ti marrësh jetën tjetrit nuk ta justifikon për asgjë. Pra dy persona sot luftojnë për jetën. Nuk e dimë kush është arsyeja, por di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë. Unë di që kjo ndasia dhe urrejtje duhet të ndalet. Ne shqiptarët jemi pak, nuk jemi shumë dhe mjaft më duke vrarë njëri-tjetrin”.

Tags: Fredi KokoneshiOrges XheliliplagosjeTaulant Balla

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Kuvendi përjashton me 10 ditë deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj

Kuvendi përjashton me 10 ditë deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj

“Më dridhen gjunjët!”, Ori Nebijaj rrëfen emocionet e mandatit të deputetes

"Më dridhen gjunjët!", Ori Nebijaj rrëfen emocionet e mandatit të deputetes

Berisha: Basha është i përjashtuar nga protesta, të sqarojë akuzat që ka

Berisha: Basha është i përjashtuar nga protesta, të sqarojë akuzat që ka







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com