Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Pse malazezi Milo Gjukanoviç, është sundimtari më jetëgjatë i Evropës

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse malazezi Milo Gjukanoviç, është sundimtari më jetëgjatë i Evropës

“The Economist”

Në vitin 1989, ai ishte një nga udhëheqësit më të rinj të Evropës. Tridhjetë vjet më vonë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi, sot 57 vjeç, ka qenë në pushtet si president, kryeministër apo thjeshte si kreu i partisë në pushtet, më gjatë se cilido tjetër në Evropë.

Malazezët duhet të jenë 40 vjeç e lart, për të kujtuar politikanët para tij. Udhëheqësit e tjerë evropianë, duan të dinë sekretin e suksesit të tij. Fatkeqësisht, thotë ai, nuk ka një shpjegim të thjeshtë. Në murin e zyrës së tij nderet një portret i mbretit Nikolla, i cili u rrëzua pas 58 vjetësh në pushtet në vitin 1918. “Jo, s’kam ndërmend të konkurroj me të!”- thotë ai.

Dhe ai mund të mos ketë shumë zgjedhje. Gjatë 9 javëve të fundit, mijëra njerëz janë derdhur rrugëve të Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi, për të kërkuar dorëheqjen e zotit Gjukanoviç. Megjithatë, ai duket i pavendosur.

Në vitin 2016, thotë ai, një komplot i financuar nga Rusia, synonte ta vriste, dhe tani rusët po shkaktojnë sërish probleme, edhe pse shumë demonstrues nuk po e kuptojnë, se kush po e nxit rebelimin e tyre. Gjithçka është e pakuptimtë, thotë Dejan Mijoviç, një politikan i opozitës. Demokracia në Malin e Zi është një farsë, thotë ai. “Gjukanoviç, zotëron të gjitha levat e pushtetit, dhe tani duhet të largohet”- shton ai.

Opozita e përçarë e Malit të Zi, ka marrë hov falë pohimeve të një ish-manjati malazez që tani jeton në Londër. Që nga janari, Dushko Knezeviç, një biznesmen dikur i afërt me Gjukanoviçin, ka bërë publike informacione, që ai shpreson të rrëzojnë presidentin.

Ai përshkruan një model të korrupsionit shtetëror, dhe madje ka publikuar një video-përgjim , ku i jep një zyrtari të partisë së Gjukanoviç, një kontribut të paligjshëm financiar për fushatën zgjedhore. Kjo shkelje është hetuar, thotë presidenti; por gjithçka tjetër që pretendon Knezeviç është një gënjeshtër, që vjen nga një i arratisur nga drejtësia (ai akuzohet për pastrim parash).

Knezeviç nga ana e tij, e pranon se ka shkelur ligjin mbi financimin e fushatave zgjedhore, por thekson se kjo është mënyra e vetme për të bërë biznes, në një vend ku çdo gjë është e kontrolluar nga zoti Gjukanoviç.

Sidoqoftë, mbijetesa politike e zotit Gjukanoviç, është e jashtëzakonshme. Në vitin 1989 ai ishte një ”delfin” i Sllobodan Millosheviçit, udhëheqësi të atëhershëm serb. Por, kur Millosheviçi u përball me humbjen në Luftën e Kosovës, Gjukanoviç u angazhua për rivendosjen e pavarësisë së Malit të Zi, të humbur në vitin 1918, kur u themelua Jugosllavia.

Ai e arriti këtë në vitin 2006, dhe ia doli ta ruajë Malin e Zi, si një shtet multietnik. Ai thotë se vazhdon të përpiqet që të tërhiqet nga politika, por gjithmonë del një detyrë tjetër për t’u kryer. Në vitin 2017 Mali i Zi, iu bashkua NATO-s. Në këtë vend, asnjë qeveri nuk është ndryshuar ndonjëherë në kutinë e votimit.

Duke iu frikësuar ndërhyrjes së Rusisë, udhëheqësit perëndimorë, duket se nuk janë në gjendje të përpiqen ta bindin Gjukanoviçin të largohet. Midis viteve 1696-1918, Mali i Zi pati 7 liderë që sunduan për mesatarisht nga 32 vjet. Një sekret i suksesit të tyre, ishte balancimi i interesave të klaneve konkurruese.

I pyetur nëse drejtimi i Malit të Zi sot është i ngjashëm, Gjukanoviç ngutet të shtojë se ndryshe nga ata, ai është zgjedhur me votë. Një sondazh i kohëve të fundit, zbuloi se 71 për qind e malazezëve, e duan liderin e tyre “të fortë dhe të vendosur”. Një sekret i suksesit të tij, është klientelizmi.

Një zyrtar, pretendoi në vitin 2012 në një video-përgjim të publikuar në media, se çdo vend pune në sektorit publik, siguronte 4 vota për partinë në pushtet. Megjithatë, demonstratat e fundit, tregojnë se shumë njerëzve, u është sosur durimi me Gjukanoviçin. Në vitet e fundit, thotë analistja Daliborka Uljareviç, ka pasur një ndryshim të atmosferës.

Kushdo që guxon të kritikojë qeverinë, rrezikon të emërohet “një armik i shtetit” nga mediat pro-qeveritare. Atmosfera politike është toksike, dhe partia në pushtet dhe aleatët e saj, kontrollojnë vetëm 42 nga 81 vendet në parlament. Biznesmenë nga Azerbajxhani, Rusia, Malajzia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë blerë prona, dhe kanë ndërtuar resorte luksoze në bregdet.

Por shumë njerëz mendojnë se një grupim  i vogël njerëzish rreth Gjukanoviçit është i pasur, ndërsa të tjerët punojnë për paga të ulëta, dhe marrin shërbime të dobëta publike. Shkrimtari anglez Somerset Mogam e quajti dikur Rivierën Franceze “një vend me diell, për njerëzit plot dritë-hije”. Dikush mund të thotë të njëjtën gjë, edhe për Malin e Zi./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

 

Tags: evropemalazezime jetegjateMilo Gjukanoviçsundimtari

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
Admir Murataj u eliminua për të mos dalë e vërteta?! Ish-deputeti nxjerr fakte tronditëse

Admir Murataj u eliminua për të mos dalë e vërteta?! Ish-deputeti nxjerr fakte tronditëse

Moderatori i “Top Channel” lë programin në mes të sezonit (foto)

Moderatori i "Top Channel" lë programin në mes të sezonit (foto)

Grabitja/ “Kriminelët kishin bashkëpunëtorë”, Berisha publikon mesazhin e ekspertit

Grabitja/ “Kriminelët kishin bashkëpunëtorë”, Berisha publikon mesazhin e ekspertit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet banesa në Elbasan, 4 persona mbeten pa strehë, dyshohet shkëndijë elektrike

by mirseda
18:10 | 20/01/2026
0

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht....

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

Ndahet nga jeta në moshë të hershme mjekja psikiatre, kolegët e Traumës mesazh prekës

17:46 | 20/01/2026
Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos

Konfirmohen bisedimet, delegacioni i SHBA-ve do të takohet me të dërguarin e Putinit në Davos

17:42 | 20/01/2026
Vrasja e 57-vjeçarit në Thumanë/ Pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë

Vrasja e 57-vjeçarit në Thumanë/ Pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë

17:39 | 20/01/2026
“Farsë në GJK”, Rama: Kërkohet rritje rrogash me gjyq. Respekt për SPAK

“Farsë në GJK”, Rama: Kërkohet rritje rrogash me gjyq. Respekt për SPAK

16:51 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com