E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Admir Murataj u eliminua për të mos dalë e vërteta?! Ish-deputeti nxjerr fakte tronditëse

Ish deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka komentuar reagimet zyrtare për grabitjen në Rinas, por në të njëjtën kohë ngre shumë pikëpyetje nga ‘koka e bandës’, e deri tek përplasja me armë me policinë. Në morinë e shumë pyetjeve të ngritura për super-vjedhjen, e cila mbetet ende enigmë, Paloka ngre një tjetër pistë.

Në një analizë të ndarë me ndjekësit në Facebook, Paloka do të dijë se kush e përcaktoi në mënyrë zyrtare se viktima Admir Murataj është truri dhe kreu i bandës, kur jo vetëm nuk ishte bërë asnjë hetim, por as vetë viktima nuk po arrihej te identifikohej. Po kështu, Paloka do të dijë se kush janë anëtarët e tjerë të bandës. Pikëpyetjet shtohen edhe më tej, se si mundet që policia ka qënë afër me grabitësit dhe kanë shkëmbyer zjarr, por ata janë zhdukur bashkë me thasët me para.

Si është e mundur që nën zjarrin e policisë, grabitësit patën kohë që të digjnin makinat, të marrnin thasët plot me para, e të zhdukeshin pa lënë gjurmë në një zonë aq të kufizuar. Duke hamendësuar për çfarë ka ndodhur, e ngritur një skemë të thjeshtë, ish-deputetit demokrat i lindin disa pyetje:

A mund të kenë qenë pjesë e një skenari të parapërgatitur, një skenë e sajuar? A ështe viktima “kreu” dhe “truri” i bandës siç u tha publikisht, pa u bërë asnjë hetim, apo është një i përdorur në skenarin e përgatitur nga të tjerë, për shkak të precedentëve të tij? Me pak fjalë, a janë strukturat e këtij shteti organizatorë të kësaj grabitje?

Statusi i plotë

“Kush i vodhi 10 milion euro? A jane strukturat e qeverise pergjegjese vetem per paaftesi apo kemi te bejme me bashkepunim e madje dhe organizim direkt te grabitjes nga keto struktura ? A eshte viktima, sic u nxitua te thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo nje i perdorur per shkak te reputacionit te tij ? A jane rastesi te gjitha ngjashmerite e kesaj grabitjeje me te tjerat te para ne kontekstin kohor dhe politik ?
Te gjitha keto pyetje dhe te tjera u hodhen dje ne media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.

Sigurisht qe cenimi i Sigurise Kombetare ishte ceshtja e pare dhe kryesore qe duhej te ngrihej dhe u ngrit. Po reagimi i Rames ishte i tille qe te krijonte pershtypjen se ishte pregatitur : akuze per pergjegjesi ndaj koncesionarit ; shkarkim drejtorit te aviacionit civil ; futjen e ushtrise ne aeroport per te garantuar sigurine. E me kaq ceshtja mbyllet…

Kush ishte i shqetesuar per Sigurine Kombetare tani mund te jete i qete ; fajtoret u gjeten, u denuan dhe problemi i sigurise ne aeroport per ketej e mbrapa , u zgjidh. Te njejten gje deklaroi sot ne konference per mediat dhe ministrja e Rames , ish-drejtoreshe e sherbimit civil ne grabitjet e meparshme. “Ceshtja u zgjidh nje here e pergjithmone”- deklaroi ajo. Shume e thjeshte apo jo ? Shtojme ketu dhe deklaratat e funksionareve te larte te shtetit e te policise se “ u vra koka e grabitesve” dhe “banda u shpartallua” e nuk mbetet gje tjeter vecse te festojme…

Po 10 milion euro qe jane ende ne duart e “bandes se shpartalluar ? Kush do ju japi shpjegim pyetjeve dhe rastesive te cuditshme ne kete ngjarje te perseritur? Edhe me profani e di se grabitje te tilla kane nevoje per bashkepuntore te shumte dhe koordinim te tyre; bashkepuntore ne banka, ne grupet e sigurise, ne aeroport, ne polici…Kush i koordinoi e organizoi te gjithe keta, apo viktima , sic u tha publikisht ?! Si e percaktoi zevendesi i Rames aq shpejt se viktima qenka truri dhe kreu i bandes kur jo vetem nuk ishte bere asnje hetim por sipas deklarates se policise as vete viktima nuk po arrihej te identifikohej se paskesh bere operacione plastike?!Po antaret e tjere te bandes kush jane? Se perderisa viktima evidentohet si kreu , duhet te dihet se kush jane te tjeret . Ata te tjeret qe nuk jane “truri“ por qe qenkan aq te zotet sa jane zhdukur me 10 milion euro pasi kane hedhur ne rruge te vrare “kreun” e tyre !!!

Si ka mundesi qe policia paska qene aq afer sa ka shkembyer zjarr me grabitesit e me pas keta jane zhdukur me gjithe para ?! E duhet te kemi parasysh qe behet fjale per thase me para. Si ka mundesi qe nen zjarrin e policise, grabitesit paten kohe te djegin dhe makinat ( jo vetem nje) , te marrin ne krah thaset me euro e te zhduken pa lene gjurme ne nje zone aq te kufizuar e qe nuk te afron pothuajse fare kushte per tu fshehur ?! Ne se perplasesh me policine, policia te eshte vene ne ndjekje e per me teper ka vrare nje pjestar te grupit , nuk te bie ndermend te marresh ne krah edhe thaset e parave , madje te djegesh dhe makinat perpara se te zhdukesh… Me logjike te thjeshte i bie qe grabitesit nuk jane ndjekur nga policia.

Po shkembimi i zjarrit, viktima? A mund te kene qene pjese e nje skenari te parapregatitur, nje skene e sajuar ? A eshte viktima “kreu” dhe “truri” i bandes sic u tha publikisht pa u bere asnje hetim, apo eshte nje i perdorur ne skenarin e pregatitur nga te tjere, per shkak te precedenteve te tij? A u vra ai rastesisht si pasoje e shkembimit te zjarrit me policine , apo u eliminua per te mos dal e verteta?
Troc; a jane strukturat e ketij shteti organizatore direkt te kesaj grabitjeje ? Bashkepunimi me krimin i kesaj qeverie dhe “zotesia” per te sajuar skenare te perbashket eshte vertetuar me se nje here , madje duke kaluar dhe baballaret e tyre te Sigurimit te Shtetit.
Rasti i Fredi Alizotit , trafikantit qe u pregatit dhe u pagua si deshmitar i rreme ne nje skenar te organizuar nga kreret e policise se shtetit , siç eshte faktuar sot qartazi , eshte vetem rasti me i fundit i vertetuar i ketij bashkepunimi kriminal.

Po te shtojme ketu dhe precedentet e meparshem , te ketyre grabitjeve, qe ngjasojne ne cdo detaj por cfare eshte me e rendesishmja, ndodhin sidomos perpara zgjedhjeve qe pastaj blihen nga kjo qeveri, nuk mund te flitet per rastesi. Shume “rastesi” te perseritura perbejne fenomen. Nuk ka asnje çudi ne kete mes. Kjo qeveri e ky kryeminister e grabisin çdo dite kete vend e qytetaret e ketij vendi me forma e menyra te ndryshme. Grabitja ne aeroport eshte vetem njera prej ketyre formave”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD/ Voton i fundit nga kandidatët Agron Shehaj, ja fjala e tij për median

I fundit në rradhë nga kandidatët për kreun e Partisë Demokratike që votuan sot ishte Agron Shehaj. Në fjalën e tij pas hedhjes së...

Izrael/ Betohet sot qeveria e re, Netanyahu ‘zbret’ pas 12 vitesh nga pushteti

Në Izrael pritet të betohet sot një qeveri të re e cila do ta dërgojë Kryeministrin Benjamin Netanyahu në opozitë pas një 12 vjeçari...

Rritja e vdekshmërisë foshnjore, ogur zi

Blerina Hoxha/ Monitor Përpjekjet e tre dekadave në uljen e vdekshmërisë foshnjore u përmbysën vitet fundit, kur numri fataliteteve nën 1 vjeç arriti në vitin...

Vdekja e 44 vjeçarit në Velipojë, dhjetra pushues nga Kosova në protestë

Mungesa e mjekëve dhe e vrojtuesve në plazhe ka nxjerrë në protestë dhjetra pushues nga Kosova. Protesta ka ardhur 24 orë pasi në plazhin...

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave. Ndeshja...