Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse kjo betejë nis nga Njeriu?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse kjo betejë nis nga Njeriu?

Nga: Frrok Çupi

Mund të kishte nisur edhe nga prona. Në vendin tonë është bërë nami me grabitjen e pronës… Kjo pritej që nga dita kur në Tiranë u ngrit SPAK dhe BHK.

Dje, papritur, rrjedha mori kthesë. SPAK hapi dosjen e vrasjes së një njeriu para 15 vjetësh: drejtues në Policinë e shtetit dhe biznesmen, Vajdin Lamaj u vra mizorisht; dhe humbi. Ndërsa ja, u hap drita për te njeriu, qoftë ky edhe në jetën tjetër.

A është kjo një kthesë e hetimit nga krimi i korrupsionit të shtetarëve për te vrasja e njeriut?

Në thelb është e njëjta gjë, i njëjti krim kundër njeriut. Por Drejtësia, e vëzhguar nga Perëndimi, e nisi nga ‘kocka’. Çfarë po mësojmë?

1.

Po i kthehemi një thënie të vjetër e të vlerë në gjuhën tonë kombëtare: ‘Kush të vjedh, edhe të vret’, ose e kundërta. Në vendin tonë mafia që hyri nëpër të gjithë kapilarët e shtetit, prej presidentit të vendit e poshtë, u ngjiz në vitet 1992- 96, sipas studiuesve Xavier Raufier dhe Gus Xhudo (ky me origjinë shqiptare). Fillimisht kjo mafie vrau njerëz. Vrasësit në shtet nuk e kishin me Remzi Hoxhën, për shembull; aq më pak me Ali Ukën- një gazetar i urtë dhe njeri nobel; as me Kosta Trebickën, ose Artan Santon, ose Eduard Belegun… Jo, këta shtetarët e kishin me atë që u zuri rrugën; mund të ishe edhe ti ose unë në atë rrugë dhe sot do të ishin duke na kërkuar eshtrat. Pastaj puna e mafies vazhdoi deri në ’98 e pastaj, e pastaj. Njeriu me pushtet është ai që e bën mafien, njeriu- njeri është ai që vritet nga mafia. Për këtë arsye beteja tani nisi nga njeriu.

2.

Kthimi te vrasja e njërit është një sipar i madh që i hapet njeriut të fjetur për të parë rreziqet që i kanosen. Këtu ka njerëz që akoma duartrokasin për pushtetarë që kanë vrarë njerëz. Po pse? Sepse njeriu është i prirur që ta ‘largojë’ të keqen prej tij. Ndërsa, në fakt, gjithë kështjella e mafies rëndon mbi familjen, kjo është ligjësi. Viktima e parë e mafies shqiptare janë vetë shqiptarët, këta që duartrokasin sa herë del në skenë mister kapo. Këta edhe të ‘vrasin’ e të shajnë po t’u thuash se ‘kapo e ka vendin në burg’. Fakti që beteja kësaj here nisi nga njeriu, kjo i bën një thirrje njeriut ‘të verbuar vullnetshëm’ që të shikojë përtej.

3.

Prapë te familja, jo veç te individi që rrezikon të vritet një ditë nga të fortët në pushtet. Çfarë ruan më shumë se gjithçka familja jonë tradicionale? Jetën e pjesëtarit dhe nderin e vet. Mirëpo vjen një moment kur familja mund të kthehet kundër vlerave të saj: familja kthehet në Mafie. Kemi plot raste gjatë këtyre tre dekadave; këto janë ose familjet e këtyre që po burgosen si mafioze dhe vrasës; ose familjet e njerëzve me pushtet të lartë. Vjen një ditë që këta e shikojnë veten shumë lart e të pasuruar, por në fakt janë kthyer në familje mafioze. Në rajonin tonë Ballkan dhe në vendin tonë, mafia familjare është më tipike dhe më e rrezikshme. E rrezikshme se ndërsa pjesëtari vdes, ‘familja mafioze’ nuk shuhet kurrë. Edhe sikur një nip i largët të mbetet… Ja pse kjo betejë, me të drejtë u kthye te njeriu.

4.

Vetëm njeriu mund ta kthejë vendin në vlerë edhe vetë kontinentin mund ta kthejë në qytetërim. Kjo është arsyeja pse beteja kthehet te njeriu, edhe pse mund të duket një përqasje e largët. Në vendin tonë dhe rreth nesh ka mbetur ende egërsia më e madhe kundër njeriut. Pse ishte ‘davaritur’, në kontinentin evropian vrasja ‘kundër njeriut’? Derisa erdhi puna në Bosnjë, në Serbi, në Kosovë, në Shqipëri… Që nga viti 1945, me gjyqin e Nurembergut, për 50 vjet nuk ka pasur nevojë për Gjykatë të Krimeve kundër Njerëzimit. Vetëm në vitin 1995- Gjykata për krimet në ish- Jugosllavi… Pastaj një gjykatë e tillë në Ruanda. Pastaj një gjykatë evropiane e Krimeve kundër Njeriut… Jetojmë në një vend kur ende kemi politikanë që kanë kryer ose kanë frymëzuar vrasje. Kjo është e tmerrshme.

Tags: Frrok Çupinjeriuopinion

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Qytetari i rrëmben mikrofonin gazetares, jep mesazhin për Ramën: Ku je more…

Qytetari i rrëmben mikrofonin gazetares, jep mesazhin për Ramën: Ku je more...

Në protestë për vëllain e vrarë, humb ndjenjat motra e Klodian Rashës

Në protestë për vëllain e vrarë, humb ndjenjat motra e Klodian Rashës

Kina dhe SHBA-ja po krijojnë ushtarë “me aftësi të mëdha biologjike”

Kina dhe SHBA-ja po krijojnë ushtarë “me aftësi të mëdha biologjike”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

by mirseda
11:21 | 14/03/2026
0

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 35-vjeçar pas një episodi dhune në familje. Sipas burimeve zyrtare, më...

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

11:00 | 14/03/2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia parandalon ngjarjen kriminale! Ndalohen 4 persona

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia parandalon ngjarjen kriminale! Ndalohen 4 persona

10:13 | 14/03/2026
Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

09:19 | 14/03/2026
Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

09:16 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com