Nga Scott B. MacDonald ”National Interest”/ Oto von Bismarku, arkitekti i bashkimin dhe ngritjes së Gjermanisë në nivelin e një fuqie botërore, thuhet se e ka etiketoi Ballkanit si “fuçia e baritit” e Evropës, një rajon, problemet e brendshme të të cilit kishin shpesh prirjen të tërheqnin fuqitë e jashtme.
Dhe në fakt, vetëm 16 vjet pas vdekjes së këtij burri të madh të shtetit, vrasja e Arkidukës Franc Ferdinand do të shkaktonte nisjen e Luftës së Parë Botërore. Nga atëherë, Ballkani ka mbetur një rajon gjeopolitiksfidues, i kapluar nga Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë dhe së fundi shpërbërja e egër e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
Kjo e fundit lindi një numër vendesh, luhatjet e të cilave ndihen ende ssot sot. Kjo u bë e dukshme në fund të janarit 2019, kur parlamenti grek votoi për të njohur zyrtarisht fqinjin verior me emrin e ri Republika e Maqedonisë Veriore. Që nga pavarësia e saj në vitin 1991, Maqedonia e Veriut, është përballur me presionet e krijimit të një demokracie nga një mozaik etnik, i cili përbëhet nga shumica e maqedonasve (një popull sllav), dhe një pakicë e konsiderueshme shqiptarësh, turqish, romësh, serbësh dhe të tjerësh.
Jeta politike e vendit, është prekur nga kriza të përsëritura në lidhje me problemet në rajon, duke përfshirë një përplasje për shkak të refugjatëve nga lufta në Kosovën fqinje, dhe një kryengritje të shkurtër në kufi me Shqipërinë në vitet 2001-2002. Për më tepër, Maqedonia ishte pjesë e trajektores që ndjekin njerëzit nga Lindja e Mesme drejt Evropën Perëndimore.
Sikur të mos mjaftonin sfidat politike, ekonomia e Maqedonisë së Veriut është një nga më të varfërat në Evropë. Sipas FMN, papunësia është mbi 20 për qind, tregu i punës lëngon nga mungesa e aftësive, një sistem arsimor që ka nevojë të reformohet, dhe ekziston nevoja për një gjyqësor më të paanshëm.
Vendi ballkani, k kishte një problem tjetër; pavarësisht interesit të tij për tejkalimin e izolimit diplomatik dhe dëshirës për t’u bërë anëtare e BE-së dhe NATO-s, rruga drejt anëtarësimit ishte e ndërlikuar dhe e penguar nga Greqia, fqinji i saj në jug, për shkak të çështjes së emrit.
Ngërçi mes Shkupit dhe Athinës, nuk ishte një situatë optimale për secilin vend.
Presioni për të gjetur një zgjidhje ishte shtuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa lidhjet tregtare midis dy vendeve gradualisht u zgjeruan. Krizam ekonomike greke (2010-2017), e bëri edhe më të rëndësishëm për Athinën përmirësimin e marrëdhëniet me fqinjin e saj verior.
Tashmë Maqëdonia Veriore, po luan një rol të rëndësishëm në projektet e gazsjellësve të rinj që lidhin Rusinë dhe tregjet evropiane. Greqia është shumë e varur nga energjia e importuar, dhe pasja e një marrëdhënie më të mirë me fqinjin e saj verior, do të ishte i dobishëm në këtë drejtim.
Këtu hyn në loje Rusia.
Gjatë dekadës së fundit, rusët kanë qenë aktivë në rritjen e pranisë së tyre në Ballkan, një rajon me interes tradicional për ta. Planet e ndryshme për tranmsportin e gazit rus (me synimin për tyë anashkaluar Ukrainën, me të cilën Rusia ka marrëdhënie të tensionuara) përfshijnë Maqedoninë e Veriut (mes vendeve të tjera).
Njëherazi, Maqedonia e Veriut po punon për të ndërtuar një gazsjellës dhe një rrjet shpërndarje. Shumica e gazit natyror të vendit, vjen tashmë nga Rusia nëpërmjet Bullgarisë. Në vitin vitin 2016, Maqedonia Veriore dhe Greqia nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të ndërtuar një rrjet ndërlidhës, që mund të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) ose në një terminal të importit të gazit të lëngshëm në Greqi.
Preferenca e Rusisë, është që Maqedonia Veriore të mbetej jashtë çdo sistemi aleance perëndimore si NATO dhe BE. Rusia do të preferonte që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit, të bien më shumë në orbitën e saj. Rusia ka qenë aktive në pjesë të tjera të Ballkanit, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, ku synon të ndikojë në zgjedhje.
Në Malin e Zi, pati ndërkohë hetime lidhur me një përpjekje të dyshuar pro-ruse në vitin 2016. Strategjia e Rusisë është të ruajë një rol të rëndësishëm në Ballkan, rajon që dominohet nga BE (veçanërisht në aspektin e tregtisë dhe investimeve), por që ende ka nevoja të shumta për ndihmë në infrastrukturë.
Rusia po shfrytëzon faktin që politika e brendshme e BE-së, e ka ngadalësuar nxitimin për anëtarësimin e shteteve të reja, duke lënë jashtë unionit vende si Maqedonia e Veriut, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria. Kina, ka qenë një nga vendet e gatshme dhe të afta, për të angazhuar Ballkanin, përfshirë Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka qenë aktive në financimin e projekteve fushën e infrastrukturës, veçanërisht në sistemin e transportit. Sipas ‘China Investment Tracker’ në Institutin ‘American Enterprise, investimet e huaja direkte të Kinës në Maqedoninë Veriore gjatë periudhës 2005-2018 kanë arritur në 400 milionë dollarë, të gjitha në sektorin e transportit.
Për Kinën, Maqedonia e Veriut, përbën një lidhje e rëndësishme ndërmjet objekteve të saj portuale në Greqi (ku ka investuar në të njëjtën periudhë 9.88 miliardë dollarë, nga të cilat 6.7 miliardë dollarë vetëm në transport), dhe Serbisë (10.2 miliardë dollarë, 4.84 miliardë dollarë në transport, dhe 3.07 miliardë dollarë në energjitikë).
Ndërsa Kina po modernizon Rrugën e vjetër të Mëndafshit, përmes Nismës së Brezit dhe Rrugës, Ballkani, përfshi Maqdonia e Veriut, do të fitojnë rëndësi në tregjet më të gjera dhe më ndikuese evropiane. Duke marrë parasysh të gjitha sa u thanë më lart, miratimi nga parlamentit grek i marrëveshjejes me fqinjin e saj verior për të njohur emrin e ri, ka pasoja të konsiderueshme.
Ai është një hap i madh për stabilitetin rajonal, dhe një fitore për BE-në në lojën gjeopolitike të Ballkanit. Është e rëndësishme që Maqedonia Veriore, e ka rrugën e hapur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, dhe në një ritëm më të shpejtë. Ballkani do të mbetet një kufi i madh gjeopolitik, duke pasur parasysh nevojat ekonomike të rajonit.
Interesat e mbivendosura të Evropës, Rusisë, Kinës dhe Turqisë, që ka lidhjet e veta me komunitetet myslimane lokale, do të sigurojnë që rajoni të mbetet i rëndësishëm. Për Evropën, ruajtja e një roli dominant kërkon që të jetë aktive në lojë, diçka që e ka bërë nëpërmjet institucioneve të ndryshme financiare, siç është Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Bullgaria, Rumania dhe Greqia tashmë janë anëtare të BE, por Ballkani Perëndimor mbetet i përçarë, dhe i hapur ndaj investimeve të Kinës dhe Rusisë. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që BE-ja të luajë mirë me projektet e tij ekonomike. Gjithashtu, BE duhet të vazhdojë të mbështesë thellimin e demokracisë dhe shoqërisë civile.
Në këtë kuadër, votimi i 25 janarit në parlamentin grek ishte një fitore, por tani vjen pjesa më e vështirë:që Maqedonia e Veriut (dhe pjesët e tjera të Ballkanit Perëndimor), të përmbushin standardet që pret Evropa, për një anëtarësim më të afërt në kohë. Kjo do të thotë të luftojmë për një qeverisje më efikase dhe transparente, të luftohet më shumë korrupsioni, si dhe të përmirësohen praktikat demokratike./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce